KonTur III

KonTur III Konferenca Vjetore e Turizmit dhe e Mikpritjes në Prizren

Një aktivitet i realizuar në kuadër të Konferencës së Turizmit dhe Mikpritjes – KonTur III, është pasqyruar në një artik...
05/05/2026

Një aktivitet i realizuar në kuadër të Konferencës së Turizmit dhe Mikpritjes – KonTur III, është pasqyruar në një artikull të publikuar nga CE Report.
Aktiviteti synoi të kontribuojë në dokumentimin dhe promovimin e Trashëgimie në një kontekst bashkëkohor.
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
🔗 Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu:
https://www.cereport.eu/news/culture/89860

Një aktivitet i realizuar në kuadër të Konferencës së Turizmit dhe Mikpritjes – KonTur III, është pasqyruar në një artikull të publikuar nga CE Report.
Aktiviteti synoi të kontribuojë në dokumentimin dhe promovimin e Trashëgimie në një kontekst bashkëkohor.

Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

🔗 Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu:
https://www.cereport.eu/news/culture/89860

𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐓𝐮𝐫 𝐈𝐈𝐈 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐧 𝐡𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐢𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐨𝐣𝐞̈𝐬KonTur III përfshiu gjithashtu 4 workshop...
27/01/2026

𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐓𝐮𝐫 𝐈𝐈𝐈 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐧 𝐡𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐢𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐨𝐣𝐞̈𝐬

KonTur III përfshiu gjithashtu 4 workshope interaktive, të konceptuara për të nxitur pjesëmarrjen aktive, shkëmbimin e përvojave dhe mësimin praktik.

Workshopet ofruan hapësirë për bashkëpunim mes profesionistëve, të rinjve dhe pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme, duke e bërë procesin e të mësuarit më gjithëpërfshirës dhe të prekshëm.

Këto aktivitete dëshmuan rëndësinë e metodave interaktive në edukim dhe interpretim kulturor.

Projekti i realizuar nga EDUCO dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik - Komuna e Prizrenit

📸 Elmedina Arapi

Si pjesë e KonTur III, u ndanë certifikata për hulumtuesit akademik që prezantuan punimet e tyre gjatë konferencës.Këto ...
26/01/2026

Si pjesë e KonTur III, u ndanë certifikata për hulumtuesit akademik që prezantuan punimet e tyre gjatë konferencës.

Këto certifikata përfaqësojnë vlerësimin për përkushtimin akademik, cilësinë e kërkimit dhe kontributin në ndërtimin e një diskursi profesional mbi turizmin kulturor dhe trashëgiminë.

EDUCO vazhdon të mbështesë hulumtimin shkencor si bazë për politika, praktika dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Projekti i realizuar nga EDUCO dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik - Komuna e Prizrenit

📸

Prezantuesit e KonTur III sollën hulumtime, analiza dhe perspektiva profesionale mbi çështje kyçe të trashëgimisë kultur...
26/01/2026

Prezantuesit e KonTur III sollën hulumtime, analiza dhe perspektiva profesionale mbi çështje kyçe të trashëgimisë kulturore, turizmit dhe zhvillimit lokal.

Çdo prezantim kontribuoi në pasurimin e debatit akademik dhe në forcimin e lidhjes mes kërkimit shkencor dhe praktikës në terren.

EDUCO dhe KonTur III mbeten të përkushtuara në mbështetjen e autorëve dhe profesionistëve që përmes punës së tyre kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë.

Projekti i realizuar nga EDUCO dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik - Komuna e Prizrenit

📸 Elmedina Arapi

KonTur III u zhvillua me sukses, duke sjellë së bashku institucione, hulumtues, profesionistë dhe publik të interesuar r...
26/01/2026

KonTur III u zhvillua me sukses, duke sjellë së bashku institucione, hulumtues, profesionistë dhe publik të interesuar rreth temave të turizmit kulturor, trashëgimisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Me 10 prezantime akademike dhe diskutime të hapura, konferenca krijoi një hapësirë serioze dialogu dhe shkëmbimi profesional, ku teoria dhe praktika u ndërthurën në mënyrë kuptimplote.

Pjesëmarrja aktive e audiencës dhe angazhimi i folësve konfirmuan nevojën për platforma të tilla që nxisin mendimin kritik dhe bashkëpunimin ndërsektorial.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e KonTur III.

Projekti i realizuar nga EDUCO dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik - Komuna e Prizrenit

📸 Elmedina Arapi

KonTur III – Konferenca e Turizmit dhe Mikpritjes sjell në Prizren një program të pasur që ndërthur qasje akademike, Tra...
22/01/2026

KonTur III – Konferenca e Turizmit dhe Mikpritjes sjell në Prizren një program të pasur që ndërthur qasje akademike, Trashëgimi Kulturore dhe përvoja praktike.

📍 Muzeu i Nënës Terezë, Prizren
📅 23 janar 2026 | 11:00

🔹 9 prezantime akademike
Hulumtime nga profesorë, studiues dhe profesionistë të fushës së turizmit, mikpritjes dhe trashëgimisë kulturore.
📚 Punimet do të publikohen dhe botohen.

🔹 4 punëtori interaktive (15:00–17:00)
– Veshjet tradicionale nga rajoni i Hasit
– Zanati i filigranit
– Grimi tradicional i nuses nga Zhupa
– Veshjet tradicionale nga rajoni i Zhupës

KonTur III synon të krijojë hapësirë dialogu ndërmjet akademisë, institucioneve dhe praktikës, duke promovuar trashëgiminë kulturore si potencial për zhvillimin e turizmit dhe identitetit lokal.

🎓 Konferenca përfshin sesione akademike dhe punëtori tematike
🤝 E hapur për studiues, profesionistë, studentë dhe publikun e interesuar

Turizmi i qëndrueshëm dhe eko-turizmi si faktorë kyç të zhvillimit ekonomik do të jenë në fokus të prezantimit të Prof. ...
21/01/2026

Turizmi i qëndrueshëm dhe eko-turizmi si faktorë kyç të zhvillimit ekonomik do të jenë në fokus të prezantimit të Prof. Dr. Kushtrim Dreshajt, me temën “Roli i turizmit të qëndrueshëm dhe eko-turizmit në zhvillimin ekonomik.”

Prof. Dr. Kushtrim Dreshaj është profesor i rregullt në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), në Fakultetin e Turizmit. Ai është Koordinator i Programit dhe Bartës i programit Turizëm në UBT, si dhe Doktor i Shkencave në fushën e Turizmit. Angazhimi i tij akademik dhe shkencor është i fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe politikat bashkëkohore të zhvillimit ekonomik.

📅 23 janar 2026 | 11:00
📍 Muzeu i Nënës Terezë, Prizren
🎓 KonTur III | Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit

Hapësirat urbane si bartëse të trashëgimisë dhe kulturës bashkëkohore do të jenë në fokus të prezantimit të Kujtesa Gode...
21/01/2026

Hapësirat urbane si bartëse të trashëgimisë dhe kulturës bashkëkohore do të jenë në fokus të prezantimit të Kujtesa Godeni Skenderit, me temën “Rijetësimi i rrugës ‘Marin Barleti’ si transformim në destinacion turistik dhe hapësirë artistike urbane në Prizren.”

Kujtesa Godeni Skenderi është arkitekte e specializuar në fushën e trashëgimisë kulturore, e angazhuar pranë Qendrës Rajonale për Trashëgiminë Kulturore në Prizren (MKRS). Gjatë karrierës së saj ka punuar në projekte të ndryshme në kuadër të institucioneve publike dhe organizatave joqeveritare, me fokus në menaxhimin, ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë arkitekturore. Ajo ka marrë pjesë në hartimin e planeve menaxhuese për zona historike, trajnime profesionale, si dhe në mbikëqyrjen e projekteve restauruese dhe konservuese. Angazhimi i saj profesional është i orientuar drejt mbrojtjes së vlerave arkitektonike dhe integrimit të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore në kontekstin urban dhe zhvillimin kulturor.

📅 23 janar 2026 | 11:00
📍 Muzeu i Nënës Terezë

“Midis përjetimit dhe konsumit: vëzhgime mbi turistin e shekullit XXI” do të jenë në fokus të prezantimit të Gjeni Krasn...
21/01/2026

“Midis përjetimit dhe konsumit: vëzhgime mbi turistin e shekullit XXI” do të jenë në fokus të prezantimit të Gjeni Krasniqit, i cili do të trajtojë hulumtimin e tij të realizuar në Prizren.

Gjeni Krasniqi është nga Prizreni dhe ka përfunduar studimet bachelor në Menaxhment të Turizmit në vitin 2022. Pas përfundimit të studimeve, është certifikuar si guidë lokale në Prizren. Aktualisht punon si ciceron në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit, ku angazhohet në interpretimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit.

📅 23 janar 2026 | 11:00

📍 Muzeu i Nënës Terezë, Prizren

🎓 KonTur III | Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit

Teknologjia dhe inovacioni si mjete për zhvillimin e turizmit kulturor do të jenë në fokus të prezantimit të MSc. MA. Se...
20/01/2026

Teknologjia dhe inovacioni si mjete për zhvillimin e turizmit kulturor do të jenë në fokus të prezantimit të MSc. MA. Senad Orhani, PhD(c) me temën “Inovacion teknologjik për turizëm kulturor dhe historik – Smart Prizren.”

MSc. MA. Senad Orhani, PhD(c) është profesor dhe asistent universitar me përvojë të gjerë akademike dhe arsimore në disa institucione të arsimit të lartë dhe të mesëm në Kosovë. Ai është i angazhuar në mësimdhënie në Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Pejës, Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Gjakovës, në fusha që lidhen me edukimin, mjedisin, ekonominë, turizmin dhe shkencat natyrore. Puna e tij fokusohet në ndërthurjen e teknologjisë, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

📅 23 janar 2026 | 11:00
📍 Muzeu i Nënës Terezë, Prizren
🎓 KonTur III | Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit

Address

Zahir Pajaziti No: 100
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 10:00 - 16:00
Tuesday 10:00 - 16:00
Wednesday 10:00 - 16:00
Thursday 10:00 - 16:00
Friday 10:00 - 16:00

Telephone

+38349586202

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KonTur III posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share