Rudi Berisha - Shkrimtar

Rudi Berisha - Shkrimtar Drejtor në Shtëpinë Botuese "Dardania", në Podujevë. Më 17 dhjetor 2024
Tel: (+383) 45 / 518 -265

"Jeta ka vlerë më të madhe për njeriun, por edhe malli (pasuria) është e dhimbshëm, kur keni punuar gjithë jetën, për një çast padrejtësisht, armiqësisht (armiqtë pushtues) ta djegin djersën tënde, është dhimbje. Por liria është më e madhe se pasuria, për liri ja vlen të vdiset"

Rudi Berisha

Më mirë i vetëm në udhëtim, se sa të ecësh së bashku me njerëz të gabuar. Ata që janë gabim në rrugën tuaj, ata nuk janë...
12/07/2026

Më mirë i vetëm në udhëtim, se sa të ecësh së bashku me njerëz të gabuar. Ata që janë gabim në rrugën tuaj, ata nuk janë në dobi tënde, as në dobi të vetës.

— Rudi Berisha

GJUHA E ËMBËL E DASHURISËSa e bukur është gjuha ime,Kur e mësova nga nëna e kohës,Nga lashtësia linda me gjuhën shqipe,K...
19/05/2026

GJUHA E ËMBËL E DASHURISË

Sa e bukur është gjuha ime,
Kur e mësova nga nëna e kohës,
Nga lashtësia linda me gjuhën shqipe,
Kur edhe dritës i thashë në shqip: “Ndriçomë!”

Po mundohen të ndalojnë rrezet e diellit,
Dhe bardhësinë e hënës, dhe udhët e mia,
Por kot e kanë armiqtë sllavë në tokë,
Se nuk shuhet drita që lindi nga Perëndia.

Kjo gjuhë e folur dhe e shkruar nga shqiptarët,
Dhe e krijuar në tokën mëmë të Shqipërisë sonë,
Sa shumë krajlë e gjakatarë janë munduar ta heshtin,
Por çdo herë veç më e ndritur dhe më lart është radhitur.

Të mallkuar qofshin të gjithë ata që na mohojnë
Gjuhën tonë të pastër të Perëndisë, gjuhën shqipe.
Sepse shqip kanë folur Aleksandri, Gjergji e Ademi,
Me këngën shqipe luftuan luftëtarët tanë për atdheun.

Të gjithë të bashkuar nën një qiell dhe nën një diell,
Gjuha shqipe të shkruhet në drunj, gurë dhe mbi dhe!
Në tokën ku lindi Dardania, Arbri dhe vetë shqiptari,
Aty të vuloset përjetësisht gjuha jonë shqipe, shqiptarisht.

––––––––––––––––––––––––––––––––


& &

🌿 Kur dhimbja të përqafon, merre si një sprovë të jetës, sepse ajo do të të bëjë më të fortë dhe më të përgatitur për je...
30/04/2026

🌿 Kur dhimbja të përqafon, merre si një sprovë të jetës, sepse ajo do të të bëjë më të fortë dhe më të përgatitur për jetën.

— Rudi Berisha

Një fjalë e vërtetë vlen më shumë se një libër i rremë. Andaj, bëhu libër i vërtetë nga fjalët e vërteta. 📖— Rudi Berish...
29/04/2026

Një fjalë e vërtetë vlen më shumë se një libër i rremë. Andaj, bëhu libër i vërtetë nga fjalët e vërteta. 📖

— Rudi Berisha

21/03/2026

Me miqtë, gjatë xhirimeve të filmit ‘Tradhtia e Gruas’ – Pjesa 10.” 🎬

Fama Films -

UDHA E MËRGIMTARIT - ME ËNDRRËN E LIRISË Naman Osmani është një poet i ndjeshëm dhe i përkushtuar, zëri i të cilit lind ...
11/02/2026

UDHA E MËRGIMTARIT - ME ËNDRRËN E LIRISË

Naman Osmani është një poet i ndjeshëm dhe i përkushtuar, zëri i të cilit lind nga përvoja e mërgimit dhe nga dashuria e pashuar për atdheun. Prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shpirti i tij poetik mbetet thellësisht i lidhur me tokën, gjuhën dhe kujtesën shqiptare.

Si mërgimtar, Osmani e ka shndërruar largësinë në varg dhe mallin në poezi. Librat e tij “Udha e Mërgimtarit” dhe “Me Ëndrrën e Lirisë” janë dëshmi artistike e një rruge të vështirë, por të mbushur me shpresë, sakrificë dhe dinjitet. Në to, poezia bëhet rrëfim i shpirtit të njeriut larg vendlindjes, një dialog i heshtur mes kujtimit dhe ëndrrës, mes dhimbjes dhe qëndresës.

Atdhetar në mendim dhe ndjenjë, Naman Osmani e sheh poezinë si mjet për të ruajtur identitetin, për të mos e harruar rrënjën dhe për ta mbajtur gjallë lidhjen me atdheun, edhe kur jeta e ka çuar larg tij. Vargjet e tij janë të thjeshta, por të ngarkuara me emocion, të sinqerta dhe të drejtpërdrejta, ashtu si rruga e mërgimtarit vetë.
Me krijimtarinë e tij, Naman Osmani dëshmon se mërgimi nuk e shuan dashurinë për atdheun, përkundrazi, e thellon dhe e kthen në fjalë që mbeten.

––––––––––––––––––––––––––––––––
Shtëpia Botuese “Dardania” – Podujevë
Drejtor: Rudi Berisha

E DREJTA E LIRISË: DRITA E SYRIT SHQIPTAR    ❤️ Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet ushtria më e lavdishme në ...
09/02/2026

E DREJTA E LIRISË: DRITA E SYRIT SHQIPTAR

❤️ Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet ushtria më e lavdishme në historinë tonë. Ajo e nxori popullin shqiptar të Kosovës dhe vetë Kosovën nga kthetrat pushtuese, pas shekujsh robërie.

-Por si është e mundur që të dënohen ata që dhanë gjithçka, që sakrifikuan dhe luftuan për lirinë, e të gjykohen nga të huajt dhe nga disa ish-struktura spiunazhi e bashkëpunëtorë, njerëz pa ndërgjegje, që për fat të keq flasin shqip?

>Të dashur shqiptarë, sot po tentohet që, në emër të drejtësisë, të dënohen krerët e UÇK-së dhe të njolloset vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe duhet të shpresojmë e të angazhohemi që të mos ndodhë.

Nëse dikush nga ju mendon se këta duhet të dënohen, atëherë ose nuk gjykon me mendje të kthjellët dhe ka rënë pre e propagandës, ose është i sh*tur te armiqtë tanë serbo-sllavë. Në çdo rast, ai nuk përfaqëson ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

“Po ju rikujtoj librin e titulluar Realiteti i ri, ku thuhet: ‘Do të tentohet të burgosen ushtarët, eprorët, komandantët dhe themeluesit e UÇK-së, për të ndërtuar një narrativë të rreme se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është dashur të ndodhë fare.’'

“Siç paralajmërohet në librin Realiteti i ri: ‘Synimi nuk është drejtësia, por përmbysja e së vërtetës historike – kriminalizimi i UÇK-së dhe mohimi i luftës për liri.’'

Ju lutem të gjithë ju që keni gjak shqiptari, mos u gëzoni për këtë dënim, sepse këtë dënim e dëshirojnë vetëm armiqtë tanë – serbët. Ata janë ata që i gëzohen dhe e duartrokasin këtë padrejtësi.

Por një gjë mos e harroni kurrë: ju që jeni kundër UÇK-së, jeni edhe kundër Kosovës. Qoftë edhe nëse vini nga gjaku ynë, me këtë qëndrim tregoni se jeni të humbur në mendje dhe të djallëzuar në shpirt. Fjala e shkruar, megjithatë, nuk harron kurrë dhe historia i mban shënimet e saj.

Një gjë duhet thënë saktë dhe troç: luftën nuk e bëri populli në tërësi, por e bëri një grup i vogël njerëzish, të cilët ishin dhe mbetën të shkëputur nga masa e popullit. Sepse po të ishte luftë e bërë nga populli, sot do të ishim të bashkuar, ashtu siç u bashkua dikur kombi në kërkim të lirimit të atdhetarit Avni Rustemi, i cili vrau tradhtarin e kombit, Esat Pashë Toptanin.

Kjo revoltë e zbehtë, ky mllef i munguar dhe këto duartrokitje të sotme të disa shtresave të shoqërisë sonë, vetëm sa po e dëshmojnë dhe po ma forcojnë bindjen se një pjesë e madhe e popullit paskësh qenë në kumari me Serbinë, me armiqtë tanë.
Andaj, është koha të reflektojmë, është koha të jemi zëri i së vërtetës, zëri i atdheut dhe i lirisë, dhe të jemi zëri i UÇK-së, ashtu siç ishte dikur zëri që vinte nga malet e Berishës – zëri i Kosovës.

Unë, nuk mund të mendoj dhe veproj ndryshe, jam i një trungu të Adem Jasharit, jam gjaku i Adem Demaçit dhe pasues i Zahir Pajazitit e nënshtrues i të vetmit Zot të Madh. Nëse do mendoja, shkruaja dhe veproja ndryshe, do të dënohesha nga Zoti, do të shkelsha mbi sakrificën e Dajës tim dhe mbi gjakun e dëshmorëve të kombit shqiptar, mbi gjakun e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë.

Por këtë liri po e gëzojnë edhe spiunët, tradhtarët e kombit shqiptarë. Ata ishin shumë, por janë ende shumë, ata po punojnë, ndërsa ne po ndahemi në ne dhe ata, po përçahemi dhe jemi bërë pikë e pesë. Ata po e shfrytëzojnë këtë hapësirë që të na godasin në vlerat më sublime që kemi ne shqiptarët në Kosovë, siç thotë një miku im, Nexhi, në Dritë të syrit mos me prek!

E UÇK-ja është dhe do të mbetet. Drita e syrit për të gjithë shqiptarët. E UÇK-ja janë ato figura që luftuan, që sakrifikuan dhe me pushkën dhe luftën e tyre sollën lirinë!




––––––––––––––––––––––––––––––––


& &

29/01/2026

Address

Rruga "Sadik Koliqi"
Podujevë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rudi Berisha - Shkrimtar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Rudi Berisha - Shkrimtar:

Shortcuts

Share

Category