06/07/2026
Prof. dr. Sylejman Rexhepi, gjatë punës së gjatë e të nderuar si mjek dhe profesor universiteti (41 vjet), bibliotekën e tij shkencore e kishte pajisur me libra të rrallë. Kudo ku kishte shkuar, kishte sjellë në shtëpi libra të reumatologjisë, ashtu si edhe libra të tjerë.
Të katër vajzat e doktorit janë rritur me shijen e librave. Dy vajzat e mëdha, po ashtu mjeke reumatologe (Mjellma dhe Blerta), Lura (profesoreshë e ekonomisë në UP) dhe Gresa (farmaciste), bashkë me nanën e tyre Mevlyden kishin vendosur që një pjesë të bibliotekës së babit të ndjerë, t’i dhurojnë bibliotekës “Hivzi Sulejmani”.
-Ne kemi studiuar në bibliotekën e fakultetit por edhe në shtëpi, ndaj nuk kemi ndonjë emocion për këtë bibliotekë, por duke parë që njerëz të vyer po dhuronë libra për biblotekën e qytetit; duke dëgjuar nga koleget që fëmijët e tyre po studiojnë në këtë bibliotekë, atëherë u dakorduam si familje që librat në gjuhët: gjermane, angleze, shqipe dhe serbokroate, t’i dhurojmë bibliotekës suaj.
Së shpejti, ky kontigjent i pasur librash i bibliotekës së profesorit dhe mjekut të nderuar Prof. Dr. Sylejman Rexhepi, do të katalogohet në bibliotekë dhe të jenë të gatshme për të qenë në tavolinat e studentëve dhe të lexuesve të tjerë në bibliotekë. “Për raste ceremonie dhe gëzimesh, babai gjithmonë ka dhuruar libra, traditë të cilën në njëfarë mënyre jemi munduar ta vazhdojmë edhe ne”, tregon Blerta S. Rexhepi.
Mirënjohëse familja Rexhepi; ju jeni shembull për humanizëm, dije e intelekt.
Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria e Kulturës
Blerta S. Rexhepi
Lura Rexhepi Mahmutaj