Kino ARMATA

Kino ARMATA Kino ARMATA është hapësirë publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror.

Programi për   në  !🎬Në vitet ’30, Fleischer Studios krijuan disa nga aventurat më të paharrueshme të një marinari kokëf...
04/06/2026

Programi për në !🎬

Në vitet ’30, Fleischer Studios krijuan disa nga aventurat më të paharrueshme të një marinari kokëfortë me një zemër të madhe - Popeye.

Këtë të diel, prej orës 12.00 do të shfaqim tre histori të guximshme e plot humor të Popeye-t: Aladdin and His Wonderful Lamp (1939), Ali Baba’s Forty Thieves (1937)
dhe Ali Baba’s Forty Thieves (1937).

Mos i humbisni!⚓

Programi për fëmijë në Kino Armata!🦸Para se superheronjtë të mbushnin ekranet e mëdha, ishte një figurë që i hapi rrugën...
28/05/2026

Programi për fëmijë në Kino Armata!🦸

Para se superheronjtë të mbushnin ekranet e mëdha, ishte një figurë që i hapi rrugën krejt këtij universi — Superman. Në vitet ’40, Fleischer Studios sollën në jetë një nga seritë e para të animuara me superheronj, duke vendosur standarde të reja në animacion, tregim dhe imagjinatë. Këta filma përfaqësonin shpresë, guxim dhe idenë që e mira gjithmonë triumfon, në një kohë kur bota kishte shumë nevojë për to.

Të dielë, me 31 maj, duke filluar nga ora 12.00, ju mirëpresim me 6 filma të shkurtë të Superman-it!

Mos i humbisni!💙

20/05/2026

Të dielën, më 24 maj nga ora 12:00, në Kino Armata do të shfaqet filmi i animuar klasik Gulliver's Travels (1939), si pjesë e programit tonë të dedikuar për fëmijë.🤗

—I bazuar në romanin e njohur të Jonathan Swift, filmi ndjek aventurat e Gulliverit, një udhëtar që përfundon në ishullin fantastik Lilliput, ku banorët janë të vegjël sa gishti. Në këtë botë të pazakontë, ai përfshihet në një konflikt mes dy mbretërive rivale dhe përpiqet të sjellë paqe, duke përdorur mençurinë dhe zemrën e tij të madhe.

—Filmi është realizuar nga Dave Fleischer, një ndër pionierët e animacionit amerikan dhe bashkëthemelues i studios Fleischer. Ai është i njohur për krijimin e personazheve ikonike si Betty Boop dhe Popeye, si dhe për inovacionet teknike që ndihmuan në zhvillimin e animacionit modern. “Gulliver’s Travels” ishte një nga projektet e tij më ambicioze në format të gjatë.

Mirëpresim të gjithë fëmijët të shoqeruar nga prindërit ose kujdestarët!💗

Si mund të bashkë-ndërtojmë mjete dhe strategji për ripërtrirjen e potencialit politik të kulturës dhe kritikës? Çka po ...
18/05/2026

Si mund të bashkë-ndërtojmë mjete dhe strategji për ripërtrirjen e potencialit politik të kulturës dhe kritikës? Çka po na ndalon dhe çka po na i censuron aftësitë tona për t’u pozicionuar politikisht?

Ftojmë punëtorët/et kulturorë/e, programueset/it e festivaleve, artistët/et, kolektivet, dhe anëtarët/et e tjerë/a të komunitetit të na bashkohen këtë të premte, me 22 maj, për një mbrëmje filmash të organizuar në bashkëpunim me festivalin Caillou nga Brukseli, i cili fokusohet në filma që eksplorojnë strategjitë e përpjekjeve territoriale dhe filmin si mjet politik.

Programi sjell Sarajevo Film Festival Film (1993) nga Johan van der Keuken dhe Coconut Head Generation (2023) nga Alain Kassanda, dy dokumentarë që e trajtojnë filmin dhe diskutimin e hapur si hapësira strehimi, por edhe si forma të përballjes kritike me realitete thellësisht të padrejta që formësojnë jetët e protagonistëve. Pas shfaqjeve vazhdojmë me një bisedë të hapur, për të reflektuar së bashku mbi rëndësinë historike të kulturës dhe hapësirave kulturore për mbijetesën e komuniteteve gjatë periudhave të përpjekjeve politike në Kosovë e me gjerë.

Ju mirëpresim bashkë me shoqe, shokë, pyetje e mendime.

E diela e 17 majit, na pret me filmat për fëmijë:Funny Birds të Charlie Belin — Dhjetë vjeç e gjysmë, Eli po hyn në shko...
15/05/2026

E diela e 17 majit, na pret me filmat për fëmijë:

Funny Birds të Charlie Belin

— Dhjetë vjeç e gjysmë, Eli po hyn në shkollën e mesme në Saumur. E turpshme dhe e magjepsur nga natyra, ajo e kalon kohën me libra, veçanërisht me libra mbi ornitologjinë. Eli tërheq vëmendjen e Anës, bibliotekares së shkollës, një grua misterioze me të cilën krijon një lidhje misterioze. Ditën kur Eli duhet patjetër t'ia kthejë një libër Anës, ajo e gjen bibliotekën e shkollës të mbyllur. Eli vendos ta çojë atë në shtëpinë e Anës, disa kilometra larg shkollës, në një ishull në lumin Loire. Një ishull plot me zogj.🪺
Immobile Stars të Noémi Gruner & Séléna Picque.

Immobile Stars të & Noémi Gruner, Séléna Picque

— Chenghua është nëntë vjeç dhe duhet të përgatisë një prezantim rreth hapësirës me shokun e saj të ngushtë. Ajo nuk mund të gjejë kohë ta bëjë këtë sepse prindërit e saj i kërkojnë vazhdimisht të përkthejë për ta. Prindërit e saj nuk flasin frëngjisht dhe janë të varur nga vajza e tyre, të pavetëdijshëm për barrën që kjo i ngarkon. Chenghua nuk mund të durojë më dhe përpiqet të çlirohet nga familja e saj. Dëshira e saj për hapësirë ​​dhe entuziazmi i saj natyror do ta ndihmojnë të ndërmarrë këtë hap.🚀

Mirëpresim të gjithë fëmijët të shoqeruar nga prindërit ose kujdestarët, këtë të diel nga ora 12.00!

Kjo shfaqje mundësohet përmes bashkëpunimit me Institutin Francez dhe Ambasadën Franceze në Kosovë.

Programi javor në Kino Armata!🌸
11/05/2026

Programi javor në Kino Armata!🌸

08/05/2026

On May 22nd, Kino Armata is hosting Caillou, a Brussels-based festival focusing on films about/as strategies for territorial struggle. During this evening, we will screen Sarajevo Film Festival Film (1993), a short film by Johan van den Keuken, and Coconut Head Generation (2023), a documentary by Alain Kassanda, followed by an open discussion. Both documentaries center around film and discussion as spaces of refuge and of critical grappling with the deeply unjust realities that affect the films’ main interlocutors.

Through this collaboration, we invite local, regional, and international collectives, cultural workers, festival programmers, artists, and other community members, to reflect about the historical significance of culture and cultural spaces on the survival of communities during times of political struggle in Kosova and elsewhere. Importantly, this program asks: In post-war and post-independence Kosova, how can we collectively build tools and strategies to renew the political potential of culture and critique? What kinds of censorship and self-censorship constrain our ability to position ourselves politically?

Join us and bring your friends, questions, thoughts.

07/05/2026

✨PROGRAMI PËR FËMIJË✨

E diela e kësaj jave, si përherë i mirëpret të vegjlit me një program të veçantë kuruar enkas për ta!

Me 10 maj, prej orës 12.00 dy animacione të metrazhit të shkurtë i bashkohen ekranit të Kino Armata, kësaj radhe për të na bërë pjesë të dy tregimeve, krejt të ndryshme.

Lola and the Sound Piano nga Augusto Zanovello
28 min | 2024

—Lola është motra e madhe e Simonit, 5 vjeç, i cili jeton në një botë më vete. Duke e vëzhguar atë, ajo vëren se sa i ndjeshëm është ai ndaj tingujve të vegjël e të fshehur. Me mikun e saj Rolih, ajo vendos të ndërtojë një makinë zhurmash për të komunikuar me të.

The Drifting Guitar nga Sophie Roze
30min | 2024

—Një nuselale, puna absurde e së cilës është sh*tja e kravatave, endet nëpër fshat. E konsideruar si një dëmtuese dhe duke u endur vazhdimisht, ajo vendos të provojë fatin e saj në pyll. Me ndihmën e një iriqi, fati i saj ndryshon.

Kjo shfaqje mundësohet përmes bashkëpunimit me Institutin Francez dhe Ambasadën Franceze në Kosovë!

Mos e humbisni!💗

I am once again asking for your financial support. opencollective.com/armata
07/05/2026

I am once again asking for your financial support. opencollective.com/armata

28/04/2026

Kjo e diel na pret me një prej filmave më nostalgjik për disa gjenerata!

Animacioni i metrazhit të gjatë, A Monkey’s Tale i regjisorit Jean-François Laguionie, vjen në Kino Armata me 3 maj prej orës 12.00, si pjesë e programit për fëmijë!🐒

—Historia e dy fiseve të ndara të majmunëve. Kom, një adoleshent dredharak, nga fisi Laankos, bie në duart e fisit tjetër, Woonkos, ku zbulon një mënyrë krejt të re jetese. Ndiqeni atë dhe ai do t’ju udhëheqë në botën fantastike të majmunëve, aventurës, emocionit dhe humorit.

Merrini fëmijët e familjes apo mahallës, dhe bëhuni pjesë e programit të dedikuar për ta, çdo të diel!🌟💚

Kjo shfaqje mundësohet përmes bashkëpunimit me dhe !

Address

Brigada E Kosovës
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kino ARMATA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Kino ARMATA:

Share

Category