11/10/2024
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Kompania NITA PACK SHPK, që merret me prodhimin e paketimeve nga kartoni, shpall konkurs për plotësimin e dy vendeve të lira pune. Jemi në kërkim të punëtorëve të dedikuar dhe të përgjegjshëm për t'u bashkuar me ekipin tonë në sektorin e prodhimit.
Pozita: Punëtor/e në prodhimin e paketimeve nga kartoni
Numri i pozitave: 2
Lokacioni: Rr. "Adem Jashari" - Malisheve.
Kualifikimet dhe kërkesat:
Të jetë person madhor.
Përvoja në industri është përparësi, por jo e domosdoshme (ofrohet trajnim në vendin e punës)
Të ketë aftësi për të punuar në ekip dhe të jetë i përkushtuar ne pune.
Përparësi kanë femrat, por inkurajohen të gjithë të aplikojnë
*Fleksibilitet në oraret e punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgatitja dhe montimi i paketimeve nga kartoni.
Mbajtja e një ambienti të pastër dhe të organizuar pune
Ne ofrojmë:
*Pagë konkuruese
*Mundësi zhvillimi profesional
*Ambient pune të sigurt dhe miqësor
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur te kontaktojne ne numrin e tel ose whatsupp +38349814360