Shoqata Lekë Dukagjini Shpenadi

Shoqata Lekë  Dukagjini Shpenadi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Lekë Dukagjini Shpenadi, Cultural Center, Rr. Mikel Spaqi, Prizren.

Shoqata angazhohet për të mirën e banorëve duke promovuar vlera, duke krijuar kontakte, organizuar evente për të gjitha moshat dhe duke përfaqësuar interesat e fshatit tek autoritetet komunale, shteterore dhe internacionale.

NJË DITË QË SOT KA MBETUR HISTORI - 1978Ka ditë që kalojnë… dhe ka ditë që mbeten përgjithmonë në kujtesën e një populli...
06/09/2026

NJË DITË QË SOT KA MBETUR HISTORI - 1978

Ka ditë që kalojnë… dhe ka ditë që mbeten përgjithmonë në kujtesën e një populli.

Pranvera e vitit 1978 ishte një ditë e tillë.
Në Kishën e Shën Kollit në Velezhë, erdhi një grua e jashtëzakonshme Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, bija shqiptare që më vonë do të bëhej shenjtore dhe një nga figurat më të mëdha të njerëzimit.
Atë ditë me diell, për ta pritur e takuar, u mblodhën banorë nga Shpenadia, Velezha, Smaqiti, Trepetica dhe Serbica.
Askush atëherë ndoshta nuk e kishte menduar se fotografia e asaj dite do të bëhej dëshmi historike.
Sot, pas kaq shumë vitesh, kjo fotografi na tregon se Nënë Tereza ka qenë këtu në Velezhë, në Prizren, mes njerëzve tanë.
Dhe pikërisht falë kësaj fotografie, ajo ditë nuk është më vetëm një kujtim i atyre që ishin aty.

Ajo ditë tashmë është HISTORI.

Një histori që duhet ta ruajmë, ta dokumentojmë dhe t’ua përcjellim brezave.

Një fotografi. Një kujtim që nuk duhet të shuhet kurrë.
Lavdi kujtimit të Shën Nënë Terezës – bijës shqiptare që u bë dritë për mbarë botën.

Shoqata “Lekë Dukagjini”- Shpenadi

26 Gusht - Ditëlindja e Shën Nënë Terezës Sot, më 26 gusht, përulemi me krenari dhe mirënjohje përpara figurës së madhe ...
26/08/2026

26 Gusht - Ditëlindja e Shën Nënë Terezës

Sot, më 26 gusht, përulemi me krenari dhe mirënjohje përpara figurës së madhe të kombit shqiptar dhe shenjtores së dashurisë, paqes dhe bamirësisë, Shën Nënë Terezës – Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, në një familje katolike shqiptare.
Nga Shkupi, Letnica e Irlanda deri në Kalkutë, rrugëtimi i saj u shndërrua në një mision të jashtëzakonshëm njerëzor. Ajo zgjodhi t’u qëndronte pranë më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe të gjithë atyre që bota i kishte harruar.

Me përulësi, besim dhe dashuri, ajo themeloi Misionaret e Bamirësisë dhe e bëri shërbimin ndaj njeriut misionin e saj të jetës.
Nënë Tereza nuk ishte vetëm një emër i madh i botës.
Ajo ishte dhe mbetet bijë e kombit shqiptar.

Me krenari ajo u shpreh:
Sa i përket gjakut dhe prejardhjes, unë jam shqiptare.

Në vitin 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, duke kapërcyer kufijtë, dallimet dhe regjimet me mesazhin e saj të dashurisë, paqes dhe shërbimit ndaj njeriut.
Për ne shqiptarët, kujtimi i saj është edhe më i shenjtë. Jemi krenarë që në Prishtinë, në kryeqytetin e Dardanisë, qëndron Katedralja “Nënë Tereza”, një simbol i fuqishëm i besimit, identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.
Nënë Tereza jetoi për të tjerët, por emrin e saj ia la mbarë njerëzimit.

Ajo u nda nga jeta më 5 shtator 1997, por vepra, dashuria dhe mesazhi i saj vazhdojnë të jetojnë në zemrat e miliona njerëzve.
Më 4 shtator 2016, në Vatikan, Papa Françesku e shpalli shenjtore si Shën Tereza e Kalkutës.

Sot, në ditën e lindjes së saj, le të kujtojmë jo vetëm veprën e madhe të Nënë Terezës, por edhe mesazhin që ajo na la:
Të duam. Të shërbejmë. Të falim. Dhe të mos e harrojmë kurrë njeriun në nevojë.

Gëzuar 116-vjetorin e lindjes, Shën Nënë Tereza!
Krenaria jonë shqiptare.
Shenjtorja e dashurisë dhe bamirësisë.
Emri shqiptar që u bë dritë në mbarë botën.
Lavdi veprës dhe kujtimit të Shën Nënë Terezës!
Shoqata Lekë Dukagjini – Shpenadi

REAGIM ZYRTAR I SHOQATËS “LEKË DUKAGJINI” – SHPENADIKËRKOJMË NDËRHYRJE URGJENTE INSTITUCIONALE PËR DYSHIMET PËR NDOTJE M...
17/08/2026

REAGIM ZYRTAR I SHOQATËS “LEKË DUKAGJINI” – SHPENADI
KËRKOJMË NDËRHYRJE URGJENTE INSTITUCIONALE PËR DYSHIMET PËR NDOTJE MJEDISORE NË SHPENADI
Pas pamjeve dhe dëshmive të dokumentuara në terren, ku shihen mbetje organike, pjesë të pulave dhe ujë me ngjyrim të pazakontë në lumin Reka të Shpenadisë, Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi kërkon reagim dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet kompetente.
📍 Kërkojmë përgjigje nga:
- MMPHI – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
- Inspektorati i Mjedisit
- Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore (ARPL)
- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)
- Komuna e Prizrenit

❗ PYETJET JANË TË THJESHTA:
- A ka “Happy Chicken” SH.P.K. leje mjedisore?
- A ka leje ujore për shkarkimin e ujërave?
- Ku trajtohen ujërat e përdorura të fabrikës?
- Ku përfundojnë mbetjet organike të pulave?
- Cili operator i licencuar i merr këto mbetje?
- Kur është bërë inspektimi i fundit?
- Ku janë analizat laboratorike të ujërave të shkarkuara?

Fabrika është prezantuar publikisht si një ndërmarrje me standarde të larta dhe përgjegjësi mjedisore.
Ne nuk e kontestojmë të drejtën e fabrikës për të zhvilluar aktivitetin e saj dhe nuk jemi kundër zhvillimit ekonomik.
Por standardet duhet të respektohen jo vetëm brenda fabrikës, por edhe jashtë saj.

📢 Nëse gjithçka është në rregull, le ta dëshmojnë dokumentet, lejet dhe analizat laboratorike.
Ne kërkojmë:
- Inspektim urgjent në terren
- Marrje zyrtare të mostrave të ujit
- Analiza laboratorike para dhe pas pikës së dyshuar të shkarkimit
- Verifikim të lejeve mjedisore dhe ujore
- Verifikim të menaxhimit të mbetjeve organike
- Publikim të rezultateve dhe konstatimeve

Z. Kryetar Shaqir Totaj, ju e vizituat fabrikën dhe e vlerësuat si shembull të prodhimit të përgjegjshëm.
Tani ejani edhe në Shpenadi. Mos u mrekulloni vetëm nga hyrja dhe paketimi i fabrikës. Shikoni lumin Reka!
Ne nuk kërkojmë fjalë.
Kërkojmë prova.
Nuk kërkojmë premtime.
Kërkojmë veprim.
HAPPY NË FABRIKË – POR JO HAPPY NË SHPENADI!
Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi
Për një Shpenadi të pastër, të sigurt dhe të mbrojtur.

🇨🇭 Herzliche Grüsse zum Schweizer Nationalfeiertag!Alles Gute zum 1. August dem Tag der Freiheit, der Einheit und der De...
31/07/2026

🇨🇭 Herzliche Grüsse zum Schweizer Nationalfeiertag!
Alles Gute zum 1. August dem Tag der Freiheit, der Einheit und der Demokratie.

🇨🇭 Urime Dita Kombëtare e Zvicrës!
Përgëzime të përzemërta me rastin e 1 Gushtit ditës së lirisë, unitetit dhe demokracisë.

Shoqata „Lekë Dukagjini-Shpenadi PZ“ 🇨🇭🤝🇦🇱

🇦🇱 Mirë se erdhët në vendlindje! ❤️Në emër të Shoqatës "Lekë Dukagjini", ju urojmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë nga m...
06/07/2026

🇦🇱 Mirë se erdhët në vendlindje! ❤️

Në emër të Shoqatës "Lekë Dukagjini", ju urojmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë nga mërgata një mirëseardhje të përzemërt në atdhe!

Ju dëshirojmë pushime të mbushura me gëzim, takime me familjen e miqtë, shëtitje, dasma, ahengje e plot kujtime të bukura. Kënaquni sa më shumë, sepse pushimet kalojnë shpejt... por fotografitë dhe faturat mbesin! 😊

Një lutje miqësore: festoni, argëtohuni, vizitoni çdo cep të vendlindjes, por kur të uleni pas timonit, vozitni me kujdes. Dikush ju pret gjithmonë në shtëpi.

Pushime të mbara, rrugë të mbarë dhe mirë se erdhët në vendlindje! 🇦🇱❤️

Shoqata "Lekë Dukagjini"

Urime 🇺🇸 Dita e Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës!Një urim i veçantë për popullin amerikan dhe për miqësinë ...
03/07/2026

Urime 🇺🇸 Dita e Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Një urim i veçantë për popullin amerikan dhe për miqësinë e fortë e historike ndërmjet Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për mbështetjen, partneritetin dhe miqësinë e palëkundur ndër vite.

Happy Independence Day, United States of America! 🇺🇸
May the values of freedom, democracy, and friendship continue to strengthen the bond between our two nations.

God bless America, and God bless the friendship between the United States and Kosovo! 🇺🇸

REAGIM PUBLIKShoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi / Prizren -  reagon ndaj mbulimit të monumentit të Skënderbeut në qytet...
25/05/2026

REAGIM PUBLIK
Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi / Prizren - reagon ndaj mbulimit të monumentit të Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, veprim ky që ka shqetësuar shumë qytetarë dhe ka prekur ndjenjat kombëtare të shqiptarëve.

Ne vlerësojmë se monumentet dhe simbolet kombëtare duhet të respektohen dhe të ruhen larg çdo ndikimi politik, ideologjik apo fetar. Prizreni, si qytet me histori të lavdishme kombëtare, nuk duhet të shndërrohet në vend ku eksperimentohen provokimet, të cilat krijojnë pakënaqësi dhe përçarje ndër shqiptarë.

Çdo religjion i ka institucionet e veta, por edhe hapësirat e pafundme publike, ku mund të urohet dhe përgëzohet secila festë, por jo mu në fytyrat e heronjve tanë.

Ndaj, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet dhe përgjegjësi, duke mbrojtur dinjitetin e figurave tona kombëtare dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.

Skënderbeu u përket të gjithë shqiptarëve dhe do të mbetet gjithmonë simbol i krenarisë dhe unitetit tonë.

Shkenca po flet atë që historia jonë e ka ruajtur ndër shekuj 🇦🇱🧬Më 4 maj 2026, revista prestigjioze shkencore “Nature H...
14/05/2026

Shkenca po flet atë që historia jonë e ka ruajtur ndër shekuj 🇦🇱🧬

Më 4 maj 2026, revista prestigjioze shkencore “Nature Human Behaviour” publikoi studimin:
**Ancient DNA evidence for the history of the Albanians**

Ky studim i rëndësishëm ndërkombëtar mbi ADN-në e shqiptarëve sjell dëshmi të forta për vazhdimësinë tonë të lashtë në Ballkan dhe lidhjen tonë me popullsitë paleo-ballkanike, Dardaninë dhe Ilirinë.

Për ne shqiptarët, kjo nuk është vetëm shkencë është zëri i historisë sonë mijëravjeçare. Është dëshmi e rrënjëve tona të thella në këtë tokë, të ruajtura në gjakun, gjuhën, kulturën dhe qëndresën tonë ndër breza.

Nga tumat ilire, qytetet antike si Ulpiana, mbishkrimet dardane dhe trashëgimia jonë e lashtë, deri te sakrificat e popullit tonë për liri e identitet. Historia jonë nuk u shua kurrë. Ajo jetoi dhe vazhdon të jetojë në çdo brez shqiptar.

Ky studim është një krenari për kombin tonë dhe një mesazh i fuqishëm për brezat që vijnë:
🇦🇱 Ne nuk jemi rastësisht në këto troje ne jemi bijtë dhe pasardhësit e një qytetërimi të lashtë që i mbijetoi kohës, pushtimeve dhe padrejtësive historike.

Lavdi historisë sonë, lavdi të parëve tanë dhe krenari për identitetin shqiptar! 🇦🇱

Shoqata Lekë Dukagjini

14/05/2026
Gëzuar Ditëlindjen, Ati ynë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu!Sot nuk kujtojmë thjesht një datë sot përulemi para një epoke. ...
05/05/2026

Gëzuar Ditëlindjen, Ati ynë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu!

Sot nuk kujtojmë thjesht një datë sot përulemi para një epoke. Para burrit që nuk u përkul kurrë. Para emrit që u bë kështjellë. Para shpirtit që ndezi një komb të tërë.

Skënderbeu nuk ishte vetëm një prijës ai ishte vetë zëri i lirisë, grushti i hekurt kundër robërisë, flamuri që nuk u rrëzua kurrë. Ai sfidoi perandori, bashkoi tokat shqiptare dhe i tregoi botës se një popull i vogël mund të qëndrojë madhështor kur ka zemër të pathyeshme.

621 vite më pas, ai jeton në çdo rrahje zemre shqiptare. Në çdo flamur që valëvitet.

Në çdo betim për nder, për atdhe, për identitet.
Lavdi e përjetshme Heroit tonë!
Lavdi gjakut që nuk u shua kurrë!

Gëzuar Ditëlindjen, Ati ynë!
Ne festojmë shqip, ne jetojmë kuq e zi.
Ne nderojmë ata që na dhanë identitet!

Me nderim dhe përulësi,
Shoqata Lekë Dukagjini – Shpenadi

Address

Rr. Mikel Spaqi
Prizren
20000

Telephone

+38344411163

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Lekë Dukagjini Shpenadi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Shoqata Lekë Dukagjini Shpenadi:

Shortcuts

Share