Lulu's Dance Academy

Lulu's Dance Academy Pasioni për kërcim, vullneti për punë dhe fokusi në zhvillim të shëndetshëm fizik janë krit Lulu’s Dance Academy u themelua në janar të vitit 2020.

Idea për themelimin e një akademie lindi nga këto rrethana:
• ndikimi i dinamikës së përditshme në shëndetin mendor
• ndikimi i teknologjisë në shëndetin fizik
• mungesa e një trupi profesional të baletit
Nisur nga kjo, qëllimi afatshkurtër i akademisë sonë është krijimi i një hapësire të zhveshur nga paragjykimet dhe dallimet gjinore, racore, fetare, sociale, ekonomike, etj. ku pjesëmarrësit ka

në mundësi ta shprehin veten lirshëm dhe të bëhen pjesë e përçimit të mesazheve delikate sociale në shoqërinë bashkëkohore, kurse qëllimi afatgjatë është themelimi i një trupi profesional të baletit në Prizren. Aktivitetet kryesore të organizatës përfshijnë organizimin e punëtorive dhe trajnimeve, mbajtjen e kurseve, zhvillimin e hulumtimeve dhe publikimin e tyre, krijimin e shfaqjeve, marrjen pjesë në aktivitete të tjera të organizuara në nivel lokal dhe shtetëror, etj. si dhe bashkëpunimin me organizatat e institucionet e fushës së kulturës, sportit dhe edukimit

Akademia ofron një larmi kërcimesh për të gjitha grupmoshat mbi 3 vjeç:
• Balet klasik (bazuar në metodën e Vaganovës)
• Kërcim kontemporan
• Kërcim modern (hip-hop, jazz, burlesque, country)
Nga ana tjetër, për të rriturit ofrohen:
• Zumba (e përkryer për të hequr stresin e ditës)
• Pilates (e përkryer për shëndetin fizik dhe për gratë shtatzëna)
• Tango (për çifte)
• Waltz (për çifte)
Ne besojmë që suksesi është i paevitueshëm aty ku punohet me pasion prandaj dhe motoja jonë është
“bëje me pasion ose hiq”


Luljeta Braha - LULU

Koreografe dhe balerinë e lindur në Prizren ka mbaruar shkollën e ulët dhe të mesme në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” dega balet në Prizren kurse studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në Universitetin e Arteve, Fakulteti i Artit Skenik – lëmia Koreografi në Tiranë. Në vitin 2014 ajo fillon punën e saj si mësimdhënëse e baletit në dy shkolla: shkolla e muzikës dhe e artit “Misbah & Friends” në Prishtinë dhe shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren ku dhe vazhdon punën e saj me një përkushtim të lartë. Që nga tetori 2019 ajo gjithashtu ka filluar të punojë në kolegjin AAB, Fakulteti i Koreografisë si ligjëruese e lëndës së koreografisë. Në qershor 2020 certifikohet si instruktore e pilates kurse në janar 2020 ajo bashkëthemelon akademinë e kërcimit Lulu’s Dance Academy ku dhe është e angazhuar si drejtoreshë artistike. E shquar për kreativitet koreografja ka shënuar një numër bashkëpunimesh me teatrin profesional të Prizrenit dhe organizata të tjera. Ajo gjithashtu ka hedhur në skenë disa koreografi botërore si “E përhitura”, “Emerald” dhe ka krijuar koreografi autentike si “Zonja Lulu” dhe ajo e fundit “Lidhmë mua”. Si balerinë Luljeta ka marrë pjesë në spektakle të ndryshme si: “E diela shqiptare - Beteja koreografike”, “A show”, “Kenga Magjike”, “Top Fest 8”, “Një puthje për ty”, “Sofra Tiranase”, “Big Brother Shkodra” etj. si dhe në paraqitjet skenike të mbajtur në teatrot e ndryshme. Sijeta Braha

e lindur në Prizren ka mbaruar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Prizren, kurse studimet master i ka përfunduar në Kolegjin Fama, lëmia Menaxhment dhe në Kolegjin AAB lëmia Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Prishtinë. Si arsimtare dhe profesoreshë e gjuhës angleze ajo ka punuar në shkolla shtetërore 11 Marsi, Sopijë - Suharekë dhe Gjimnazi Gjon Buzuku në Prizren, si dhe në shkolla private “Mehmet Akif College” dhe “Loyola-Gymnasium” në Prizren për 14 vite. Ajo gjithashtu ka përvojë 3 vjeçare në menaxhimin e shkollës private si zëvendës drejtoreshë. Ka përfunduar një numër trajnimesh nga të cilat vlenë të përmenden trajnimet për mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj për të huajt dhe për biznes në ITTT, trajnimin për mbrojtjen e fëmijëve në Shkup, Maqedoni dhe trajnimin e ndërmjetësimit shumë shtresor në Berlin, Gjermani. Në 2020 ajo bashkëthemelon akademinë e kërcimit Lulu’s Dance Academy ku dhe është e angazhuar si drejtoreshë e përgjithshme.

🩰✨ Koha për të kërcyer, për të mësuar dhe për të shkëlqyer!Orari i kërcimeve për fëmijë është këtu. 💕Zgjidhni grupin sip...
22/08/2026

🩰✨ Koha për të kërcyer, për të mësuar dhe për të shkëlqyer!

Orari i kërcimeve për fëmijë është këtu. 💕
Zgjidhni grupin sipas moshës dhe bëhuni pjesë e një atmosfere plot art, lëvizje dhe dashuri. 🩰

📍 Prizren
📞 +383 49 204 083

Një hap i vogël, një ëndërr e madhe. ✨

Një përrallë e kthyer në realitet ✨ Balerinat që performuan me aq rreze e magji dhe kërcimi i parë si burrë e grua, që n...
20/08/2026

Një përrallë e kthyer në realitet ✨
Balerinat që performuan me aq rreze e magji dhe kërcimi i parë si burrë e grua, që nuk do ta harrohet kurrë! 🤍🕊️

11/08/2026

Urime martesen Arta & Durim 👰🏻‍♀️🤵🏻‍♂️

27/07/2026

Dasma ne Gjakove
Eljesa & Fatlind 💍

20/06/2026

✨ Bëjeni dasmën tuaj të paharrueshme me performancat elegante të balerinave tona dhe mësimet e personalizuara për vallëzimin e çiftit. 💃🤍

Ne ju ndihmojmë të krijoni momente magjike, nga performancat artistike deri te vallëzimi juaj i parë si çift.

📩 Na kontaktoni për rezervime dhe informacione.

DasemShqiptare

29/05/2026
23/05/2026

01/05/2026
25/04/2026

Pranvera vallëzon në çdo hap 🌸🩰
Balerinat po vijnë të na sjellin magjinë e luleve në zemër të Galerisë!

Na bashkohu më 1 Maj, ora 15:00 dhe përjeto një pasdite plot elegancë, ngjyra dhe emocione ✨

Mos e shty për nesër — fillo sot 💫Pilates për më shumë energji, fleksibilitet dhe forcë 🔥
29/03/2026

Mos e shty për nesër — fillo sot 💫

Pilates për më shumë energji, fleksibilitet dhe forcë 🔥

Address

Salih Shabani
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 16:00 - 20:00
Tuesday 16:00 - 20:00
Wednesday 16:00 - 20:00
Thursday 16:00 - 20:00
Friday 16:00 - 20:00
Saturday 16:00 - 20:00

Telephone

+38349204083

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lulu's Dance Academy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Lulu's Dance Academy:

Shortcuts

Share

Category