19/06/2026
Bashkohuni me ne për një punëtori kreative pesëditore ku animacioni, fotografia dhe imagjinata bashkohen.🧜♀️
Pjesëmarrësit do të eksplorojnë hapësirën e festivalit përmes fotografisë dhe videos, duke kapur kënde interesante, tekstura, objekte dhe detaje të fshehura. Këto imazhe më pas do të bëhen baza për animacion stop-motion.
Duke përdorur plastelinë, prerje letre, vizatime, kolazh, ngjyra dhe një larmi materialesh kreative, pjesëmarrësit do t’i transformojnë fotografitë e tyre duke shtuar personazhe, krijesa dhe elemente në lëvizje. 📽️🎨
Grupmoshat: 10-15 vjeç
Forma e aplikimit nẽ vazhdim: https://forms.gle/qt1EUXgjNTRtS6xA7
Aplikimet e hapura deri me 3 korrik!
Udhëhequr nga:
Albana Hajdini me më shumë se pesë vite përvojë në animacion, ilustrim dhe rrëfim vizual, ajo ka punuar në një gamë të gjerë projektesh komerciale, edukative dhe kreative. Krahas praktikës së saj profesionale, ajo ka dhënë mësim në animacion dhe ilustrim përmes programeve në Bonevet, Project Genesis dhe Akademinë e Animacionit në Pejë.
Leonita Thaqi është animatore dhe artiste e efekteve vizuale nga Kosova. Ajo gjithashtu ka kontribuar në edukimin e animacionit përmes Festivalit Anibar, Project Genesis dhe Akademisë së Animacionit në Pejë. Leonita aktualisht punon si artiste e efekteve vizuale dhe kompozitimit dhe është themeluese e NMES Animation Studio