31/10/2023
Shkëndijmi 'ngazëllimi' i baltës në zjarr, ajër dhe ujë janë ndikime dhe procese që e bëjnë Raku-
në intriguese. Natyra e teknikës Raku, pershkruhet në pershkrimin e vet emrit: “lumturia në aksident".
Raku karakterizohet si pjekje alternative në mediumin e qeramikës, zanafilla e të cilës është në Japoni, gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
T’gjitha kompozicionet e përcaktuara dhe ideuara
paraprakisht, vijnë me të papritura të diktuara nga vet procesi i krijimit të këtij lloj arti të qeramikës. Procesi i pjekjes dhe i djegies,paparashikueshmëria e ndërveprimit të tymit
prodhon vetvetiu dukje, pamje të befasueshme, derdhje ngjyrimesh që perfundimisht zhvendosin, tjetersohen në nuancë por asesi
nuk e devijojnë apo e zhvendosin idenë fillestare.
|Dielli nuk asht larg| The sun ain’t far| G.
🌻