15/06/2026
🎸 Ledion Halitaj – Laureati i Grand Prix ArsKosova 2026 🌟
Me krenari prezantojmë fituesin e Çmimit Kryesor – Grand Prix ArsKosova 2026, si dhe laureatin e Çmimit të Kompozitorit “Akil Koci”, kitaristin e ri Ledion Halitaj.
I lindur në vitin 2011, Ledioni është një talent premtues i kitarës.
Mësimet për kitarë i filloi në moshën 8-vjeçare me prof. Erhan Mujka, ndërsa aktualisht vazhdon formimin e tij muzikor nën udhëheqjen e prof. Drilon Çoçaj.
Që në moshën 9-vjeçare filloi të fitojë çmime në festivale dhe gara ndërkombëtare të kitarës. Nga viti 2020 e deri më sot, ai ka fituar 27 çmime në gara të zhvilluara në Kosovë, Rumani, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Shqipëri dhe Zvicër.
Gjatë rrugëtimit të tij artistik ka marrë pjesë në masterklasa me disa nga kitaristët më të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Aniello Desiderio, Hubert Käppel, Petrit Çeku, Darko Bageski, Marcin Dylla dhe Anabel Montesinos.
Për sukseset e tij të jashtëzakonshme në një moshë kaq të re, në vitin 2023 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e shpalli Ledionin “Evropian i Vitit”.
Si pjesë e aktiviteteve të Fondacionit Muzikor ArsKosova, Ledioni ka qenë pjesë e projekteve artistike dhe koncertale, përfshirë paraqitje në koncert me orkestër dhe recitale, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tij në skenën koncertale.
Urime Ledionit për këtë arritje të madhe dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij artistik!