ObserverKult

Directions Website Contact the establishment

ObserverKult Portal ekskluzivisht për Kulturë, Letërsi dhe Art
Themeluese/ kryeredaktore: Donika Dabishevci

Artisti i madh shqiptar, Agim Krajka, lindi më 3 maj 1937 në Kavajë. Familja e artistit ishte një familje me tradita dhe...
04/10/2026

Artisti i madh shqiptar, Agim Krajka, lindi më 3 maj 1937 në Kavajë. Familja e artistit ishte një familje me tradita dhe me origjinë nga Dibra e Madhe e cila u zhvendos në Tiranë kur kompozitori ishte ende fëmijë. Talentin për muzikën, Agim Krajka e trashëgoi nga babai i tij i cili ishte një fizarmonicist.

Artisti i madh shqiptar, Agim Krajka, lindi më 3 maj 1937 në Kavajë. Familja e artistit ishte një familje me tradita dhe me origjinë nga...

Kur midis grash kalon e bën kuvend,unë vij aty e syt’ me dritë i mbush;në bukuri ty s’ta kalon askushqë dashurin’ më rri...
04/10/2026

Kur midis grash kalon e bën kuvend,
unë vij aty e syt’ me dritë i mbush;
në bukuri ty s’ta kalon askush
që dashurin’ më rrit e që më çmend.

Prej teje lind mendim’ i dashurisë që ti kur ec, pas vetes sate mbledh, pasione njerëzish, pa gjë të keq i zvjerdh.

Këtë natë e hodha librin nga dritarja. Provova të të harroj. Ti nuk bën për mua, e di, por ajo çfarë mendoj nuk më inter...
03/10/2026

Këtë natë e hodha librin nga dritarja. Provova të të harroj. Ti nuk bën për mua, e di, por ajo çfarë mendoj nuk më intereson më, nëse nuk mendoj për ty...

Cathleen Schine: …si bie në dashuri? Rëshqet? Pengohesh, humbet baraspeshën dhe bie mbi trotuar, gërvish njërin gju, gërvish zemrën?

03/10/2026
𝗣𝗮𝗯𝗹𝗼 𝗡𝗲𝗿𝘂𝗱𝗮: 𝗠𝗼𝘀 𝗳𝗮𝗷𝗲̈𝘀𝗼 𝗮𝘀𝗸𝗲̈𝗻𝗱Kurrë për askënd mos u anko, për asgjë mos u qaj asnjëherë, sepse thelbësisht ke bërë g...
03/10/2026

𝗣𝗮𝗯𝗹𝗼 𝗡𝗲𝗿𝘂𝗱𝗮: 𝗠𝗼𝘀 𝗳𝗮𝗷𝗲̈𝘀𝗼 𝗮𝘀𝗸𝗲̈𝗻𝗱

Kurrë për askënd mos u anko, për asgjë mos u qaj asnjëherë, sepse thelbësisht ke bërë gjithçka që deshe në jetën tënde. Prandaj nevojitet ta pranosh andrallën e përtëritjes së vetvetes dhe guximin për t’ia nisur nga ndreqja e gabimeve të tua, ngase ngadhënjimi i njeriut të mirëfilltë ngjizet pikërisht në hirin e gabimeve të tij.

Kurrë mos u anko për vetminë apo fatin tënd, thjesht përballu guximshëm dhe pranoji ato. Në fund të fundit gjithçka është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të tua, dëshmi e mëtejshme se gjithmonë ke për të triumfuar.

Mos u hidhëro për dështimet e tua, gjithaq askujt mos ia taks ato padrejtësisht, sepse nevojitet ta pranosh veten tënde mirëfilli tani, përndryshe do të vijosh të gjesh shfajësime fëminore. Mbaj përherë mend se çdo çast është i vlefshëm për t’ia nisur sërish dhe që askush nuk është aq i pazoti sa të mposhtet patjetër.

Mos harro se shkaku i së tashmes tënde është veç e shkuara jote, njëlloj sikundër shkaku i të ardhmes tënde, do të jetë e tashmja jote dikur.

Mëso nga të guximshmit, nga të fuqishmit, nga kushdo që nuk u dorëzohet rrethanave, nga ata që jetojnë përkundër gjithçkaje, vrite më pak mendjen për vështirësitë e tua dhe kujdesu më tepër për punën që bën, sepse vetvetiu andrallat e tua do të zhbëhen pa qenë nevoja t’i luftosh.

Mëso të lindësh nga dhembja dhe të jesh më madhështor se pengesa më e madhe, kundroje veten në pasqyrën e qenies tënde, ngaqë vetëm kështu do të ndihesh i lirë dhe i fuqishëm, duke mos qenë më pre e rrethanave, sepse tashmë fati yt do të jesh ti mirëfilli.

Brof në këmbë dhe sodite diellin çdo mëngjes dhe përthithe dritën e agimit. Ti je përherë pjesë e fuqisë tënde jetike, tanimë zgjohu, lufto, ji i vendosur, dhe në jetë kë për të ngadhënjyer; asnjëherë mos u brengos për fatin, sepse fati është thelbësisht: shfajësimi i dështakëve.

Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri

𝗟𝗲𝘁𝗿𝗮 𝗲 𝗟𝗲𝗼𝗻𝗮𝗿𝗱 𝗖𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗴𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷, 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗿𝗼𝗶 𝗽𝗮𝗸 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗮𝗵𝗲𝗷 𝗮𝗷𝗼 𝗻𝗴𝗮 𝗷𝗲𝘁𝗮Letra e këngëtarit dhe poetit, Leona...
03/10/2026

𝗟𝗲𝘁𝗿𝗮 𝗲 𝗟𝗲𝗼𝗻𝗮𝗿𝗱 𝗖𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗴𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷, 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗿𝗼𝗶 𝗽𝗮𝗸 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗮𝗵𝗲𝗷 𝗮𝗷𝗼 𝗻𝗴𝗮 𝗷𝗲𝘁𝗮

Letra e këngëtarit dhe poetit, Leonard Cohen, drejtuar muzës së tij, dashurisë e mikeshës, Marianne Ihlen, kur ajo po dergjej në shtratin e vdekjes.

“Epo, Marianne, ka ardhur një kohë kur ne jemi vërtetë shumë të plakur, trupat po na shpërbëhen, dhe unë mendoj se do të ndjek pas shumë shpejt.
Ta dish që jam kaq pranë pas teje, saqë po të zgjasësh dorën, do të më kapësh.
Dhe ta dish që të kam dashur gjithmonë për bukurinë dhe diturinë tënde, por nuk dua të them asgjë më shumë në lidhje me këtë sepse ti e di tashmë.
Tani, unë dua vetëm të të uroj një udhëtim shumë të mirë.
Mirupafshim mike vjetër.
Dashuri pa fund, shihemi rrugës“.

Një lamtumirë e shkurtër. Disa fjali. Por fjalë me një të tillë qartësi, thjeshtësi dhe bukuri.

Vetëm dy ditë më vonë, ajo humbi vetëdijen, dhe rrëshkiti drejt vdekjes.

Ka qenë një kohë kur dimri nuk do të thoshte të mbyllesh në shtëpi.Ishte koha e hundëve të skuqura, e duarve të ngrira, ...
03/10/2026

Ka qenë një kohë kur dimri nuk do të thoshte të mbyllesh në shtëpi.
Ishte koha e hundëve të skuqura, e duarve të ngrira, e vrapimeve mbi borë. Të ftohtit të pickonte, por nuk na ndalonte. Qëndronim jashtë me orë të tëra, duke ndërtuar dordolec të shtrembër, me kongjij tek sytë e me shall në qafë dhe ndiheshim të lumtur, të pathyeshëm. Ktheheshim brenda vetëm kur një zë i njohur thërriste nga dritarja:
“Hajde brenda, se bën ftohtë!”
Dhe gjithmonë na dukej shumë herët. Palltot ishin të mëdha, kapelat na binin mbi sy, një dorezë humbiste gjithmonë.
Por s’kishte rëndësi. Sepse ishim të lirë. Vërtet të lirë. Luajtëm me këdo që na dilte përpara, pa pasur nevojë ta njihnim.
Mjaftonin bora, të qeshurat, dhe ai gëzim i thjeshtë për të qenë jashtë, pa orë, pa filtra, pa ekrane.
Sot, kjo nuk është vetëm një kujtim. Është një copëz fëmijërie që na mungon shumë. Një liri e vogël, e vërtetë, që nuk harrohet kurrë.

𝘄𝗲𝗯

#𝗢𝗯𝘀𝗲𝗿𝘃𝗲𝗿𝗞𝘂𝗹𝘁

𝗗𝗵𝗼𝗿𝗶 𝗤𝗶𝗿𝗶𝗮𝘇𝗶: 𝗞𝘂𝗿 𝗾𝗮𝗷𝗮 𝘂𝗻𝗲̈Kur qaja unë, me mua s’qau askush;veç fija e barit në anë të udhës mbirëdhe deg’ e shelgut e...
03/10/2026

𝗗𝗵𝗼𝗿𝗶 𝗤𝗶𝗿𝗶𝗮𝘇𝗶: 𝗞𝘂𝗿 𝗾𝗮𝗷𝗮 𝘂𝗻𝗲̈

Kur qaja unë, me mua s’qau askush;
veç fija e barit në anë të udhës mbirë
dhe deg’ e shelgut e lagur, e mërdhirë,
që me dëborë e akull shpesh u mbush.

Kur qaja unë, me mua s’qau askush!

Dhe me inat, kur shfryu veriu i ngrirë
dhe me dëborë çdo kaçubë u mbush,
prap’ qava unë, me mua s’qau askush,
veç zogjtë e vegjël, të lagur, të mërdhirë,
veç ata qanë e tjetër jo, askush!

#𝗢𝗯𝘀𝗲𝗿𝘃𝗲𝗿𝗞𝘂𝗹𝘁

E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harro...
03/10/2026

E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë...

Khalil Gibran është një poet, shkrimtar dhe artist libanez. I lindur në qytetin Bsharri në veri të Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë.

Disa njerëz vijnë në jetën tonë për të na mësuar që të mos jemi si ata...
03/10/2026

Disa njerëz vijnë në jetën tonë për të na mësuar që të mos jemi si ata...

Disa njerëz vijnë në jetën tonë për të na mësuar që të mos jemi si ata. Sepse, siç tha Oscar Wilde, “disa njerëz sjellin lumturi kudo

Address

Rruga "Zagrebi", H 23, Nr. 8
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ObserverKult posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to ObserverKult:

Shortcuts

Share