SHKA "Jehona" - Therandë

SHKA "Jehona" - Therandë Traditë, ritëm dhe identitet kombëtar – SHKA “Jehona” nga Theranda, zëri i kulturës sonë popullore.

15/01/2026

Disa kujtime gjatë koncertit të përbashkët me Sh.K.A "Xheladin Zeqiri" & Korin e Grave "Teuta" nga Tetova

🇽🇰 Koncerti Festiv për nder të 28 Nëntorit 🇦🇱Në një mbrëmje të mbushur me emocion, kulturë dhe frymë kombëtare, së bashk...
15/01/2026

🇽🇰 Koncerti Festiv për nder të 28 Nëntorit 🇦🇱

Në një mbrëmje të mbushur me emocion, kulturë dhe frymë kombëtare, së bashku me SHKASH"Xheladin Zeqiri"-Tetovë, patëm nderin të performojmë para publikut të Therandës.

Me një repertor të pasur të muzikës dhe këngës popullore nga trevat shqiptare, sollëm traditën, bashkimin dhe frymën Shqiptare të Maqedonisë.

Faleminderit të gjithë artistëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut që e bënë këtë koncert të paharrueshëm.

̈ria ̈ngë ̈

Koncerti Festiv për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së ShqipërisëMbajtur më 26 Nëntor | Therandë
05/12/2025

Koncerti Festiv për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë
Mbajtur më 26 Nëntor | Therandë

Koncerti Festiv për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së ShqipërisëMbajtur më 26 Nëntor | TherandëKy koncert madhështor bashkoi në një s...

25/11/2025

KONCERT FESTIV PËR FESTAT E NËNTORIT

Shoqëria Kulturo-Artistike ,,Jehona" nga Theranda, në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturo-Artistike ,, Xheladin Zeqiri" nga Tetova, do të shfaqin të mërkurën me 26 nëntor KONCERTIN FESTIV dedikuar 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Koncerti mbahet në sallën e Shtëpisë së kulturës ,, Ukë Bytyçi", duke filluar nga ora 18:00, ndërsa hyrja është gratis për të gjithë të interesuarit.

Kemi punuar gjatë dhe profesionalisht në përgatitjen e këtij koncerti ,ndaj presim që të na vijnë bashkëqytetarët tanë, adhurues të këngëve të mirëfillta shqipe, ka thënë veterani i kësaj shoqërie, Refki Resh*taj, duke shtuar se vlerën e këtij eventi do e shtojnë edhe performancat e tetovarëve, që kanë një traditë gadi shekullore në ruajtjen dhe kultivimin e këngëve dhe valleve autoktone. Në programin "Jehonës", pos grupit të vallëtarëve, do të këndojnë Edona Resh*taj, Merfi Gashi, Jehona Lumi dhe Beçir Gashi e Ibrahim Fetaj.

,, Ejani të festojmë e të kënaqemi bashkë", thonë në Ansamblin ,, Jehona" !

Festivali Ndërkombëtar Folklorik “KËNGË JEHO” 12.07.2025 Strugë - Republika e Maqedonis së Veriut
01/11/2025

Festivali Ndërkombëtar Folklorik “KËNGË JEHO” 12.07.2025 Strugë - Republika e Maqedonis së Veriut

Share your videos with friends, family, and the world

Disa kujtime, gjatë Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “KËNGË JEHO” Strugë 12.07.2025
31/10/2025

Disa kujtime, gjatë Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “KËNGË JEHO” Strugë 12.07.2025

Shoqëria Kulturore-Artistike “Jehona” nga Theranda ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në edicionin e tretë të Festivalit...
30/09/2025

Shoqëria Kulturore-Artistike “Jehona” nga Theranda ka përfaqësuar me dinjitet Kosovën në edicionin e tretë të Festivalit Ballkanik të Sazeve “Laver Bariu”, i cili u mbajt më 25–26 shtator në qytetin historik të Beratit. Ky festival ndërkombëtar mblodhi së bashku dhjetë grupe muzikore nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia, duke krijuar një skenë të veçantë për interpretimin e muzikës popullore instrumentale dhe këngës tradicionale.

Në këtë manifestim prestigjioz, SHKA “Jehona” u prezantua me dy këngë dhe një potpuri vallesh orkestrale, duke qenë përfaqësuesja e vetme nga Kosova. Publiku beratas pati rastin të dëgjojë dhe të shijojë këngët e interpretuara nga Merfi Gashi dhe Refki Resh*taj, si dhe ekzekutimin instrumental të orkestrinës, ku bënin pjesë Sedat Elshani (kitarë), Bleron Veliu (dairë), Xhelal Berisha (fizarmonikë) dhe Besnik Bobaj (klarinetë).

Performanca e “Jehona”-s u mirëprit me entuziazëm, duke u duartrokitur gjatë nga publiku i pranishëm në sallën e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”. Një moment i veçantë i festivalit ishte nderimi i klarinetistit Besnik Bobaj me një Mirënjohje të veçantë, si vlerësim për nivelin e lartë artistik dhe mjeshtërinë e tij interpretative.

Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme të anëtarëve të Shoqërisë dhe përkushtimit tonë për ta ruajtur dhe përhapur trashëgiminë kulturore shqiptare. SHKA “Jehona” me këtë paraqitje tregoi se arti dhe muzika jonë popullore janë ende të gjalla dhe të afta për të emocionuar publikun kudo ku interpretohen.

Pjesëmarrja në këtë festival i ka dhënë “Jehona”-s një tjetër motiv për të vazhduar rrugëtimin e saj artistik, duke e ngritur lart emrin e Therandës dhe të Kosovës në skenat vendore e ndërkombëtare. Ky aktivitet gjithashtu shërbeu si një hapësirë shkëmbimi kulturor, ku u krijuan ura të reja bashkëpunimi dhe miqësie mes artistëve nga tre shtete të Ballkanit.

Shoqëria Kulturore-Artistike “Jehona” mbetet e vendosur të vazhdojë misionin e saj fisnik për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e kulturës sonë kombëtare, duke e bërë atë të njohur jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe më gjerë. Ky angazhim është një dëshmi se tradita është forca jonë identitare dhe një pasuri e patjetërsueshme për brezat që vijnë.

🇽🇰🎶 Nisja nga Theranda për në Berat! 🎶🇦🇱Shoqëria Kulturore-Artistike “Jehona” nga Theranda, u nisëm sot drejt qytetit të...
25/09/2025

🇽🇰🎶 Nisja nga Theranda për në Berat! 🎶🇦🇱

Shoqëria Kulturore-Artistike “Jehona” nga Theranda, u nisëm sot drejt qytetit të lashtë të Beratit, për të marrë pjesë në Festivalin Ballkanik të Sazeve “Laver Bariu” – Edicioni i 3-të, më 25 dhe 26 Shtator 2025.

Me dy këngë e një valle instrumentale, do të sjellim para publikut artin e pasur të vendlindjes sonë, tingujt që burojnë nga shpirti dhe energjinë që vetëm kultura jonë di ta japë.

Nga Theranda, në Berat – për të treguar se kultura jonë është jehonë që nuk shuhet kurrë! ✨

Me shumë krenari dhe përkushtim, me datë 12.07.2025 morrëm pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit "Këngë Jeho" i ...
17/07/2025

Me shumë krenari dhe përkushtim, me datë 12.07.2025 morrëm pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit "Këngë Jeho" i 34-ti me radhë , që këtë vit bashkoi në Strugë grupe artistike të ndryshme ku në mesin e shumë traditave e ngjyrave kulturore, "Jehona" u ngjit në skenë me dy valle dhe tre këngë, të cilat pasqyruan shpirtin, pasurinë folklorike dhe bukurinë e veshjeve tradicionale. 12.07.2025

Vallet: Vallja e Tiranën dhe Vallja e Tumankuqes të koreografuara nga Koreograf: Blerim Gashi

Vallëtaret:
• 🩰Morea Kuqi
• 🩰Adea Bytyqi
• 🩰Anisa Kryeziu
• 🩰Harisa Zogaj
• 🩰Morea Berisha
• 🩰Sibora Muqa
• 🩰Erolinda Berisha
• 🩰Argjira Muqa
• 🩰Deola Bytyqi

Këngëtarët:
• 🎤 Refki Resh*taj – Në Prizren n’ma t’bukrin vend
• 🎤 Lumturije Berisha – Xhamadanin kuq si gjaku
• 🎤 Merfi Gashi – Veç Shqipnisë kush s’ma shun mallin

Orkestra:
• 🪗 Fis-harmonikë Xhelal Berisha
• 🪈 Klarinet Nazim Berisha
• 🎻 Violinë Fatih Qukiqi
• 🎸 Kitarë Shpat Spahiu
• Def Bleron Veliu
• 🎹 Bass Sintisajzer Dren Kolgeci

Nga defilimi perreth lumit të Strugës “Drinit të Zi”🌊, deri tek performanca përplot emocione para publikut, çdo hap i joni ishte një jehonë e Therandës, një zë i traditës, dhe një thirrje për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Një falënderim i veçantë shkon për udhëheqësinë e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit "Këngë Jeho" për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen vëllazërore gjatë gjithë festivalit.
Jemi mirënjohës për mirënjohjen e ndarë ndaj SHKA “Jehona”, të cilën e pranoi me nder kryetari i shoqërisë, z. Ymer Bajraktari, si dhe për vlerësimin e veçantë në natën përmbyllëse, ku Refki Resh*taj u shpall "Këngëtari më i mirë" i festivalit!

E falenderojmë dhe mikun tonë nga Struga, Ardi Lena që nga momenti kur kemi zbritur në Hotel Diplomat e deri sa jemi nisur për Kosovë, ka qëndruar afër nesh dhe është kujdesur për fotografit dhe videot tona gjatë Festivalit!

Krenar që jemi pjesë e një gjenerate që jo vetëm e mban gjallë kulturën, por e çon atë përpara me dinjitet e dashuri! ❤️

Address

Rr. Dëshmorëve Nr. 20
Suharekë
23000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHKA "Jehona" - Therandë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share