Albaniada
Gjatë historisë mija vjeçare të shqiptarëve (duke përfshirë edhe periudhën Ilire), populli ynë ka krijuar, kultivuar dhe adoptuar shumë sporte dhe lojëra. Zanafilla e sporteve dhe lojërave shqiptare është e ndryshme dhe e llojllojshme duke pasur parasysh territoret e banuara me shqiptarë. Me krijimin e kesaj ngjarje me sporte dhe lojëra tradicionle shqiptare, ne kemi filluar të dokument
ojmë të gjitha sportet si individuale ashtu edhe ato kolektive, të kthejmë sportet dhe lojërat tradicionale ne jete si dhe te ofrojme nje ngjarje kulturore dhe argetuese per vizitoret. Shumica prej këtyre sporteve dhe lojërave që i prezentojmë në Albaniada, janë të panjohura për gjeneratat e reja por edhe për të tjerët. Qëllimi është që gjeneratat e reja të njoftohen me sportet dhe lojërat që të parët tanë i kanë luajtur por që me kohë ky të jetë edhe një eveniment që do të tërheqë interesimin e turistëve por edhe kurreshtarëve të tjerë nga rajoni dhe bota. Kjo ngjarje do të jetë shumë argëtuese dhe njëkohësisht edhe informuese në lidhje me sportin, kulturën, trashigiminë dhe argëtimin që ka pasur populli ynë me shekuj. Synimi ynë është që me kohë të krijojmë diçka unike në botë, qe deshmone per kulturen dhe lashtesine e popullit tone!