Travelling Theater for Children and Youth

Travelling Theater for Children and Youth Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Travelling Theater for Children and Youth, Performance Art Theatre, Pristina.

🎉 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐄 𝐇𝐀𝐏𝐔𝐑!đŸŽ‰đ’đĄđ€đšđ„đ„đš đđ«đšđ§đŻđžđ«đšđ«đž 𝐅𝐞𝐩𝐱𝐧𝐱𝐬𝐭𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟓 đ©đš 𝐯𝐣𝐞𝐧!đŸŒ±âœŠđŸ’œJe gati pĂ«r njĂ« javĂ« transformuese tĂ« feminizmit qĂ« insp...
16/04/2025

🎉 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐄 𝐇𝐀𝐏𝐔𝐑!🎉

đ’đĄđ€đšđ„đ„đš đđ«đšđ§đŻđžđ«đšđ«đž 𝐅𝐞𝐩𝐱𝐧𝐱𝐬𝐭𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟓 đ©đš 𝐯𝐣𝐞𝐧!đŸŒ±âœŠđŸ’œ

Je gati për një javë transformuese të feminizmit që inspiron guxim, motërzimit që na bashkon në solidaritet, e dialogut që ndërton paqen?!

Atëherë kjo thirrje është për ty!

Për më shumë se një dekadë Shkolla Pranverore Feministe ka qenë hapësira më e fuqishme e vajzave dhe grave nga Kosova e Serbia që besojnë në fuqinë e feminizmit për të ndryshuar botën.

📍 KĂ«tĂ« maj, nĂ« KosovĂ«, rikthehemi bashkĂ« pĂ«r tĂ« thelluar njohuritĂ« tona mbi aktivizmin feminist pĂ«r paqe dhe mbi tĂ« gjitha – pĂ«r tĂ« qenĂ« dĂ«shmitare tĂ« fuqisĂ« sĂ« bashkĂ«punimit feminist.

👉 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐎 đđžđ«đą đŠĂ« 𝟐𝟑 đ©đ«đąđ„đ„, 𝟐𝟎𝟐𝟓 đ§Ă« đšđ«đš 𝟏𝟐:𝟎𝟎!
🖇 Linku pĂ«r aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1T3xd9J5FcjK2evzapsYi8uhxOUEucsIyPMLdJ9UoEMo/preview

đŸ“© VetĂ«m pjesĂ«marrĂ«set e pĂ«rzgjedhura do tĂ« kontaktohen deri mĂ« 30 prill.

💌đŸ“ČPĂ«r mĂ« shumĂ« info na shkruani nĂ«: [email protected], +38346178667

𝐅𝐞𝐩𝐱𝐧𝐱𝐳𝐩𝐱 𝐧𝐚 đ›đšđŹđĄđ€đšđ§ đ§Ă« đ„Ă«đŻđąđłđŁđžđ§ đ©Ă«đ« đ©đšđȘ𝐞, đđ«đžđŁđ­Ă«đŹđą 𝐞 đ›đšđ«đšđłđą!



Shkolla Pranverore Feministe u krijua në vitin 2014 si një iniciativë e aktivisteve të reja për paqe nga Serbia dhe Kosova, me qëllim krijimin e një hapësire të sigurt feministe për të hapur dialogun dhe reflektimin e përbashkët, me synimin për të kontribuar në ndërtimin e paqes nga...

📱HAPET THIRRJA ✅Thirrje pĂ«r aktiviste feministe! Gati pĂ«r tĂ« nxitĂ« ndryshimet dhe pĂ«r tĂ« promovuar paqen nĂ« rajon?✊ TĂ« h...
10/05/2024

📱HAPET THIRRJA
✅Thirrje pĂ«r aktiviste feministe! Gati pĂ«r tĂ« nxitĂ« ndryshimet dhe pĂ«r tĂ« promovuar paqen nĂ« rajon?
✊ TĂ« hapura pĂ«r tĂ« thelluar tĂ« kuptuarit tuaj pĂ«r feminizmin dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur diversitetin?
👭 Bashkoni forcat me vajzat me tĂ« njĂ«jtin mendim nga rajoni, duke krijuar lidhje dhe duke formuar paqen sĂ« bashku!
đŸ€ Nxitni pasionin tuaj pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut dhe hapni rrugĂ«n drejt udhĂ«heqjes nĂ« komunitetin tuaj lokal!
âžĄïžNĂ«se po, atĂ«herĂ« duhet tĂ« ndiqni ShkollĂ«n Pranverore Feministe!
📎 Klikoni kĂ«tu pĂ«r tĂ« aplikuar: https://shorturl.at/howyH

Artpolis – Qendra pĂ«r Art dhe Komunitet nga Prishtina dhe Qendra Alternative pĂ«r Vajzat nga Krushevci, hapin thirrjen pĂ«r gjeneratĂ«n e dhjetĂ« tĂ« ShkollĂ«s Pranverore Feministe 2024, me mbĂ«shtetjen e fondacionit suedez Kvinna till Kvinna. Rreth ShkollĂ«s Pranverore Feministe: Shkolla Pra...

📱 Thirrje pĂ«r artista tĂ« rinj e krijues!🎭 PĂ«rqafoni mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« shfaqur shkĂ«lqimin tuaj artistik me programin "Kult...
06/02/2024

📱 Thirrje pĂ«r artista tĂ« rinj e krijues!

🎭 PĂ«rqafoni mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« shfaqur shkĂ«lqimin tuaj artistik me programin "Kultura pa kufij"!

🔍 Jemi nĂ« kĂ«rkim tĂ« artistĂ«ve tĂ« rinj dhe nĂ« zhvillim qĂ« thyejnĂ« kufijtĂ« dhe ripĂ«rcaktojnĂ« artin.

Gati për të ngritur kreativitetin tuaj? Aplikoni tani dhe eksploroni botën e mundësive të pafundme dhe lidhjeve kulturore.

🖇 MĂ«soni mĂ« shumĂ« rreth programit, kritereve tĂ« pranueshmĂ«risĂ« si dhe aplikoni ne formularin e krijuar ne Google Form nĂ« linkun: https://artpolis-ks.com/kultura-pa-kufij-hap-dyert-per.../

Mos e humbisni mundësinë për t'u bërë pjesë e diçkaje të jashtëzakonshme!

---

📱 Calling for young and creative artists!

🎭 Embrace the opportunity to showcase your artistic brilliance with the program “Culture Without Borders”!

🔍 We are looking for young and emerging artists who break boundaries and redefine art.

Ready to boost your creativity? Apply now and explore the world of endless possibilities and cultural connections.

🖇 Find out more about the program, eligibility criteria as well as apply in the Google Form at the link: https://artpolis-ks.com/.../culture-without-borders.../

Don't miss the opportunity to be part of something extraordinary!

📱 MundĂ«si e mirĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« punĂ«torinĂ« shumĂ« interesante “Loja teatrore si njĂ« metodĂ« pĂ«r tĂ« analizuar shoqĂ«r...
23/10/2023

📱 MundĂ«si e mirĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« punĂ«torinĂ« shumĂ« interesante “Loja teatrore si njĂ« metodĂ« pĂ«r tĂ« analizuar shoqĂ«rinĂ«â€.

✔ S'ke nevojĂ« me qenĂ« artist/e, mjafton tĂ« kesh njohuri mbi çështjet sociale, vullnet pĂ«r tĂ« adresuar problemet dhe tĂ« kesh dĂ«shirĂ« bashkĂ«punimi me bashkĂ«moshatarĂ«/et e tu.

✔ 10 ditĂ« tĂ« punĂ«torisĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rmbushura me njohuri e lojĂ«ra interesante pĂ«r tĂ« tĂ« ngritur kapacitetet por edhe pĂ«r tĂ« tĂ« mundĂ«suar tĂ« krijosh.

đŸ–‡ïž MĂ« shumĂ« informata rreth punĂ«torisĂ« dhe formulari pĂ«r aplikim i gjeni nĂ« kĂ«tĂ« link: https://rb.gy/pt2ap. 👈👈👈

‌ Apliko tani! đŸ’Ș😃

📱Thirrje e hapur pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« punĂ«tori teatrore

Komiteti i Helsinkit pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, nĂ« bashkĂ«punim me organizatĂ«n Artpolis nga Prishtina, me mbĂ«shtetjen e Bashkimit Evropian, fton studentĂ«t/et e arteve dhe shkencave shoqĂ«rore tĂ« moshĂ«s 19 deri nĂ« 25 vjeç qĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« punĂ«toritĂ« teatrore tĂ« quajtura “Loja teatrore si njĂ« metodĂ« pĂ«r tĂ« analizuar shoqĂ«rinĂ«â€.

Qëllimi i kësaj punëtorie teatrore është të ekspozojë nacionalizmin, të flasë për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore përmes analizave të tyre kritike dhe situatave dramatike.

✔PjesĂ«marrĂ«sit/et do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« punojnĂ« pĂ«r 10 ditĂ« me regjisorin dhe dramaturgun e njohur tĂ« teatrit, Zlatko Pakoviq.

Puna është e ndarë në katër faza. Programi do të fillojë me diskutime rreth të drejtave universale të njeriut, feminizmit dhe patriarkalizmit në Ballkanin Jugperëndimor. Pjesa e dytë do t'i kushtohet punës dramaturgjike, përmes së cilës pjesëmarrësit do të krijojnë skena dramatike bazuar në shembuj nga jeta e përditshme që pasqyrojnë më së miri konfliktet sociale brenda komuniteteve kombëtare, etnike dhe/ose fetare. Faza e tretë përfshin një analizë kritike të materialit të paraqitur dramatik dhe një bashkëbisedim, ndërsa faza e fundit është xhirimi i një filmi dokumentar, aktorët e të cilit janë pjesëmarrës në punëtori. Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze, prandaj niveli mesatar/i avancuar i njohjes së gjuhës angleze është e domosdoshme.

DĂ«shirojmĂ« tĂ« theksojmĂ« se pjesĂ«marrĂ«sit/et nuk pritet tĂ« kenĂ« aftĂ«si aktrimi. ËshtĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« marrin pjesĂ« aktive nĂ« biseda tĂ« bazuara nĂ« pĂ«rvojat nga mjedisi i tyre dhe tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« krijimin e skenave dramatike nĂ« bashkĂ«punim me mentorin. Komiteti i Helsinkit ka disa vite qĂ« bashkĂ«punon me Zlatko Pakoviqin dhe tradicionalisht ka interesim tĂ« madh pĂ«r kĂ«to teatro.
Punëtoritë teatrore do të mbahen nga 13 deri më 23 nëntor, 2023, në Serbi.

‌Afati i fundit pĂ«r aplikim Ă«shtĂ« 1 nĂ«ntor 2023 nĂ« orĂ«n 23:59. PjesĂ«marrĂ«sit/et qĂ« pranohen do tĂ« njoftohen jo mĂ« vonĂ« se data 7 nĂ«ntor.

Organizatorët mbulojnë shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit/et gjatë punëtorisë dhjetëditore.
“Kultura pĂ«r Ndryshim” Ă«shtĂ« njĂ« projekt trevjeçar i Komitetit tĂ« Helsinkit pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut dhe Artpolis nga Prishtina, i cili po realizohet falĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« Bashkimit Evropian. Projekti synon tĂ« zgjerojĂ« dhe thellojĂ« bashkĂ«punimin mes artistĂ«ve tĂ« rinj shqiptarĂ« dhe serbĂ« dhe t'i inkurajojĂ« dhe fuqizojĂ« ata qĂ« tĂ« angazhohen nĂ« zhvillimin e dialogut ndĂ«rkulturor.

đŸ–‡ïžFormularin e aplikimit mund ta gjeni nĂ« kĂ«tĂ« link: https://rb.gy/pt2ap.

📱 HAPET THIRRJA 👇✅A jeni aktiviste dhe dĂ«shironi t’i bashkoheni lĂ«vizjes sĂ« grave pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« ndĂ«rtimin e paqes...
27/03/2023

📱 HAPET THIRRJA 👇

✅A jeni aktiviste dhe dĂ«shironi t’i bashkoheni lĂ«vizjes sĂ« grave pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« ndĂ«rtimin e paqes nĂ« rajon?

✊A dĂ«shironi tĂ« mĂ«soni mĂ« shumĂ« pĂ«r feminizmin dhe tĂ« angazhoheni nĂ« promovimin e diversitetit?

👭A jeni tĂ« hapura tĂ« krijoni miqĂ«si tĂ« reja me vajza nga rajoni dhe bashkĂ« tĂ« mĂ«soni rreth ndĂ«rtimit tĂ« paqes?

đŸ€A jeni tĂ« pasionuara pas tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe a dĂ«shironi tĂ« jeni lidere tĂ« ardhshme nĂ« komunitetin tuaj lokal?

âžĄïžNĂ«se po, atĂ«herĂ« ju duhet tĂ« merrni pjesĂ« nĂ« ShkollĂ«n Pranverore Feministe!

📎Klikoni kĂ«tu qĂ« tĂ« aplikoni: https://docs.google.com/.../1y4X3PIwHEiWq5OpvvSoFRxb.../edit

Afati pĂ«r aplikim deri me 1 prill 2023, nĂ« mesnatĂ«! đŸ’Ș✊

Shkolla Pranverore Feministe përkrahet nga Kvinna till Kvinna, UNFPA dhe Global fund for women.

Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis nga Prishtina dhe Qendra Alternative për Vajzat nga Krushevci hapin thirrjen për gjeneratën e nëntë të Shkollës Pranverore Feministe më 2023, me mbështetjen e fondacionit suedez Kvinna till Kvinna, UNFPA dhe Global fund for women. Rreth Shkollës Pra...

Sonte, nĂ« Teatrin KombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s nga Portugalia vjen shfaqja teatrore "Burrat", nĂ« ora 20:00 - 22:00.  EJANI 😊
18/06/2022

Sonte, nĂ« Teatrin KombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s nga Portugalia vjen shfaqja teatrore "Burrat", nĂ« ora 20:00 - 22:00. EJANI 😊

A ke dĂ«shirĂ« me mĂ«su mĂ« shumĂ« pĂ«r teatrin? 🎭 Me mĂ«su si krijohet nje shfaqje? đŸŽ­đŸ€žđŸ§›đŸ€čđŸŽȘMe mĂ«su si me e pĂ«rdorĂ« teatrin pĂ«r t...
02/02/2022

A ke dĂ«shirĂ« me mĂ«su mĂ« shumĂ« pĂ«r teatrin? 🎭

Me mĂ«su si krijohet nje shfaqje? đŸŽ­đŸ€žđŸ§›đŸ€čđŸŽȘ

Me mĂ«su si me e pĂ«rdorĂ« teatrin pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut? đŸ‘šâ€đŸ‘©â€đŸ‘§â€đŸ‘ŠđŸ‘©â€đŸŠœđŸ•ș

Atëherë apliko për trajnimin "Edukimi i Bazuar në Teatër"

👇
https://bit.ly/3uyCsZd

Ndahen çmimet pĂ«r Festivalin e Teatrit pĂ«r tĂ« Rinj/RejaJuria profesionale e pĂ«rbĂ«rĂ« nga Anisa Ismaili – aktore, Visar Kr...
14/12/2021

Ndahen çmimet për Festivalin e Teatrit për të Rinj/Reja

Juria profesionale e pĂ«rbĂ«rĂ« nga Anisa Ismaili – aktore, Visar Krusha – dramaturg dhe Dardan Kryeziu – psikolog, nĂ« bazĂ« tĂ« kritereve tĂ« poshtĂ«shĂ«nuar kanĂ« vlerĂ«suar shfaqjet me pikĂ« 1-5, duke nxjerrĂ« edhe shfaqjet fituese tĂ« edicionit tĂ« 9-tĂ« tĂ« Festivalit tĂ« Teatrit pĂ«r tĂ« Rinj dhe tĂ« Reja.

Kriteret për vlerësimin e shfaqjeve ishin:
-Shkathtësitë e ekipit të treguara në aktrim
-Kreativiteti i ekipit (rekuizitat, kostumet, loja, muzika, këngët)
-Mesazhi më i mirë i përçuar
-Inovacion në trajtimin e temave
-Dramaturgjia
-Regjia
-Komunikimi me publikun
-Aftësia për diskutim

Në një konkurrencë të jashtëzakonshme klubet teatrore të 20 shkollave fillore kampione kanë garuar për katër vende në këtë edicion të festivalit, duke sjellë shfaqje forum teatër me tema, skenarë e dramë të ndryshme.

Fituesit e Festivalit të Teatrit për të Rinj/Reja 2021, edicioni i 9-të, organizuar nga Artpolis - Art and Community:

Vendi I - Shfaqja Forum TeatĂ«r: "Mendime tĂ« Maskuara” - SHFMU "Shkolla e GjelbĂ«r", PrishtinĂ«.

Vendi II - Shfaqja Forum Teatër: "Ekspozita" - SHFMU "Xhemail Mustafa", Prishtinë.

Vendi III - Shfaqja Forum TeatĂ«r: “Çikat vs. DjemtĂ«â€ - SHFMU "Zija Shemsiu", Gjilan.

Vendi III - Shfaqja Forum TeatĂ«r: “Kodi?!" - SHFMU "PavarĂ«sia", Siboc-PodujevĂ«.

Çmimi i Publikut - Shfaqja Forum TeatĂ«r: "Rrjetet sociale" - SHFMU "Asim Vokshi", PrishtinĂ«.

URIME
Stafi i Artpolis

Ky projekt organizohet nga Artpolis - Qendra pĂ«r Art dhe Komunitet, me pĂ«rkrahjen e Deutsche Gesellschaft fĂŒr Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH nĂ« emĂ«r tĂ« QeverisĂ« Gjermane.

10/12/2021

Klubi Teatror i shkollës kampione SHFMU "Pavarësia" Siboc -Faqja Zyrtare- , Podujevë:
Shfaqja Forum TeatĂ«r “KODI?!”

“NĂ« njĂ« klasĂ« arsimtarja e lĂ«ndĂ«s sĂ« gjuhĂ«s shqipe fillon tĂ« paragjykojĂ« vajzat e asaj klase pĂ«r veshjet dhe sjelljet e tyre, pĂ«rderisa ajo i mbĂ«shteste djemtĂ«. Arsimtarja sĂ« bashku me drejtorin vendosin qĂ« ta pĂ«rpilojnĂ« njĂ« rregullore vetĂ«m pĂ«r vajza. Kjo e pengon kujdestaren e klasĂ«s e cila i pĂ«rkrahĂ« nxĂ«nĂ«set. ”

Luajnë: Altin Hyseni, Anisa Xhaka, Arba Deda, Arlind Rrahmani, Aurela Rrahmani, Adhurim Musa, Delfina Rrahmani, Eltina Zhegrova, Erisa Zeneli, Erëdina Mehmeti, Kaltrina Feta, Lea Zeneli, Learta Mahmuti, Olta Feta, Riana Zeneli, Rrezon Mahmuti.

Mentore e klubit: Daniela Markaj
Mësimdhënës: Gazmend Nazifi
Xhirimi dhe montimi: ERA
Realizimi: Artpolis - Art and Community

Ky projekt organizohet nga Artpolis - Qendra pĂ«r Art dhe Komunitet, me pĂ«rkrahjen e Deutsche Gesellschaft fĂŒr Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH nĂ« emĂ«r tĂ« QeverisĂ« Gjermane.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Travelling Theater for Children and Youth posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Travelling Theater for Children and Youth:

Share