09/09/2024
Aktivizmi feminist përmes artit dhe një paneli diskutimi
📢Ju ftojmë të na bashkangjiteni në ngjarjen tonë të radhës, të hënën më 16 shtator 🗓️ nga ora 18:00 ⏰ në Kino Armata 📍, ku do të trajtojmë perspektivën gjinore në Punën e Kujdesit Pa Pagesë dhe Ndërrimin e Dyfishtë.
➡️Në këtë ngjarje do të shfaqim premierë video-performancën artistike “Vitruvian Woman” nga artistja feministe Ms. Indefinite - një adaptim konceptual feminist i veprës ikonike “Vitruvian Man” të Leonardo da Vincit, duke vazhduar me një panel diskutimi, të moderuar nga gazetarja e Kosovo 2.0 Dafina Halili me panelistët:
Dita Dobranja - Ekonomiste Gjinore,
Visar Ymeri - Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari,
Luljeta Demolli - Qendra Kosovare për Studimi Gjinore,
Hana Bacaj - UBO Consulting.
➡️Kjo ngjarje është pjese e një serie aktivitetesh të bashkepunimit në mes të Friedrich Ebert Stiftung, Indefinite Institute dhe Institutit për Politike Sociale Musine Kokalari që organizohen si vazhdimësi e të gjeturave të analizës gjinore të FES, e publikuar së fundmi:https://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/21013.pdf si dhe studimit të Institutit për Politike Sociale Musine Kokalari mbi punën e kujdesit pa pagesë: https://bit.ly/3yYH6Eg. Nëpërmjet këtij aktiviteti, shqyrtohen në thellësi çështjet kyçe që lidhen me barazinë gjinore dhe drejtësinë.
🔉Diskutimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe do të ketë përkthim në gjuhën angleze si dhe video-performanca do të ketë titra në gjuhën angleze.
Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office
Institute for Social Policy "Musine Kokalari"