HAI - Hub for Artificial Intelligence

Directions

HAI - Hub for Artificial Intelligence Say HAI to the Future! II. III. Ethics and responsibility
Every use of artificial intelligence must be guided by honesty, transparency, and respect. IV. V.

HAI – Hub for Artificial Intelligence

‱ MISSION ‱
To help the future grow wiser — by preparing children to learn with Artificiall Intelligence — creatively, critically, independently, and ethically.

‱ VISION ‱
To empower Kosovo’s children with the skills to match — and surpass — their global peers.

‱ VALUES ‱
I. Critical and reflective thinking
We foster critical thinking and meta-thinking as the foundation of every AI-assisted learning process, helping children understand, analyze, and consciously question the world around them. Independent learning
We empower children to learn autonomously, using technology as a tool to explore knowledge at their own pace and in a way that is both unique and personal to them. We teach that digital power must always serve human good — and never be used for cheating, plagiarism, or unfair replacement of personal effort. Equity in access and knowledge
We believe that every child, regardless of background or identity, deserves access to quality education and modern tools that place them on equal footing — and beyond — their peers around the world. Meaningful creativity
We combine technology with imagination to develop solutions, content, and ideas that are not only innovative, but also valuable for life and community.

‱ SCOPE OF ACTIVITY ‱
HAI is engaged in three strategic directions that form the foundation of its daily work and serve as instruments for achieving its mission and vision:

I. Innovative courses for children
HAI develops courses and organizes educational activities that combine technology with play, imagination, and knowledge. At HAI, children are exposed from an early age to concepts of Artificial Intelligence, learning in interactive and engaging ways. These programs contribute to the development of core skills for independent, creative, and critical thinking — as a foundation for sustainable education and the promotion of lifelong learning. Professional training for teachers
As an integral part of its mission, HAI also empowers those who educate. HAI organizes and delivers training sessions and seminars for teachers, with the aim of equipping them to lead the integration of Artificial Intelligence into education. The use of AI as a pedagogical tool supports the personalization of learning, increases the effectiveness of the learning process, and expands opportunities for professional development. Teacher training programs not only enable contemporary teaching methodologies but also aim to equip children with the necessary skills to meet the demands of the digital age. Scientific research in education
HAI operates as a research center that initiates and supports studies on the impact, potential, and challenges presented by the use of Artificial Intelligence in the learning process. These studies analyze the opportunities for personalizing learning, improving educational quality, and fostering critical thinking. The findings of these studies are shared with governing institutions and the educational community in Kosovo, ensuring that technological progress and successful innovations are disseminated across schools and other educational institutions.

‱ HAI X ETEA ‱
Hub for AI has been enabled and inspired by the non-governmental organization ETEA, which serves as its strategic partner through its digital education program. Founded in 2014, ETEA has a rich history dedicated to improving the quality of pre-university education in Kosovo. Thanks to ETEA’s commitment to educational innovation, HAI was born as an initiative that unites a shared vision for better, higher-quality, and more inclusive education. ETEA’s expertise, values, and network support HAI’s mission to reach more children and educators, and to ensure that its programs are impactful and of lasting quality. Together with ETEA, HAI is committed to advancing this mission and saying to Kosovo: “Say HAI to the future!”

- - - - -

HAI – Hub for Artificial Intelligence

‱ MISIONI ‱
TĂ« ndihmojmĂ« brezat e rinj tĂ« bĂ«hen mĂ« tĂ« mençur — duke i pĂ«rgatitur qĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri pĂ«r tĂ« mĂ«suar me InteligjencĂ« Artificiale — nĂ« mĂ«nyrĂ« krijuese, kritike, tĂ« pavarur dhe etike.

‱ VIZIONI ‱
T’i fuqizojmĂ« fĂ«mijĂ«t e KosovĂ«s me aftĂ«si qĂ« barazojnĂ« — dhe tejkalojnĂ« — bashkĂ«moshatarĂ«t e tyre nĂ« nivel global.

‱ VLERAT ‱
I. TĂ« menduarit kritik dhe reflektues
Ne nxisim të menduarit kritik dhe meta-mendimin si themel të çdo procesi të të nxënit me mbështetjen e inteligjencës artificiale, duke i ndihmuar fëmijët të kuptojnë, të analizojnë dhe të vënë në pikëpyetje me vetëdije botën që i rrethon. Të mësuarit e pavarur
Ne i fuqizojmë nxënësit të mësojnë në mënyrë të pavarur, duke e përdorur teknologjinë si mjet për të eksploruar dijen sipas ritmit dhe mënyrës së tyre unike dhe personale. Etikë dhe përgjegjësi
Çdo pĂ«rdorim i inteligjencĂ«s artificiale duhet tĂ« udhĂ«hiqet nga ndershmĂ«ria, transparenca dhe respekti. Ne mĂ«sojmĂ« se fuqia digjitale duhet gjithmonĂ« tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« sĂ« mirĂ«s njerĂ«zore — dhe assesi pĂ«r mashtrim, plagjiaturĂ« apo zĂ«vendĂ«sim tĂ« padrejtĂ« tĂ« pĂ«rpjekjes personale. Barazi nĂ« qasje dhe dije
Ne besojmë se çdo fëmijë, pa marrë parasysh prejardhjen dhe përkatësinë, meriton qasje në arsim cilësor dhe në mjete moderne që e vendosin në një pozitë të barabartë dhe përtej bashkëmoshatarëve në mbarë botën. Krijimtari me kuptim
Ne nxisim bashkëveprimin e teknologjisë me imagjinatën për të zhvilluar zgjidhje, përmbajtje dhe ide që nuk janë vetëm inovative, por edhe me vlerë për jetën dhe komunitetin.

‱ FUSHËVEPRIMTARIA ‱
HAI angazhohet në tri drejtime strategjike që përbëjnë themelin e punës së përditshme dhe shërbejnë si instrumente për realizimin e misionit dhe vizionit të saj:

I. Kurse inovative për fëmijë
HAI zhvillon kurse dhe organizon aktivitete edukative qĂ« ndĂ«rthurin teknologjinĂ« me lojĂ«n, imagjinatĂ«n dhe dijen. NĂ« HAI, fĂ«mijĂ«t ekspozohen qĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« hershme ndaj koncepteve tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale, duke mĂ«suar nĂ« mĂ«nyrĂ« interaktive dhe atraktive. KĂ«to programe kontribuojnĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e shkathtĂ«sive themelore pĂ«r tĂ« nxĂ«nĂ« tĂ« pavarur, kreativ dhe tĂ« menduar kritik — si bazĂ« pĂ«r njĂ« arsimim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe pĂ«r tĂ« nxitur tĂ« mĂ«suarit gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s. Trajnime profesionale pĂ«r mĂ«simdhĂ«nĂ«s
Si pjesë përbërëse e misionit, HAI fuqizon edhe ata që edukojnë. HAI organizon dhe ofron trajnime dhe seminare për mësimdhënës, me qëllim që ata të jenë të aftë të udhëheqin procesin e integrimit të Inteligjencës Artificiale në arsim. Përdorimi i IA-së si mjet pedagogjik ndihmon në personalizimin e të nxënit, rrit efektivitetin e procesit mësimor dhe zgjeron mundësitë për zhvillim profesional. Programet e trajnimit të mësimdhënësve në HAI, jo vetëm që mundësojnë metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies në arsim, por përmes tyre pajisin fëmijët me aftësi të nevojshme për të përmbushur kërkesat e epokës digjitale. Hulumtime shkencore në arsim
HAI funksionon si qendër hulumtuese që inicion dhe mbështet studime mbi ndikimin, potencialin dhe sfidat që paraqet përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin mësimor. Këto hulumtime analizojnë mundësitë për personalizimin e të nxënit, rritjen e cilësisë në arsim dhe nxitjen e mendimit kritik. Të gjeturat e studimeve ndahen me institucionet qeverisëse dhe me komunitetin arsimor në Kosovë, duke siguruar që progresi teknologjik dhe inovacionet e suksesshme të përhapen në shkolla dhe institucione të tjera edukative.

‱ HAI X ETEA ‱
Hub for AI Ă«shtĂ« mundĂ«suar dhe frymĂ«zuar nga organizata joqeveritare ETEA, e cila shĂ«rben si partneri strategjik pĂ«rmes programit tĂ« saj pĂ«r edukim digjital. ETEA, e themeluar nĂ« vitin 2014, ka njĂ« histori tĂ« pasur dedikuar pĂ«rmirĂ«simit tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« arsimit parauniversitar nĂ« KosovĂ«. FalĂ« pĂ«rkushtimit tĂ« ETEA-sĂ« ndaj risive arsimore, HAI lindi si njĂ« iniciativĂ« qĂ« bashkon vizionin e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r arsim mĂ« tĂ« mirĂ«, cilĂ«sor dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s. Ekspertiza, vlerat dhe rrjeti i ETEA-s ndihmon misionin e HAI tĂ« arrijĂ« mĂ« shumĂ« fĂ«mijĂ« e mĂ«simdhĂ«nĂ«s, dhe tĂ« sigurojĂ« qĂ« programet pĂ«rkatĂ«se tĂ« jenĂ« cilĂ«sore e me ndikim afatgjatĂ«. SĂ« bashku me ETEA-n, HAI Ă«shtĂ« e vendosur ta çojĂ« pĂ«rpara misionin pĂ«rkatĂ«s dhe t’i thotĂ« KosovĂ«s: “Say HAI to the future!”

🚀 AI SCHOOL LABS – PĂ«r inovacion nĂ« arsim! Me shumĂ« kĂ«naqĂ«si njoftojmĂ« lansimin e projektit AI SCHOOL LABS, njĂ« iniciati...
20/10/2026

🚀 AI SCHOOL LABS – PĂ«r inovacion nĂ« arsim!

Me shumë kënaqësi njoftojmë lansimin e projektit AI SCHOOL LABS, një iniciativë e përbashkët e organizatave ETEA dhe TOKA, me mbështetjen e Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe HAI - Hub for Artificial Intelligence.

Përmes AI School Labs, në 8 shkolla të mesme të larta të Kosovës do të identifikojmë dhe mbështesim nxënës me potencial të lartë në inteligjencë artificiale dhe teknologji informative. Do t'u ofrojmë trajnime të avancuara, mentorim profesional dhe mundësi për të udhëhequr laboratorët shkollorë të AI-së, ku bashkë me bashkëmoshatarët do të zhvillojnë zgjidhje inovative për probleme reale të shkollave përkatëse.

📱 GjatĂ« javĂ«s e hapim thirrjen publike pĂ«r shkollat qĂ« duan tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e kĂ«tij rrugĂ«timi inovativ!

Say HAI to the future!
27/03/2026

Say HAI to the future!

📚 ChatGPT nĂ« shkolla – TĂ« dhĂ«na mbi pĂ«rfitimet pĂ«r nxĂ«nĂ«sit📊 PĂ«rdorimi i ChatGPT po rrit cilĂ«sinĂ« dhe vetĂ«besimin nĂ« tĂ« ...
27/06/2025

📚 ChatGPT nĂ« shkolla – TĂ« dhĂ«na mbi pĂ«rfitimet pĂ«r nxĂ«nĂ«sit

📊 PĂ«rdorimi i ChatGPT po rrit cilĂ«sinĂ« dhe vetĂ«besimin nĂ« tĂ« nxĂ«nĂ«. Ja çfarĂ« tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat mĂ« tĂ« fundit:

✅ 69% e nxĂ«nĂ«sve ndihen mĂ« tĂ« sigurt nĂ« detyra dhe prezantime pas pĂ«rdorimit tĂ« ChatGPT pĂ«r mĂ«sim (Common Sense Media, 2024)

🧠 74% e mĂ«suesve thonĂ« se ChatGPT po i ndihmon nxĂ«nĂ«sit tĂ« bĂ«jnĂ« pyetje mĂ« cilĂ«sore dhe tĂ« reflektojnĂ« mĂ« thellĂ« (EdTech Insights Report, 2023)

NĂ« HAI, besojmĂ« qĂ« AI duhet tĂ« jetĂ« njĂ« partner nĂ« tĂ« nxĂ«nĂ« — duke fuqizuar mendimin kritik, kreativitetin dhe zhvillimin personal tĂ« fĂ«mijĂ«ve.

📌 Burimet:

-Common Sense Media. (2024). Teens and AI: Confidence and Academic Support through ChatGPT.

-EdTech Insights. (2023). Teacher Perspectives on Generative AI in the Classroom.

📱

📚 ChatGPT nĂ« shkolla – Si munden nxĂ«nĂ«sit tĂ« mĂ«sojnĂ« mĂ« mirĂ«?📈 PĂ«rdorimi i ChatGPT nĂ« klasĂ« po rrit pĂ«rfshirjen, kreativ...
26/06/2025

📚 ChatGPT nĂ« shkolla – Si munden nxĂ«nĂ«sit tĂ« mĂ«sojnĂ« mĂ« mirĂ«?

📈 PĂ«rdorimi i ChatGPT nĂ« klasĂ« po rrit pĂ«rfshirjen, kreativitetin dhe thellĂ«sinĂ« e tĂ« kuptuarit. Ja çfarĂ« tregojnĂ« statistikat:

✅ 82% e nxĂ«nĂ«sve ndihen mĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« mĂ«sim falĂ« ChatGPT (Walton Family Foundation, 2023)

✍ 65% kanĂ« pĂ«rmirĂ«suar shkathtĂ«sitĂ« e tyre tĂ« tĂ« shkruarit (Jones & Patel, 2024)

🧠 75% thonĂ« se e kuptojnĂ« mĂ« lehtĂ« materialin mĂ«simor me ndihmĂ«n e AI-sĂ« (EducationWeek, 2023)

AI nuk po e zĂ«vendĂ«son mĂ«simin — po e bĂ«n atĂ« mĂ« tĂ« thellĂ«, mĂ« personal dhe mĂ« tĂ«rheqĂ«s.

💬 NĂ« HAI, i mĂ«sojmĂ« fĂ«mijĂ«t si tĂ« pĂ«rdorin ChatGPT nĂ« mĂ«nyrĂ« etike, krijuese dhe tĂ« dobishme pĂ«r shkollĂ« dhe jetĂ«.

📌 Burimet e statistikave:

‱ Walton Family Foundation. (2023). ChatGPT in Classrooms: Student & Teacher Attitudes Toward AI Tools.

‱ Jones, M., & Patel, R. (2024). AI in Education: Enhancing Student Writing Through Generative Tools. Journal of EdTech Research, 18(2), 45–63.

‱ EducationWeek. (2023). How Students Are Using AI Tools to Learn Better.

📱

Gati ta çosh tĂ« mĂ«suarin nĂ« njĂ« NIVEL TJETËR? 🚀Programi HAI Level fillon mĂ« 1 korrik 2025 – dhe aplikimet janĂ« TË HAPURA...
05/06/2025

Gati ta çosh tĂ« mĂ«suarin nĂ« njĂ« NIVEL TJETËR? 🚀
Programi HAI Level fillon mĂ« 1 korrik 2025 – dhe aplikimet janĂ« TË HAPURA deri mĂ« 25 qershor 2025! 🎉

A ke pyetur ndonjëherë veten se si mund ta përdorësh inteligjencën artificiale (AI) për të mësuar më mirë, për të zgjidhur detyrat më shpejt, dhe për ta kthyer kureshtjen në super-kreativitet? Kjo është mundësia jote!

BĂ«hu pjesĂ« e kĂ«tij programi unik 10-javor (20 sesione 90 minutĂ«she) qĂ« tĂ« mĂ«son si ta pĂ«rdorĂ«sh AI jo thjesht si njĂ« lodĂ«r teknologjike, por si njĂ« asistent personal pĂ«r qĂ«llime shkollore, aktivitete tĂ« pĂ«rditshme dhe zhvillim vetanak. 💡📚

ÇfarĂ« do tĂ« mĂ«sosh?
🧠 Si funksionon AI dhe ChatGPT
✍ Si tĂ« formulojsh kĂ«rkesa mĂ« tĂ« mira (prompts) dhe tĂ« marrĂ«sh pĂ«rgjigje mĂ« tĂ« sakta
📈 Si tĂ« mĂ«sosh nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« strukturuar dhe tĂ« rrisĂ«sh kreativitetin
🎯 Si tĂ« mendosh nĂ« mĂ«nyrĂ« kritike, kreative dhe tĂ« pavarur
đŸ›Ąïž Si ta pĂ«rdorĂ«sh AI nĂ« mĂ«nyrĂ« etike, me pĂ«rgjegjĂ«si dhe ndershmĂ«ri.

📍 Kush mund tĂ« aplikojĂ«?
Programi HAI Level Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e shkollave tĂ« mesme tĂ« ulĂ«ta qĂ« kanĂ« motivim pĂ«r tĂ« eksploruar tĂ« ardhmen e tĂ« nxĂ«nit me ndihmĂ«n e AI-sĂ«. Nuk kĂ«rkohen aftĂ«si teknike paraprake – mjafton kureshtja dhe dĂ«shira pĂ«r tĂ« mĂ«suar!

đŸ—“ïž Afati i aplikimit: 25.06.2025
đŸ’¶ Kostoja e programit HAI Level: 300 EUR | Çmimi promocional: 200 EUR
đŸ‘„ Regjistrimet grupore pĂ«rfitojnĂ« zbritje shtesĂ« nga çmimi promocional:
‱ 2 persona: -10%
‱ 4 persona: -25%

🔗 Apliko tani: Link pĂ«r aplikim https://forms.gle/YmTwtdXWYRzKcaup7
📄 PĂ«rmbledhjen e shkurtĂ«r tĂ« syllabus-it tĂ« programit HAI Level e gjeni nĂ« linkun pĂ«r aplikim

⚠ Vendet janĂ« tĂ« kufizuara – vetĂ«m 12 pjesĂ«marrĂ«s.
Apliko menjëherë për të siguruar vendin tënd!

✹ BĂ«hu HAI Level.

🚀 🎯 đŸ‡œđŸ‡° đŸ€

Ju faleminderit që jeni interesuar për programin HAI Level te organizuar nga Hub for Artificial Intelligence. Ky formular na ndihmon të regjistrojmë fëmijët pjesëmarrës dhe të kuptojmë më mirë interesat, aftësitë dhe nevojat e tyre në raport me inteligjencën artificiale. Programi HAI...

KAPITULLI I RI I ARSIMIT NË KOSOVË QUHET HAI!✹Imagjinoni njĂ« hapĂ«sirĂ« ku fĂ«mijĂ«t nuk mĂ«sojnĂ« thjesht pĂ«r teknologjinĂ« – ...
04/06/2025

KAPITULLI I RI I ARSIMIT NË KOSOVË QUHET HAI!✹

Imagjinoni njĂ« hapĂ«sirĂ« ku fĂ«mijĂ«t nuk mĂ«sojnĂ« thjesht pĂ«r teknologjinĂ« – por mĂ«sojnĂ« me dhe pĂ«rmes saj.
â–Ș Ku imagjinata takohet me inteligjencĂ«n artificiale.
â–Ș Ku tĂ« menduarit kritik, krijimtaria dhe pavarĂ«sia bĂ«hen themel i dijes.
â–Ș Ku mĂ«simdhĂ«nĂ«sit nuk mbeten pas, por ecin pĂ«rpara – si udhĂ«rrĂ«fyes tĂ« epokĂ«s digjitale.
â–Ș Ku bazĂ« e gjithĂ« kĂ«tij procesi transformues Ă«shtĂ« puna dhe hulumtimet shkencore.

HAI NUK ËSHTË THJESHT NJË PROJEKT 🚀
â–Ș ËshtĂ« mision pĂ«r tĂ« ndihmuar brezat e rinj tĂ« bĂ«hen mĂ« tĂ« mençur duke i pĂ«rgatitur qĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri pĂ«r tĂ« mĂ«suar me inteligjencĂ« artificiale.
â–Ș ËshtĂ« vizion qĂ« synon tĂ« fuqizojĂ« fĂ«mijĂ«t e KosovĂ«s me aftĂ«si qĂ« i barazojnĂ« – madje edhe i tejkalojnĂ« – bashkĂ«moshatarĂ«t e tyre nĂ« botĂ«.

👉 HAI - Hub for Artificial Intelligence
â–Ș ËshtĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t qĂ« pyesin “Pse?” dhe “Si?” mĂ« shumĂ« se “Çka?” dhe “Kur?”.
â–Ș ËshtĂ« pĂ«r mĂ«simdhĂ«nĂ«sit qĂ« besojnĂ« se teknologjia nuk zĂ«vendĂ«son pĂ«rpjekjen, por e thellon kuptimin.
â–Ș ËshtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« besojnĂ« se arsimi duhet tĂ« ecĂ« nĂ« hap me kohĂ«n – madje edhe ta udhĂ«heqĂ« atĂ«.

🚀 🎯 đŸ‡œđŸ‡° đŸ€

Address

St. Sadik Bekteshi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when HAI - Hub for Artificial Intelligence posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share