Jam per Lopen

Jam per Lopen Ma t’dashtunit,

Deshtem me ju tregu qe kemi fillu me organizimin e edicionit te peste (2011) “Jam per Lopen!”. Ju falenderojmë shumë, shihemi shpejt.

I shumepermenduri gjate vitit, per krejt ata qe jon kon – neja ma e mire e vitit, - Jam per Lopen ka mu mbajt shume shpejt edhe per krejt detajet tjera kemi me ju informu gjate diteve ne vijim. Edhe nihere jemi t’fascinum me vullnetin e artistave edhe bendeve qe edhe nihere me u angazhu edhe me kontribu per nji qellim – blerjen e sa ma shume lopve per familjet qe kane nevoje. Kjo fjalia ma heret j

u tregon qe prap, Jam per Lopen vazhdon me ofru muzikë me anëtarët e bendeve edhe me bende shum t’perzgjedhuna domeha. Tu mos deshte me ju lodhe ma shume po dojme me ju tregu qe shume shpejte ju dergojme ma shume informata. Falemnderit edhe njihere krejtve qe kane kontribu ne edicionet e kalume – me ndihmen e juve cdo vit blihen lope e kanihere edhe ndertohen kulme e jepen ndihma n’forma tjera. Falenderimi ma i madh shkon per krejt bendet edhe antart e bendeve qe pa kurrfare kompenzimi kan performu. T'jujt,

Zyrtarët e Lartë te Organizatës Kombëtare Dashamirëse të Lopëve

----------------

Dearest,

We would like to inform you that we have started organizing the fifth edition (2011) of the ‘Jam for the Cow’. For those that have been there - the best annual event / party, - Jam for the Cow will take place soon and you’ll be informed about the details during the next few days. We are once again fascinated by the willingness of artists and bands to unite again and contribute for a goal – buying as much cows as possible for the needy families. This particular sentence explains that ‘Jam for the Cow’ continues to offer music with bands and artists from the best bands in Kosovo. So that this particular text doesn’t seem boring we would just like to inform you that all the detailed information will be passed on to you in shortly. We would like to thank all of you who were there at the previous editions of the ‘Jam for the Cow’. With your help and contribution we manage to buy cows each year, sometimes offer support in different shapes and sometimes we even manage to build roofs for the needy families. Thanks a lot and see you soon. Yours,

Disorganized Cow Lovers Society

31/12/2011

Urime Vitin e Ri 2012

04/12/2011

Teatri ODA

Foto: Vigan Nimani
29/11/2011

Foto: Vigan Nimani

29/11/2011

Po ju njoftojme per vazhdimesine e aktiviteteve 'Jam per Lopen'.
Ekipi i 'Jam per Lopen', te dillen, date 20.11.2011, ka vizituar familjen e Fadilit nga Mitrovia e Veriut, me saktesisht fshati Bistrice ku ju eshte dhuruar nje sasi e produkteve elementare per jetese.

Fadili bashk me gruan dhe 3 femije te moshes 7, 5 dhe 4 vjec, jetojne ne nje shtepi me kushte shume te veshtira.
Fadili dhe familja e tij, kane perjetuar tragjedi para dhe pas luftes, keshtu duke e sjellur kete familje ne kete gjendje.

Foto: Majlinda Hoxha dhe Vigan Nimani
17/11/2011

Foto: Majlinda Hoxha dhe Vigan Nimani

17/11/2011

Më datë 15 nëntor 2011, i dhurohet lopa e dytë, familjes së znj. Hyrie Raci, me vendbanim në Dardhistë, fshat në komunën e Obiliqit.

Znj. Hyrie është kryefamiljare e familjes 5 anëtarëshe, pasi që i shoqi i ka vdekur para 5 viteve nga kanceri, ku e kishte lënë znj. Hyrie me 5 fëmjë.

Për momentin, të ardhurat e tyre të vetme janë ato që i fiton znj. Hyrie duke punuar si pastruese, kohë pas kohe , si dhe ndihmat që i dhurojnë familjarët e saj.

Znj. Raci dhe familja e saj shprehën falënderimet e tyre më të sinqerta për të gjithë që kanë kontribu në këtë iniciative.

Gjithashtu, me të hollat e mbetura do të blehen disa produkte elementare për jetesë dhe do të ju dhurohen një familje në Mitrovicë të Veriut, gjë e cila do të bëhet të dillen, datë 20 nëntor 2011, nga ekipi organizues i konceritit humanitar ‘Jam për Lopën’.

http://www.indeksonline.net/?page=1,9,10582
09/11/2011

http://www.indeksonline.net/?page=1,9,10582

Nga koncerti Jam për Lopën, i dhurohet lopa e parë, familjes së Mehmet Rexhepit nga Cërnica, fshat në komunën e Gjilanit. Organizatorët e koncertit Jam për lopën nëpërmjet një komunikate kanë thënë se kryefamiljari Mehmet Rexhepi, 56 vjeçar, që nga vitet90 është i papunë, pasi që për një…

08/11/2011

Po ju njoftojmë lidhur me vazhdimësinë e projektit humanitar ‘Jam për Lopën’ 2011.

Sot, më datë 8 nëntor 2011 në një ditë të bukur vjeshte, i dhurohet lopa e parë, familjes së Mehmet Rexhepit nga Cërnica, fshat në komunën e Gjilanit.

Kryefamiljari Mehmet Rexhepi, 56 vjecar, që nga vitet ‘90 është i papunë, pasiqë për një kohë të gjatë ka qenë punëtor i ndërmarrjes ‘Tekstil’, është larguar nga masat e dhunshme të asaj kohe.

Prej asaj kohe, z.Rexhepi dhe familja e tij kanë mbijetuar nga të ardhurat prej sh*tjes së qumështit, por, para 3 muajsh lopa që e kishin u ka ngordhur.

Ai dhe familja e tij jetojnë në kushte shumë të vështira, në një shtëpi të shkatërruar nga termeti i para disa viteve që ka ndodhur në Komunën e Gjilanit, e që deri më tani askush nuk ju ka ofruar ndihmë.

Z. Mehmet dhe familja e tij shprehën falënderimet e tyre më të sinqerta për këtë iniciativë, duke thënë:
“Me këtë ndihmë na keni dhënë shpresë për jetë, pasi që të ardhurat tona vareshin nga sh*tja e qumështit, e që na u zhdukën prejse e humbëm lopën.”

Lopa e dytë nga fondet e mbledhura prej koncerit do ti dhurohet një familjeje tjetër me nevojë, ditën e enjtë, më 10 nëntor, në një fshat të Mitrovicës.

31/10/2011

Te dashtun,

Deshtem me i falemderu krejt ata qe na kane perkrah, bendet muzikore, Teatrin Oda, Dukagjini, Birra Peja dhe Uji Akull, Kah me Shku si dhe Digi Print.

30/10/2011

Te dashtun
Faliminderit krejtve per kontributin qe e keni dhene, edhe kete vit ne koncertin humanitar 'Jam per Lopen'.
Shihemi vitin tjeter :).
Per informata rreth shprendarjes se lopeve, do te ju njoftojme gjate jave se ardhshme.

Address

Prishtina
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jam per Lopen posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Jam per Lopen:

Share