Galeria "Kadri Kadriu"

Galeria "Kadri Kadriu" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Galeria "Kadri Kadriu", Umělecká galerie, Kroi i Vitakut, Mitrovica.

Sot shënojmë 27-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit dhe piktorit Kadri Kadriu, një figurë që la gjurmë të thella në hi...
11/03/2026

Sot shënojmë 27-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit dhe piktorit Kadri Kadriu, një figurë që la gjurmë të thella në historinë dhe kulturën tonë kombëtare.

Kadri Kadriu ishte më shumë se një artist. Ai ishte një njeri që përmes artit dhe veprës së tij i dha zë shpirtit të popullit të vet. Pikturat e tij bartnin mesazhe të fuqishme për identitetin, sakrificën dhe dashurinë për atdheun, duke reflektuar kohën dhe sfidat që përjetoi populli ynë.

Përveç talentit të jashtëzakonshëm artistik, ai u dallua edhe për përkushtimin dhe guximin e tij në momentet më të vështira për vendin. Emri i tij mbetet simbol i kulturës, rezistencës dhe krenarisë kombëtare.

Sot, në këtë përvjetor, ne e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje veprën dhe sakrificën e tij. Trashëgimia që ai la pas vazhdon të jetojë përmes artit, kujtesës kolektive dhe brezave që frymëzohen nga rruga e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Kadri Kadriut.
Kujtimi i tij do të mbetet përherë i gjallë.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰Kosova është më shumë se një shtet — është identitet, sakrificë dhe shpresë....
17/02/2026

Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰
Kosova është më shumë se një shtet — është identitet, sakrificë dhe shpresë.
Sot nderojmë të kaluarën, jetojmë të tashmen dhe besojmë në të ardhmen.
OJQ “Kadri Kadriu” qëndron përkrah vlerave të lirisë, unitetit dhe zhvillimit shoqëror.
Le të ecim përpara së bashku, me dinjitet dhe krenari.
Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! 🇽🇰

18/12/2025
15/12/2025

Ju ftojmë në një mbrëmje muzikore në një ambient të veçantë.
Një hapësirë ku muzika dëgjohet nga afër, ku emocionet ndahen dhe momentet përjetohen bashkë.

🎶
Ejani për një mbrëmje plot muzikë dhe ndjesi të bukura.
Ju presim me kënaqësi

🇦🇱 Sot kujtojmë 70-vjetorin e lindjes së Heroit  Kombëtar Adem Jashari(28.11.1955 – 28.11.2025)Figura e tij mbetet simbo...
28/11/2025

🇦🇱 Sot kujtojmë 70-vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar Adem Jashari
(28.11.1955 – 28.11.2025)

Figura e tij mbetet simbol i sakrificës, lirisë dhe qëndresës shqiptare.
Adem Jashari nuk është vetëm histori – ai është frymëzim për çdo brez, dëshmi e pathyeshmërisë së popullit tonë dhe shembulli më i pastër i dashurisë për atdheun.

Në këtë ditë të shenjtë për kombin, përulemi me respekt para veprës së tij dhe gjithë familjes Jashari, që dhanë gjithçka për lirinë tonë.

Lavdi e përjetshme Heroit Kombëtar Adem Jashari!
Lavdi Familjes Jashari! 🇦🇱

OJQ Kadri Kadriu

🇦🇱 Gëzuar Festën e Flamurit dhe Pavarësisë! 🇦🇱28 Nëntori është dita e krenarisë sonë kombëtare, dita kur nderojmë të kal...
28/11/2025

🇦🇱 Gëzuar Festën e Flamurit dhe Pavarësisë! 🇦🇱
28 Nëntori është dita e krenarisë sonë kombëtare, dita kur nderojmë të kaluarën, sakrificat, heronjtë dhe rrugën e gjatë drejt lirisë.

Sot, ne në OJQ Kadri Kadriu kujtojmë me respekt veprën e heronjve tanë dhe punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë për rininë dhe komunitetin tonë.
Le të bashkohemi me zemër e shpirt për të ruajtur vlerat, kulturën dhe identitetin tonë shqiptar. ❤️🤍🖤

🇦🇱 Urime 28 Nëntori!
Me nderime,
OJQ Kadri Kadriu

Një pjesë nga Ekspozita e Art Terapisë /Ojq Kadri Kadriu në  Galerin “Kadri Kadriu” – Mitrovicë VerioreMbështetur nga Mi...
15/11/2025

Një pjesë nga Ekspozita e Art Terapisë /Ojq Kadri Kadriu në Galerin “Kadri Kadriu” – Mitrovicë Veriore
Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS

Sot dëshirojmë të ndajmë disa momente dhe punime të veçanta nga ekspozita e Art Terapisë, në kuader te projektit “The North Unites Us “ nga Ojq Kadri Kadriu një aktivitet i rëndësishëm që u realizua falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), bashkëpunimit me Qendren Burimore Nëna Terezë/Mitrovice

Këto punime janë realizuar me shumë dashuri, kreativitet dhe përkushtim nga fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta, të cilët gjatë sesioneve patën mundësi të shprehin emocionet dhe identitetin e tyre përmes artit.

Çdo vepër e paraqitur në ekspozitë është unike dhe bart brenda vetes histori, ndjenja dhe shpirtin krijues të pjesëmarrësve. Ato përfaqësojnë guximin për të eksperimentuar me ngjyra, formë, teksturë dhe për të komunikuar pa fjalë – përmes artit.

Punimet e tyre, siç i shihni në fotografi, janë shndërruar gjithashtu në bluza dhe çanta artizanale, një mënyrë për t’i bërë krijimet e tyre të pavdekshme, për t’i motivuar dhe për t’u dhënë atyre krenari të merituar për punën që kanë bërë.

Ky aktivitet është zhvilluar në një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ku qëllimi kryesor ishte:
Zhvillimi emocional
Rritja e vetëbesimit
Nxitja e imagjinatës dhe kreativitetit me femije e te rinj me nevoja te veqanta
Përfshirja sociale dhe bashkëpunimi

Falënderojmë Qendrën Burimore ‘Nënë Tereza’ me drejtor Z.Skender Avdiu , dhe gjithe stafit per perkushtimin dhe bashkepunimin ,trajneren e artit Znj.Vjosa Baruti , psikologun Z.Labinot Dervishaj.
Një falënderim shkon për kuratorin e ekspozitës për punën profesionale dhe kujdesin në organizim Z.Imbar Kadriu.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që na u bashkuan sot dhe mbështesin misionin tonë për një komunitet më të lidhur, më kreativ dhe më gjithëpërfshirës.

Falënderojmë të gjithë, prindërit, vullnetarët, trajnerët dhe bashkëpunëtorët tanë të çmuar për mbështetjen dhe përkushtimin.

📅 Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorë deri më datë 30 nëntor 2025.
Ju mirëpresim të gjithë që të vizitoni punimet dhe të mbështesni kreativitetin e fëmijëve dhe të rinjve!

Së bashku po ndërtojmë një komunitet më të bashkuar, më të dashur dhe më kreativ. ❤️

Aktivitet në kuadër të projektit “The north Unites us ”/Art Terapi Sot mbajtëm një tjeter aktivitet të veçantë në Qendrë...
12/11/2025

Aktivitet në kuadër të projektit “The north Unites us ”/Art Terapi

Sot mbajtëm një tjeter aktivitet të veçantë në Qendrën Burimore “Nëna Terezë”, ku fëmijët patën mundësinë të shprehin emocionet e tyre përmes artit dhe krijimtarisë.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “The North Unites Us ”Art Terapi , që synon të nxisë zhvillimin emocional, social dhe kreativ të fëmijëve e te rinjeve me nevoja te veqanta përmes artit.

Falënderim i veçantë për stafin e qendrës dhe vullnetarët tanë për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme! 💚

Sot zhvilluam me sukses aktivitetin  të Art Terapisë brenda projektit tonë “The North Unites Us” në Galerinë “Kadri Kadr...
05/11/2025

Sot zhvilluam me sukses aktivitetin të Art Terapisë brenda projektit tonë “The North Unites Us” në Galerinë “Kadri Kadriu” (Mitrovicë Veriore). Qëllimi i ditës ishte t’i ofronim fëmijëve dhe të rinjve me nevoja te veqanta një hapësirë të sigurt për të eksploruar emocionet dhe talentet e tyre përmes pikturës dhe teknikave kreative.
Aktiviteti përfshiu:
• Ushtrime pikture dhe printimi me dorë;
• Udhëzime dhe mbështetje nga trajnerë/vullnetarë;
• Hapësirë për tregim dhe ndarje për përvojat personale.
Faleminderit Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen dhe Qendrës “Nënë Tereza” për bashkëpunim. Faleminderit edhe ekipit të vullnetarëve dhe familjeve të fëmijëve. Presim me padurim sesionet e ardhshme! 💙🎨

🤝 Nënshkrimi i Memorandumit të BashkëpunimitSot me date 15/10/2025,OJQ “Kadri Kadriu” dhe Qendra Burimore “Nëna Terezë” ...
15/10/2025

🤝 Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit

Sot me date 15/10/2025,OJQ “Kadri Kadriu” dhe Qendra Burimore “Nëna Terezë” – Mitrovicë, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit në kuadër të projektit “The North Unites Us”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Ky bashkëpunim ka për qëllim zhvillimin e aktivitetit “Art Terapi”, i cili do të ofrojë mundësi kreative dhe zhvillimore për femijet me nevoja te veqanta, përmes artit, ngjyrave dhe emocioneve pozitive, i gjithe ky aktivitet do zhvillohet ne Galerin Kadri Kadriu /Mitrovice Veriore

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimeve të qëndrueshme përmes artit dhe komunitetit.

Dashni n'Veri Q.K."Kadri Kadriu"-Mitrovice Veriore , 11.03.2025 ora 13:00 Akademi perkujtimore Heroi i Kosoves Kadri (Ha...
09/03/2025

Dashni n'Veri

Q.K."Kadri Kadriu"-Mitrovice Veriore ,
11.03.2025 ora 13:00

Akademi perkujtimore

Heroi i Kosoves
Kadri (Hajriz) Kadriu
"I pamposhtur ne kohe"

Address

Kroi I Vitakut
Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Galeria "Kadri Kadriu" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share