Teatri ODA

Teatri ODA Faqja zyrtare e Teatrit ODA. Bëja like për tu njohur me ngjarjet në Teatrin ODA Prandaj 1 marsin ODA e kremton si përvjetor të saj.

Teatri i pavarur ODA është themeluar në fund të vitit 2002 me iniciativë të Lirak Çelaj – aktor, dhe Florent Mehmeti– regjisor. më 1 Mars 2003 u shfaq premiera e parë e ODA-së me shfaqjen “Monologët e Vaginës”. Shumë artistë, artdashës dhe mediat e kanë mirëpritur hapjen e këtij teatri dhe vazhdojnë ta përkrahin maksimalisht. Më datë 5 janar 2004 Teatri ODA ka promovuar objektin e saj në të cilin

është edhe sot, i cili është i vetmi në Kosovë i kësaj forme. Teatri ODA është teatri i vetëm i pavarur në Kosovë me hapësirë të vet. Teatri ODA përpos produksionit të vet, ka pasur dhe do të ketë në skenën e saj edhe trupa mysafire jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni i Ballkanit në përgjithësi, si dhe nga Evropa dhe SHBA. ODA është anëtare e rregullt e rrjetit më të madh të teatrove në Evropë i quajtur Informal European Theatre Meeting – IETM dhe anëtare e rrjetit Ballkan Express (rrjet i teatrove të rajonit të Ballkanit). Përpos shfaqjeve, në hapësirën e ODA-së janë mbajtur dhe mbahen edhe koncerte të muzikës së zhanreve të ndryshme, shfaqje të filmave, promovime, etj. Deri më tani në teatrin ODA gjatë një viti, mesatarisht kanë ndodhur rreth 200 ngjarje artistike të me rreth 50.000 vizitorë. Misioni.- ODA është një organizatë e pavarur e përkushtuar në zhvillimin profesional të artit teatror duke nxitur ndërlidhjen edhe me disiplinat e tjera të artit, ndërton baza të forta artistike dhe kulturore për gjeneratat e ardhshme. ODA është e vendosur të luaj rolin e saj në forcimin e sektorit kulturor në shoqëri dhe të ndikojë fuqishëm në ndërtimin e një Kosove të hapur dhe demokratike. Vizioni.- ODA në një të ardhme të afërt synon që të përfaqësoj institucionet me influencë ne shoqërinë civile ne përgjithësi dhe ne komunitetin artistik ne veçanti. ODA do të influencojë ne mënyrë të fuqishme proceset demokratike ne shoqëri.

Të hënën patëm knaqësinë të prezentonim para  publikut, në formën e Studios së Hapur punën nga projekti “E përbashkëta: ...
15/07/2026

Të hënën patëm knaqësinë të prezentonim para publikut, në formën e Studios së Hapur punën nga projekti “E përbashkëta: Arti mes gjeneratave” në ish-bibliotekën Hivzi Sylejmani. 🪄

“E përbashkëta: Arti mes gjeneratave” është një projekt i Teatrit ODA që bashkon vajzat dhe gratë e reja me gratë me përvojë pas pensionimit për të krijuar së bashku përjetime dhe punë artizanale e autentike artistike bashkëkohore në hapësirë publike.

Gjatë vitit 2026, pjesëmarrëset u takuan në një seri punëtorish të facilituara, ndër to edhe me dizajneren Hana Zeqa, ku punuan me mbetje tekstili dhe teknika të ndryshme të shprehjes artistike. Përmes qepjes, ngjyrosjes, thurjes dhe eksperimentimit me materiale të ndryshme, ato zhvilluan një seri punimesh që përçojnë gjurmë të historive personale, kujtimeve, përvojës, jetesës së periudhave të ndryshme të rëndësive të veçanta si dhe lirisë për të qenë vetvetja përmes shprehjes artistike.

Studioja e Hapur prezentoi këtë proces në zhvillim, duke u hapur për publikun të hyjë në një hapësirë ku krijimi, rrëfimi, bashkëpunimi kolektiv dhe shprehja individuale bashkëjetojnë.

Pjesëmarrëset: Afrime Shala, Gjylizare Bakraqi, Kimete Zeqa, Miljana Dushi, Luljeta Juniku, Ajmone Dhomi, Mejreme Fetiu, Nazife Pushka, Vahide Hasani, Atifete Karakashi, Elvane Berisha, Diona Kusari, Anyla Kabashi, Rrezarta Rash*ti, Delvina Bytyçi, Raba Rash*ti, Magribe Salihaj, Sabrije Musliu, Nemide Studenica, Rukije Mustafa, Taibe Miliqi.

Ekipi i projektit:
Facilitatorët e punëtorive: Hana Zeqa, Daniela Markaj, Diona Kusari dhe Florent Mehmeti; Koordinatore e programit: Renea Begolli; Asistente e produksionit: Sabi Paqarizi; Instalues: Mursel Bekteshi, Bujar Bekteshi; Administratore: Lumnije Komoni.

📸 Arben Llapashtica

Ky material është pjesë e projektit , që implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) me mbështetjen e Ambasadës Suedeze Prishtinë. Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë material janë të të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose qëndrimin zyrtar të SIDA-së ose qeverisë suedeze.

✨ Studio e Hapur  E përbashkëta: Arti mes gjeneratave E hënë, 13.07.2026 19:00-21:00 Ish-biblioteka Hivzi Sylejmani Ju f...
10/07/2026

✨ Studio e Hapur

E përbashkëta: Arti mes gjeneratave

E hënë, 13.07.2026

19:00-21:00

Ish-biblioteka Hivzi Sylejmani

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Studios së Hapur të projektit “E përbashkëta: Arti mes gjeneratave”, ku do të prezantohen punimet e krijuara nga vajza dhe gra të reja së bashku me gra me përvojë pas pensionimit, gjatë një procesi disa mujor bashkë-krijimi.

Përmes tekstilit, materialeve të ricikluara, qepjes, thurjes dhe ngjyrosjes, pjesëmarrëset kanë shndërruar rrëfimet, kujtimet dhe përvojat e tyre në vepra që flasin për fuqizimin, kujdesin, përfshirjen dhe dialogun ndërbrezor.



Ky material është pjesë e projektit , që implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) me mbështetjen e Ambasadës Suedeze Prishtinë. Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë material janë të të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose qëndrimin zyrtar të SIDA-së ose qeverisë suedeze.

25/05/2026

NEMESIS 🎭
3 Qershor, ora 20:00
Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.

Regjia: Florent Mehmeti
Shkruar nga: Lirak Çelaj, Florent Mehmeti
Luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha

Asistente regjie: Ardiana Mehmeti
Skenografia: Enes Sahiti
Muzika: Lis Boshtrakaj
Videografia: Gëzim Hasani
Koordinatore e produksionit: Renea Begolli
Asistente të produksionit: Sabi Paqarizi, Delvina Bytyqi
Ndriçimi: Mursel Bekteshi, Bujar Bekteshi
Fotografitë dhe dizajni: Zana Begolli
Produksion i Teatrit ODA

*In Albanian with English subtitles

🎫Rezervo biletë duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në: 044 430 693.

🎭
“Nemesis” është një shfaqje teatrore që trajton artistikisht rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës si parakushte por edhe katalizatorë të degradimeve të personalitetit. Shfaqja ndërthur referencat historike të njerëzimit, siç janë përshkruar nga Herodoti, duke i mbështetur ato me referenca shkencore të neurokimisë, të ngurtësimit e sforcimit të sjelljes dhe mendjes njerëzore, por edhe me ndryshimet funksionale në trurin e njeriut. Perspektivat njerëzore dhe historike, tipologjitë e shtrira në kohë, hapësirë e histori, sikur edhe fuqitë e pasurive, e bizneseve, forcat e trashëgimisë e të së vërtetës selektive, janë partitura të perandorive, mbretërive e liderëve që ndërtojnë harkun e trajektores artistike të “Nemesis”.

"Shfaqja 'Nemesis' shpërfaq anën e errët të pushtetit dhe rënien e pashmangshme të sunduesve." Artikull nga S'Buker për ...
19/05/2026

"Shfaqja 'Nemesis' shpërfaq anën e errët të pushtetit dhe rënien e pashmangshme të sunduesve." Artikull nga S'Buker për shfaqjen Nemesis, të cilin mund ta lexoni më poshtë. ⬇

Shfaqja “Nemesis”, e shkruar nga Lirak Çelaj dhe Florent Mehmeti, është një shfaqje që trajton idenë e formimit të egos dhe lakmisë së njeriut, duke i paraqitur këto tema përmes lidhjeve me historinë, shkencën dhe artin. Aktorët e shfaqjes, Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdulla...

NEMESIS 🎭3 Qershor, ora 20:00Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.Regjia: Florent MehmetiShkru...
15/05/2026

NEMESIS 🎭
3 Qershor, ora 20:00
Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.

Regjia: Florent Mehmeti
Shkruar nga: Lirak Çelaj, Florent Mehmeti
Luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha

Asistente regjie: Ardiana Mehmeti
Skenografia: Enes Sahiti
Muzika: Lis Boshtrakaj
Videografia: Gëzim Hasani
Koordinatore e produksionit: Renea Begolli
Asistente të produksionit: Sabi Paqarizi, Delvina Bytyqi
Ndriçimi: Mursel Bekteshi, Bujar Bekteshi
Fotografitë dhe dizajni: Zana Begolli
Produksion i Teatrit ODA

🎭
“Nemesis” është një shfaqje teatrore që trajton artistikisht rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës si parakushte por edhe katalizatorë të degradimeve të personalitetit. Shfaqja ndërthur referencat historike të njerëzimit, siç janë përshkruar nga Herodoti, duke i mbështetur ato me referenca shkencore të neurokimisë, të ngurtësimit e sforcimit të sjelljes dhe mendjes njerëzore, por edhe me ndryshimet funksionale në trurin e njeriut. Perspektivat njerëzore dhe historike, tipologjitë e shtrira në kohë, hapësirë e histori, sikur edhe fuqitë e pasurive, e bizneseve, forcat e trashëgimisë e të së vërtetës selektive, janë partitura të perandorive, mbretërive e liderëve që ndërtojnë harkun e trajektores artistike të “Nemesis”.

Rezervo biletë duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në: 044 430 693.

*In Albanian with English subtitles

Disa imazhe nga punëtoritë me pjesëmarrëset e projektit “E përbashkëta: Arti mes gjeneratave”. Disa nga punëtoritë e fun...
13/05/2026

Disa imazhe nga punëtoritë me pjesëmarrëset e projektit “E përbashkëta: Arti mes gjeneratave”.

Disa nga punëtoritë e fundit u mentoruan edhe nga Hana Zeqa, Daniela Markaj dhe Diona Kusari duke zhvilluar tutje së bashku konceptimin për një vepër performative në hapësirë publike dhe vepra artizanale bashkëkohore të cilat do të prezentohen gjatë verës në Prishtinë. 💫

Ky material është pjesë e projektit , që implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) me mbështetjen e Ambasadës Suedeze Prishtinë.

Pikëpamjet dhe interpretimet e shprehura në këtë material janë të të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose qëndrimin zyrtar të SIDA-së ose qeverisë suedeze.

"Nemesis" – Shfaqje mysafire | 15, 16 prill 2026 | 20:00Regjia: Florent MehmetiAsistente regjie: Ardiana MehmetiAutorë: ...
14/04/2026

"Nemesis" – Shfaqje mysafire | 15, 16 prill 2026 | 20:00

Regjia: Florent Mehmeti
Asistente regjie: Ardiana Mehmeti
Autorë: Lirak Çelaj, Florent Mehmeti
Luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha

Produksion Teatrit ODA

In Albanian with English subtitles

Rezervo biletë duke dërguar sms emrin, mbriemrin dhe numrin e biletave që doni të rezervoni: 044 430 693 ☎️

NEMESIS 🎭15 dhe 16 prill, ora 20:00Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.Regjia: Florent Mehmet...
07/04/2026

NEMESIS 🎭
15 dhe 16 prill, ora 20:00
Në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.

Regjia: Florent Mehmeti
Shkruar nga: Lirak Çelaj, Florent Mehmeti
Luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha

Asistente regjie: Ardiana Mehmeti
Skenografia: Enes Sahiti
Muzika: Lis Boshtrakaj
Videografia: Gëzim Hasani
Koordinatore e produksionit: Renea Begolli
Asistente të produksionit: Sabi Paqarizi, Delvina Bytyqi
Ndriçimi: Mursel Bekteshi, Bujar Bekteshi
Fotografitë dhe dizajni: Zana Begolli
Produksion i Teatrit ODA

🎭
“Nemesis” është një shfaqje teatrore që trajton artistikisht rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës si parakushte por edhe katalizatorë të degradimeve të personalitetit. Shfaqja ndërthur referencat historike të njerëzimit, siç janë përshkruar nga Herodoti, duke i mbështetur ato me referenca shkencore të neurokimisë, të ngurtësimit e sforcimit të sjelljes dhe mendjes njerëzore, por edhe me ndryshimet funksionale në trurin e njeriut. Perspektivat njerëzore dhe historike, tipologjitë e shtrira në kohë, hapësirë e histori, sikur edhe fuqitë e pasurive, e bizneseve, forcat e trashëgimisë e të së vërtetës selektive, janë partitura të perandorive, mbretërive e liderëve që ndërtojnë harkun e trajektores artistike të “Nemesis”.

Rezervo biletë duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në: 044 430 693.

Address

Pallati I Rinisë Dhe I Sporteve, 111 (Rinia, 7)
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri ODA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Teatri ODA:

Shortcuts

Share