24/05/2026
PITF përmbyll edicionin jubilar me sukses të jashtëzakonshëm – Ndahen çmimet për edicionin e dhjetë
Prishtina International Theater Festival ka përmbyllur me sukses rrugëtimin për edicionin jubilar, që shndërroi Prishtinën në një qendër të rëndësishme të artit skenik në rajon. Për gjashtë ditë me radhë, publiku pati mundësinë të ndjekë shfaqje teatrore nga Kosova, rajoni dhe Evropa, ndërsa interesimi
i madh dhe sallat e mbushura dëshmuan suksesin e jashtëzakonshëm të këtij organizimi kulturor.
Edicioni jubilar u karakterizua nga organizim i
nivelit të lartë, atmosferë artistike dhe performanca që u pritën shumë mirë nga publiku. Në skenat e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe teatrit “Faruk Begolli” u prezantuan produksione nga vende të ndryshme, duke sjellë emocione, kreativitet dhe bashkëpunimkulturor ndërkombëtar. Mbrëmja finale u përmbyll me ceremoninë solemne të Ndarjessë Çmimeve, ku u vlerësuan artistët dhe shfaqjet më të spikaturatë festivalit.
Çmimet e edicionit të sivjetmë ishin si vijon:
“Best Director” për shfaqjen “The Fortress” nga Italia.
“Best Actor” për aktoren Biljana Dragocevik Projkovska nga Maqedonia e Veriut për shfaqjen “Chicken’’.
“Best Play” për shfaqjen “Chicken” nga Maqedonia e Veriut.
“Best Suporting Role” për aktorin Armend Zeqiri me shfaqjen “Buongorno” nga Mali i Zi.
“Special Mention” për shfaqjen “Gideon’s Knot” nga Bosnia dhe Hercegovina.
“Media” për shfaqjen nga Kosova “The Kanun of the Farm”.
“Best Play – Student’s Choice” për shfaqjen “Boungorno” nga Mali i Zi.
Organizatorët e festivalit e konsideruan këtë edicion si një ndërmë të suksesshmit deri më tani, falë pjesëmarrjes së madhe të artistëve, programit cilësor dhe mbështetjes së fuqishme nga publiku.
Festivali edhe këtë vit dëshmoi rëndësinë e tij në promovimine teatrit bashkëkohor dhe në forcimin e lidhjeve kulturore ndërkombëtare.