22/09/2025
Lamtumirë Enver Petrovci!
Enver Petrovci (1954–2025) ishte një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe artit në Kosovë. Pas studimeve në Beograd, ai u rikthye në Prishtinë ku u bë një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të teatrit modern në vend. Ai themeloi Teatrin Dodona dhe luajti rol kyç në krijimin e Degës së Arteve Dramatike në Universitetin e Prishtinës, duke formuar gjenerata të tëra aktorësh të rinj. Në skenë, ai solli personazhe të paharrueshëm nga dramaturgjia shqiptare dhe botërore, ndërsa në ekran u shqua me role të ndryshme në filma dhe produksione televizive. Përveç artit të tij, Petrovci ishte prorfesor dhe përkrahës i palodhur i kulturës, i përkushtuar për ta forcuar teatrin dhe kinematografinë kosovare edhe në kohët më të vështira. I nderuar me Çmimin për Arritje Jetësore nga Qeveria e Kosovës, ai la pas një trashëgimi që mbetet themel i identitetit artistik të vendit. Ai ndërroi jetë sot, më 22 shtator 2025, në Prishtinë.