Kori i Grave “Okarina”

Kori i Grave “Okarina” Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kori i Grave “Okarina”, Choir, Rruga “Rrustem Statovci” nr 5/Parku i qytetit/Prishtinë, Pristina.

10/10/2025

UN Women Kosovo♥️🥰

Komisioni i Pavarur i Mediave - KPM🥰
03/10/2025

Komisioni i Pavarur i Mediave - KPM🥰

Komisioni i Pavarur i Mediave - KPM🥰Faleminderit shume per ftesen tuaj!
03/10/2025

Komisioni i Pavarur i Mediave - KPM🥰
Faleminderit shume per ftesen tuaj!

Kori i Grave “Okarina”🎶🎶🎶FemArt💗💡  KONFERENCA NDËRKOMBËTARE: ARTI + MENDJAShërimi, Shëndeti Mendor & Burnout në Rezisten...
15/06/2025

Kori i Grave “Okarina”🎶🎶🎶
FemArt💗

💡 KONFERENCA NDËRKOMBËTARE: ARTI + MENDJA
Shërimi, Shëndeti Mendor & Burnout në Rezistencën Kreative

🗓️ 19 Qershor 2025 | 🕙 10:00–14:00 | 📍 Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë
Në një botë të lënduar nga lufta, padrejtësia dhe ndarjet sociale — si qëndrojnë të fortë artistët dhe aktivistët? Dhe çfarë çmimi paguajnë për këtë?

Ejani në këtë konferencë frymëzuese ku bashkohen artiste feministe, profesionistë të shëndetit mendor dhe figura kulturore nga Kosova e rajoni për të ngritur pyetje të thella dhe të domosdoshme:
✨ A mund të na shërojë arti?
🧠 Si kujdesemi për mendjet që udhëheqin ndryshimin?
🔥 Çfarë është lodhja kronike dhe si e përballojmë së bashku?

Tre panele. Një kor i grave. Shumë zëra.
Le ta imagjinojmë një kulturë rezistence të mbështetur në kujdes, qëndrueshmëri dhe motërsi.

Kori i Grave “Okarina” është themeluar në vitin 2022 nga Elikonë Hysaj Shala, soliste dhe figurë e njohur kulturore nga Kosova. Që nga themelimi, ky ansambël është bërë një nga zërat më të veçantë në skenën korale të rajonit, i njohur për interpretimet e ndjeshme dhe autentike. Okarina” ka marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme kulturore si PriVocalFest 2022, EtnoFest 2022 dhe Festivali FemArt 2023, ku ka performuar përkrah artistes së mirënjohur Rina Kaçinari.
Kori ka zhvilluar bashkëpunime të ngushta me artistë bashkëkohorë si Arbër Salihu – La Fazani, duke marrë pjesë në realizimin e albumit të tij dhe në koncertin promovues. Ato kanë performuar gjithashtu me Bajram Gjikollin – Kafu nga Gipsy Groove, duke treguar një fleksibilitet të gjerë muzikor. Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, “Okarina” ka performuar në kuadër të Muajit Rozë dhe ka organizuar një koncert të veçantë në shenjë nderimi për këtë muaj, me mbështetjen e Fondit Feminist të Artpolis.
Elikonë Hysaj Shala, e lindur në Prishtinë në vitin 1982, është një këngëtare profesioniste e shkolluar në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë dhe në Akademinë e Arteve në Tiranë, ndërsa studimet pasuniversitare i ka ndjekur në Akademinë e Arteve “Kiril i Metodij” në Shkup. Aktualisht, është duke përfunduar studimet master në Regji Teatri në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Që nga viti 2005, ajo është pjesë aktive e Filharmonisë së Kosovës, me një sërë koncertesh dhe performancash të suksesshme në nivel kombëtar.
Ajo është themeluese dhe drejtuese artistike e Korit të Fëmijëve “Okarina” (që nga viti 2014) dhe e Korit të Burrave “Okarina” (themeluar në janar 2024). Nën drejtimin e saj, Kori i Fëmijëve ka bashkëpunuar me institucione të rëndësishme si Filharmonia e Kosovës, Opera e Kosovës dhe Baleti Kombëtar, duke performuar përkrah emrave të njohur ndërkombëtarë si Flaka Goranci, Elbenita Kajtazi, Gezim Myshketa, Inva Mula dhe Ramë Lahaj.
Veprimtaria e saj artistike përfshin edhe regjinë. Në korrik 2023, ajo vuri në skenë operën “Lo Speciale” dhe së fundmi ka qenë asistente e regjisorit Nikolin Gurakuqi në operën “Goca e Kaçanikut” të realizuar në Operën e Kosovës.
---
Women’s Choir “Okarina” was founded in 2022 by Elikonë Hysaj Shala, a distinguished soloist and cultural figure from Kosovo. Since its founding, the choir has become an important voice in the regional choral scene, celebrated for its emotionally rich and socially engaged performances. They have participated in major cultural events such as PriVocalFest 2022, EtnoFest 2022, and FemArt Festival 2023, where they performed alongside renowned artists including Rina Kaçinari.

Okarina has also collaborated closely with prominent contemporary artists such as Arbër Salihu – La Fazani, contributing to the recording of his album and performing in the album’s promotion concert. Additionally, they have worked with Bajram Gjikolli – Kafu (Gipsy Groove), expanding their musical versatility across genres. In addition to being invited by the President of Kosovo, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, to perform during the Pink Month, the Women’s Choir also organized and performed a dedicated concert in honor of this month, within the framework of the Feminist Fund, supported by Artpolis.

Elikonë Hysaj Shala, born in 1982 in Prishtina, is a professional solo singer educated at the “Prenk Jakova” Music School in Prishtina and the Academy of Fine Arts in Tirana, with postgraduate studies at the Academy of Arts “Kiril i Metodij” in Skopje. She is currently completing a Master’s degree in Theater Directing at the Faculty of Arts in Prishtina. Since 2005, Elikonë has been an active member of the Kosovo Philharmonic and has held numerous solo concerts and cultural performances nationally.

She is also the founder and leader of the Children’s Choir “Okarina” (established in 2014) and the Men’s Choir “Okarina” (founded in January 2024). Under her artistic direction, the Children’s Choir has collaborated with major institutions such as the Kosovo Philharmonic, Kosovo Opera, and National Ballet. They have performed alongside internationally recognized artists including Flaka Goranci, Elbenita Kajtazi, Gezim Myshketa, Inva Mula, and Ramë Lahaj.

Elikonë’s artistic range extends beyond performance. She directed the opera “Lo Speciale” in July 2023 and recently worked as assistant director to Nikolin Gurakuqi on the production of “Goca e Kaçanikut” at the Kosovo Opera.

Address

Rruga “Rrustem Statovci” Nr 5/Parku I Qytetit/Prishtinë
Pristina
10000

Telephone

+38344230921

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kori i Grave “Okarina” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category