Filharmonia e Kosovës

Filharmonia e Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Filharmonia e Kosovës, Orchestra, Sylejman Vokshi 19, Pristina.

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës – Koncerti përmbyllës i Chopin Piano Fest 2026Në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, në...
05/06/2026

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës – Koncerti përmbyllës i Chopin Piano Fest 2026

Në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme, në skenë do të performojnë Fazıl Say dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Aurélien Azan Zielinski.

Mos e humbisni këtë mundësi të rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një prej pianistët më të shquar të botës, në një koncert special.

📅 10 qershor 2026
🕢 19:30
📍 Klan Arena, Prishtinë

🎟 Biletat: https://bit.ly/4vt1MvA

Ju mirëpresim!

🎶 Filharmonia për fëmijët 📚Në kuadër të Ditëve të Filharmonisë për Fëmijë, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit ...
05/06/2026

🎶 Filharmonia për fëmijët 📚

Në kuadër të Ditëve të Filharmonisë për Fëmijë, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u mbajt koncerti “Dialog”, me trombonistin e parë të Filharmonisë së Kosovës Betim Krasniqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku.

Programi mes tjerësh solli vepra nga Hartzell, Ostransky dhe Simaku, duke i afruar të rinjtë me botën e trombonit dhe tingujt e muzikës klasike dhe bashkëkohore.

Me këtë koncert u përmbyll me sukses cikli i koncerteve edukative për fëmijë për sezonin 2025/2026.

Mirupafshim në sezonin 2026/2027! 🎶

Jemi të lumtur të prezantojmë koncertin e ardhshëm në bashkëpunim me Chopin Piano FestNjë mbrëmje e jashtëzakonshme që s...
04/06/2026

Jemi të lumtur të prezantojmë koncertin e ardhshëm në bashkëpunim me Chopin Piano Fest

Një mbrëmje e jashtëzakonshme që sjell në skenë Filharmoninë e Kosovës së bashku me pianistin dhe kompozitorin e mirënjohur ndërkombëtarisht Fazıl Say, nën drejtimin e dirigjentit Aurélien Azan Zielinski.

Koncerti do të mbahet më 10 qershor 2026, në ora 19:30 në Klan Arena - Prishtinë.

Programi i mbrëmjes:

* Fazıl Say – Mother Earth
* Dmitri Shostakovich – Simfonia Nr. 5

🎟 Biletat mund t’i siguroni këtu:
https://bit.ly/4vt1MvA

Ju mirëpresim!

🎶Filharmonia për fëmijët📚Një përvojë e jashtëzakonshme me publikun më të ri në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit...
04/06/2026

🎶Filharmonia për fëmijët📚

Një përvojë e jashtëzakonshme me publikun më të ri në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në kuadër të programit “Arti në shkolla”, Kuinteti Frymor i Filharmonisë së Kosovës solli veprën “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Prokofiev, në një interpretim që i afroi nxënësit e shkollave fillore me botën e instrumenteve muzikore. Çdo instrument u shndërrua në një personazh, duke e bërë rrëfimin të gjallë, të kuptueshëm dhe tërheqës për fëmijët.

Zanë Abazi (flaut), Xhovana Marku (obo), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Meriton Ferizi (f***t) dhe Ilir Kodhima (korno) dhe Anda Gjini në rolin e tregimtares krijuan një atmosferë interaktive, ku fëmijët reaguan me kuriozitet, buzëqeshje dhe pjesëmarrje të vazhdueshme.

Nesër mbahet koncerti i radhës, “DIALOG - Njohje me instrumentin e trombonit”, me trombonistin Betim Krasniqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku.

Filharmonia për fëmijëtFilharmonia e Kosovës sjell programin edukativ për nxënësit e shkollave fillore në kuadër të “Art...
02/06/2026

Filharmonia për fëmijët

Filharmonia e Kosovës sjell programin edukativ për nxënësit e shkollave fillore në kuadër të “Arti në shkolla” me dy koncerte të dedikuara për publikun e ri në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Më 4 qershor 2026, në ora 13:30, Kuinteti Frymor i Filharmonisë së Kosovës interpreton “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Prokofiev, të aranzhuar nga David Sale. Në këtë koncert marrin pjesë: Zanë Abazi (flaut), Xhovana Marku (obo), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Meriton Ferizi (f***t) dhe Ilir Kodhima (korno).

Më 5 qershor 2026, në të njëjtën orë dhe vend, prezantohet koncerti “Dialog”, me vepra nga David Hartzell, James Curnow, Robert Clérisse, Leroy Ostransky dhe Thomas Simaku. Interpretojnë Betim Krasniqi (trombon) dhe Misbah Kaçamaku (piano).

Të dy koncertet janë të dedikuara për nxënësit e shkollave fillore, duke i afruar ata me instrumentet dhe muzikën.

Në kuadër të programit “Arti në shkolla”, Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin “Dialog”, një takim muzikor ndërmjet...
02/06/2026

Në kuadër të programit “Arti në shkolla”, Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin “Dialog”, një takim muzikor ndërmjet trombonit dhe pianos. Programi përfshin vepra nga David Hartzell, James Curnow, Robert Clérisse, Leroy Ostransky dhe Thomas Simaku, duke ofruar një udhëtim të larmishëm përmes ngjyrave dhe shprehjeve të muzikës bashkëkohore. Interpretojnë Betim Krasniqi (trombon) dhe Misbah Kaçamaku (piano). Koncerti mbahet më 5 qershor 2026, në ora 13:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në kuadër të programit “Arti në shkolla”, Filharmonia e Kosovës prezanton veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Pr...
02/06/2026

Në kuadër të programit “Arti në shkolla”, Filharmonia e Kosovës prezanton veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Prokofievit, të aranzhuar për kuintet frymor nga David Sale. Përmes muzikës, fëmijët do të ndjekin aventurën e Pjetrit dhe personazheve të tjerë të përrallës, ku secili përfaqësohet nga një instrument i ndryshëm. Interpretojnë anëtarët e Kuintetit Frymor të Filharmonisë së Kosovës: Zanë Abazi (flaut), Xhovana Marku (obo), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Meriton Ferizi (f***t) dhe Ilir Kodhima (korno). Koncerti mbahet më 4 qershor 2026, në ora 13:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Address

Sylejman Vokshi 19
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00

Telephone

+38338244939

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Filharmonia e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Filharmonia e Kosovës:

Share

Category