21/10/2026
MitroRun 2026 ishte një tjetër dëshmi se kur bashkohemi rreth një ideje, mund të bëjmë gjëra të mira për qytetin tonë. 💚
Si organizatë që punon për komunitetin, 7Arte beson se qyteti zhvillohet edhe përmes aktiviteteve që na bashkojnë, na bëjnë më aktivë dhe krijojnë mundësi për të gjithë.
Faleminderit Korporatës Rugove, Ministrisë së Sportit, Komunës së Mitrovicës, të gjithë sponsorëve, partnerëve, vullnetarëve dhe secilit që kontribuoi në realizimin e MitroRun 2026.
800 pjesëmarrës sivjet dhe ky është vetëm fillimi. Shihemi vitin tjetër! 🏃♂️💚