FLORI Gallery

FLORI Gallery Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from FLORI Gallery, Performance & Event Venue, Prishtina Mall, Pristina.

09/09/2026
07/09/2026

🇺🇸 FLORI Diamonds is coming to Camp Bondsteel! 💎

Starting September 15, FLORI Diamonds will be officially available at the Exchange – Camp Bondsteel, Kosovo.

We are proud to bring our jewelry and signature FLORI quality closer to the U.S. Military and NATO community — a meaningful milestone in the journey of our brand and a partnership built on trust, quality, and excellence.

Proud to serve those who serve. 🇺🇸
FLORI Diamonds – Timeless Elegance. Exceptional Quality.

📅 Starting September 15, 2026
📍 Exchange – Camp Bondsteel, Kosovo

03/09/2026

🎨 Hapja e ekspozitës së artistes nga Tuzi, Arlinda Dushaj Arlinda Dushaj, me titull “Malet e nalta më shtrënguan fort, m’dhanë frymë me dhanë besë”, organizuar nën kujdesin e Ambasadës së 🇲🇪Malit të Zi në Republikën e 🇽🇰Kosovës.

Ekspozita u organizua në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ripërtëritjes së pavarësisë së Malit të Zi, duke i dhënë ngjarjes një dimension të veçantë kulturor dhe simbolik.

Një kontribut të veçantë në konceptimin dhe prezantimin e ekspozitës dha edhe kuratorja e ekspozitës, njëherësh historiane e artit nga Mali i Zi, Nela Gligorević.

Një mbrëmje e veçantë, ku arti solli frymën e Malësisë, identitetin, kujtesën dhe emocionin përmes krijimtarisë së artistes.

Në hapje patëm nderin të mirëpresim Shkëlqesinë e Tij, z. Bernard Çobaj, Ambasador i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, si dhe znj. Shkurte Aliu Gashi, Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Kosovës, së bashku me artistë, përfaqësues institucionalë dhe artdashës.

Një falënderim i veçantë për Radio Televizionin e Kosovës – RTK, për mbështetjen e vazhdueshme mediale dhe kontributin në promovimin e artit dhe kulturës.

Faleminderit të gjithë atyre që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë.

FLORI Gallery – aty ku arti, kultura dhe njerëzit bashkohen.

30/08/2026

🎨 Hapja e ekspozitës “Ngjyrat e Lirisë”

Në një atmosferë të veçantë artistike dhe përkujtimore, në FLORI Gallery u hap ekspozita “Ngjyrat e Lirisë”, organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Përmes pikturës, skulpturës dhe formave të ndryshme të artit, artistë nga trevat shqiptare sollën vepra që trajtojnë luftën e UÇK-së, sakrificën, kujtesën, viktimat dhe rrugëtimin drejt lirisë.

Një mbrëmje ku arti u bë zë i historisë dhe kujtesës sonë kolektive.

Faleminderit të gjithë artistëve, organizatorëve dhe artdashësve që u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.

FLORI Gallery – aty ku arti, kultura dhe njerëzit bashkohen.

FLORI Diamonds – partner strategjik i Grupit Ndërkombëtar të Metaleve të Çmuara ELEMENTUM për:🇽🇰 Kosovë🇦🇱 Shqipëri🇲🇰 Maq...
29/08/2026

FLORI Diamonds – partner strategjik i Grupit Ndërkombëtar të Metaleve të Çmuara ELEMENTUM për:

🇽🇰 Kosovë
🇦🇱 Shqipëri
🇲🇰 Maqedoni të Veriut

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin informues mbi mundësitë e investimit në ari dhe argjend, organizuar në bashkëpunim me ELEMENTUM, grup ndërkombëtar me prezencë në:

Slloveni, Zvicër, Gjermani, Kroaci dhe Portugali.

Prezantimi organizohet me mbështetjen e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë.

Një mundësi për t'u njohur nga afër me investimet në metale të çmuara, strategjitë afatgjata dhe mënyrat e ruajtjes së vlerës përmes arit dhe argjendit.

📅 E mërkurë, 9 shtator 2026
🕐 Ora 13:00
📍 FLORI Gallery – Prishtina Mall

ELEMENTUM × FLORI
Stronger Together.

🎨 Ftesë e hapur për artdashësit!📅 E mërkurë, 2 shtator 2026🕖 Ora 19:00FLORI Gallery ka kënaqësinë të mirëpresë ekspozitë...
26/08/2026

🎨 Ftesë e hapur për artdashësit!
📅 E mërkurë, 2 shtator 2026
🕖 Ora 19:00

FLORI Gallery ka kënaqësinë të mirëpresë ekspozitën e radhës të artistes nga Tuzi, Arlinda Dushaj, me titull:

“Malet e nalta më shtrënguan fort, m’dhanë frymë me dhanë besë”

organizuar nën kujdesin e Ambasadës së 🇲🇪 Malit të Zi në Republikën e Kosovës.

Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ripërtëritjes së pavarësisë së Malit të Zi, duke i dhënë ngjarjes një dimension të veçantë kulturor dhe simbolik.

✨ Në këtë ngjarje të veçantë kulturore, do të kemi nderin të mirëpresim si mysafir të veçantë Shkëlqesinë e Tij, z. Bernard Çobaj, Ambasador i Malit të Zi në Republikën e Kosovës. 🇲🇪🇽🇰

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj përvoje artistike, ku krijimtaria e Arlinda Dushaj sjell frymën e Malësisë dhe ndërthur artin, kulturën, traditën dhe identitetin, duke krijuar ura të reja afrimi, dialogu dhe bashkëpunimi mes njerëzve dhe kulturave.

FLORI Gallery – aty ku arti, kultura dhe njerëzit bashkohen.

20/08/2026

🇦🇱🇩🇪🇽🇰 FLORI Gallery – një urë mes artit, kulturës, diplomacisë dhe bashkëpunimit ekonomik.

Ishte kënaqësi e veçantë që në FLORI Gallery të mirëprisnim Takimin e unioniibizneseve_ Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026, një ngjarje që bashkoi përfaqësues të diplomacisë, institucioneve, komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

19/08/2026

🌎 Hapja solemne e EXPO DIASPORA 2026 në FLORI Gallery 🏛️✨

Një ngjarje e veçantë, organizuar nga Kanal 10, që bashkoi diasporën, biznesin, kulturën dhe miqësinë shqiptare në një hapësirë të përbashkët. 🇦🇱🇽🇰

FLORI Gallery – aty ku arti, kultura dhe njerëzit bashkohen.

12/08/2026

🇦🇱🇩🇪🇽🇰 FLORI Gallery – vendtakim i artit, diplomacisë dhe bashkëpunimit ekonomik

Ishte kënaqësi e veçantë që në FLORI Gallery të mirëprisnim Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026, një ngjarje që bashkoi përfaqësues të diplomacisë, institucioneve, komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Me nder të veçantë mirëpritëm:

🇽🇰 Faruk Ajeti – Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë
🇩🇪 Silke Bellmann – Zëvendësambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës
🤝 Lazim Destani – Kryetar Nderi i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
🏛️ Zenun Krasniqi – Kryetar i Bordit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
🏛️ Besnik Vasolli – Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare
🏛️ Lulzim Rafuna – Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës
🏛️ Dr. Azem Rexhaj – Drejtor Ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Falënderojmë Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, të gjithë përfaqësuesit institucionalë dhe bizneset pjesëmarrëse që zgjodhën FLORI Gallery si hapësirë për dialog, rrjetëzim dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.

FLORI Gallery do të vazhdojë të jetë një hapësirë ku arti, kultura, diplomacia dhe ekonomia takohen dhe krijojnë ura të reja bashkëpunimi.

🇩🇪🇦🇱🇺🇸 Një mbrëmje e veçantë në FLORI Gallery, me praninë e personaliteteve të shquara nga diplomacia, Ushtria Amerikane...
08/08/2026

🇩🇪🇦🇱🇺🇸 Një mbrëmje e veçantë në FLORI Gallery, me praninë e personaliteteve të shquara nga diplomacia, Ushtria Amerikane dhe komuniteti i biznesit.

Me nder të veçantë mirëpritëm Zëvendësambasadoren e Republikës Federale të 🇩🇪 Gjermanisë në 🇽🇰 Kosovë, Shkëlqesinë e Saj, znj. Silke Bellman, Nënkolonel Miguel Cisneros, Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Mbështetjes së Ushtrisë 🇺🇸 Amerikane për Ballkanin, së bashku me Kapiten Brandt Rast, Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Camp Bondsteel.

Në mesin e mysafirëve të nderuar ishin gjithashtu 🇦🇱 z. Lazim Destani, President i Ecolog International dhe filantrop i mirënjohur, z. Nazmi Viqa, Kryetar i Bordit Këshillues të Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, si dhe z. Besnik Vasolli, Drejtor i KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Një takim që bashkoi diplomacinë, sigurinë, biznesin dhe miqësinë ndërkombëtare në një ambient të veçantë në FLORI Gallery.

Address

Prishtina Mall
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FLORI Gallery posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share