Kinema "Jusuf Gervalla"

Kinema "Jusuf Gervalla" Kinema "Jusuf Gërvalla" është kinemaja e vetme në qytetin e Pejës, aktive që nga viti 1955.

24/04/2026

House with a Voice vjen në Kinema Jusuf Gërvalla më 29 prill, duke filluar nga ora 19:00.

Filmi ndjek historinë e gjashtë burrneshave që, për arsye të ndryshme, kanë marrë rolin
shoqëror të burrave për t’i shpëtuar strukturave patriarkale, martesave të detyruara dhe për të
fituar liri personale. Përmes rrëfimeve intime, ato flasin për lirinë dhe shtypjen, sakrificën për
familjen dhe fuqinë për të sfiduar kufijtë gjinorë.

Filmi sfidon stereotipet dhe perceptimet mbi gjininë, duke e kthyer diskutimin përmbys dhe duke zgjeruar kuptimin tonë mbi jetën dhe kushtet universale të saj. Në thelb, ai ngre një pyetje të fortë: pse ato që konsiderohen si “femërore” vazhdojnë të vlerësohen më pak – dhe pse kjo mbetet një realitet global.

Pas shfaqjes, do të keni mundësinë të bashkëbisedoni me regjisoren Kristine Nrecaj.
Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Ambasada Gjermane në Kosovë, në kuadër të
Ditëve të Gjuhës Gjermane.

Për muajin prill, në kuadër të programit KinoDocs, vazhdojmë të sjellim përmbajtje edukative që trajton natyrën dhe mjed...
24/04/2026

Për muajin prill, në kuadër të programit KinoDocs, vazhdojmë të sjellim përmbajtje edukative që trajton natyrën dhe mjedisin përmes serisë Life on Our Planet, e cila përqendrohet në historinë evolucionare të
jetës komplekse në Tokë.

Kapitulli 1: Rregullat e Jetës

Evolucioni. Konkurrenca. Zhdukja masive. Tre rregulla themelore që kanë përcaktuar ngritjen dhe rënien e jetës në Tokë për më shumë se katër miliardë vjet.

Kapitulli 2: Kufiri i Parë

Për miliarda vite, toka në Tokë ishte e pabanueshme. Por në detra, grabitqarizmi krijoi kushtet që speciet të lulëzonin, si para ashtu edhe pas dy zhdukjeve masive.

Hyrja është falas.

Mos e humbisni këtë shfaqje edukative, e dedikuar për të gjithë të apasionuarit pas historisë së Tokës!

Shihemi në film 🎬

23/04/2026

Më 14 tetor 2014, dy vendet e Evropës Lindore, Shqipëria dhe Serbia, u përballën në fushën e futbollit në kryeqytetin serb, Beograd. Me tifozët shqiptarë që nuk u lejuan të merrnin pjesë në ndeshje për shkak të shqetësimeve të supozuara për sigurinë, stadiumi i mbushur me tifozë serbë jehoi me thirrje raciste dhe kërcënime me vdekje. Tensionet arritën kulmin kur një dron që mbante një flamur shqiptar fluturoi mbi lojtarët dhe zbriti në fushë. Të zemëruar, tifozët hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët shqiptarë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej. Një histori e tensioneve politike, luftës dhe sportit eksplorohet teksa ndjekim rrugëtimin e kombëtares shqiptare në paraqitjen e saj të parë në një turne madhor.

Filmi do të shfaqet në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” më 27 prill, duke filluar nga ora 19:00.

Shfaqja realizohet në bashkëpunim me Dokufest.
Hyrja eshte falas

20/04/2026

Filmi “KARMA” në Kinemanë Jusuf Gërvalla më 22 prill, duke filluar nga ora 19:00.

Tre miq ribashkohen pas vitesh dhe vendosin të sfidojnë fatin përmes një plani absurd. Por, një seri vendimesh të nxituara e kthen rrugëtimin e tyre në një përzierje mes komikes dhe dramës, ku çdo hap i çon më afër pasojave të pashmangshme. Në fund, secili prej tyre përballet me një të vërtetë të thjeshtë: fati nuk manipulohet pa u kthyer kundër teje.

Rolet Kryesore: Agron Shala, Labinot Lajçi, Agron Krasniqi, Xhemi Agaj, Vedat Haxhiislami, Ilir Prapashtica, Kumrije Hoxha, Melihate Qena
Regjia dhe Skenari: Esat Fejza
Producentja: Edona Keçmezi
Kohëzgjatja: 87 min

Hyrja: 3€

Biletat mund t’i gjeni çdo ditë pune në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

Për muajin prill, në kuadër të programit KinoDocs, vazhdojmë të sjellim përmbajtje edukative që trajton natyrën dhe mjed...
17/04/2026

Për muajin prill, në kuadër të programit KinoDocs, vazhdojmë të sjellim përmbajtje edukative që trajton natyrën dhe mjedisin përmes serisë Life on Our Planet, e cila përqendrohet në historinë evolucionare të jetës komplekse në Tokë.

Me datë 21 prill, duke filluar prej orës 19:00, do të sjellim episodet:

In the Shadow of Giants
Formimi i kontinenteve me mjedise të ndryshme mundësoi një shpërthim të biodiversitetit — duke përshpejtuar evoluimin e dinosaurëve gjigantë.

Out of the Ashes
Dinosaurët u zhdukën pas goditjes së një asteroidi katastrofik. Nga hiri i kësaj ngjarjeje, zogjtë u rishpikën dhe u shndërruan në një “dinasti” me mbi 10,000 specie.

Hyrja eshte falas
Mos e humbisni këtë shfaqje edukative dedikuar apasionantëve të historisë tokësore!

Shihemi te Filmi

“Total Trust” vjen në Kinemanë Jusuf Gërvalla më 20 prill, duke filluar nga ora 19:00.Një dokumentar që zbulon realiteti...
17/04/2026

“Total Trust” vjen në Kinemanë Jusuf Gërvalla më 20 prill, duke filluar nga ora 19:00.

Një dokumentar që zbulon realitetin e një sistemi te mbikëqyrjes totale në Kinë, ku aktivistët përballen me kontroll ekstrem, ndërsa edhe jeta e qytetarëve të zakonshëm monitorohet dhe vlerësohet vazhdimisht.

Shfaqja realizohet në bashkëpunim me Dokufest.
Hyrja eshte falas

Shihemi te filmi.

14/04/2026

Pas më shumë se 20 vitesh, gazetari britanik Julius Strauss rikthehet në Kosovë për t’u përballur me një histori që nuk e ka lënë kurrë pas.

Ai ribashkohet me Besnik Deliun, dikur një fëmijë pesëvjeçar që i mbijetoi një masakre ku humbi 23 anëtarë të familjes së tij.

“Kthimi në Kosovë” është një dokumentar mbi kujtesën, traumën dhe nevojën për t’u përballur me të kaluarën.

📍 Kinemaja Jusuf Gërvalla
📅 16 Prill
🕖 19:00
🎟️ Hyrja falas

Shihemi te filmi!

14/04/2026

Të mërkurën, me 15 prill, do të shfaqim filmin 'Ernest & Celestine: A Trip to Gibberitia' dedikuar filmdashësve të vegjël.✨

Me regjinë e Jean-Christophe Roger dhe Julien Chheng, 'Ernest & Celestine: A Trip to Gibberitia' tregon miqësinë simpatike mes një miusheje dhe një ariu muzikant. Kur Ernestit i prishet violina e tij e çmuar, i vetmi vend ku mund ta ripatoj është Gibberitia, toka e arinjve që ai e ka braktisur prej kohësh. Por Gibberitia nuk është ashtu si ai e mbante mend...

Kohëzgjatja: 1h20m

Kjo shfaqje mundësohet përmes bashkëpunimit me Institutin Francez dhe Ambasadën Franceze në Kosovë!

Mirëpresim të vegjlit dhe të rriturit për këtë animacion të metrazhit të gjatë që nuk duhet humbur!💗

Hyrja pa pagesë!

13/04/2026

Nesër me 14 prill, nga ora 19.00, në Kinema 'Jusuf Gërvalla' do të shfaqet episodi 'Invaders of Land' i mini-serialit dokumentar, 'Life on Our Planet'. 🦕

🦠I prodhuar ekzekutivisht nga Steven Spielberg dhe i narruar nga Morgan Freeman, seriali përqendrohet në historinë evolucionare të jetës komplekse në Tokë.

'Invaders of Land' tregon momentin kur jeta del nga uji dhe pushton tokën. Nga organizma të thjeshtë te amfibët e parë dhe më pas zvarranikët, episodi ndjek evolucionin që bëri të mundur jetën në tokë. Një hap i madh që ndryshoi historinë e planetit dhe hapi rrugën për botën që njohim sot.🌱

Mos e humbisni këtë shfaqje edukative dedikuar apasionantëve të historisë tokësore!

Ende me energjinë e mbrëmshme!💥Peter Pan Quartet na dhuroi një natë fantastike e të paharrueshme. Faleminderit të gjithë...
12/04/2026

Ende me energjinë e mbrëmshme!💥

Peter Pan Quartet na dhuroi një natë fantastike e të paharrueshme. Faleminderit të gjithëve!

Nuk e lëmë me kaq, bëhuni gati për ngjarjet e radhës! ❤️‍🔥

Programi i muajit prill në Kinema Jusuf Gërvalla 🎬Gjatë muajit prill, Kinema Jusuf Gërvalla sjell një program të larmish...
07/04/2026

Programi i muajit prill në Kinema Jusuf Gërvalla 🎬

Gjatë muajit prill, Kinema Jusuf Gërvalla sjell një program të larmishëm që ndërthur filmin, diskutimin dhe aktivitetet komunitare.

Në kuadër të programeve tona të rregullta si KinoDocs, Kino Klubi, Kinemaja Franceze dhe Kinemaja Kombëtare, këtë muaj do të keni mundësi të ndiqni filma të përzgjedhur nga kinematografi të ndryshme, dokumentarë, si dhe shfaqje që hapin hapësirë për reflektim dhe diskutim.

Programi i prillit ndërtohet mbi idenë e kinemasë si hapësirë e përbashkët – një vend ku filmi nuk shikohet vetëm, por edhe përjetohet dhe diskutohet bashkë.

Përveç shfaqjeve të rregullta, gjatë muajit do të ketë edhe evente dhe bashkëpunime të veçanta që synojnë me e afru publikun edhe ma shumë me hapësirën dhe programin e kinemasë.

Shfletoni programin e plotë dhe zgjedhni aktivitetet që ju përshtaten.

Shihemi te Filmi🎬

Address

Pejë
30000

Opening Hours

Monday 10:00 - 17:00
Tuesday 10:00 - 17:00
Wednesday 10:00 - 17:00
Thursday 10:00 - 17:00
Friday 10:00 - 17:00

Telephone

+38338749235

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kinema "Jusuf Gervalla" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Kinema "Jusuf Gervalla":

Share

Category