27/07/2026
Sqarim për opinionin publik dhe mediat nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” – Drenas
Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të mediave,
Dëshirojmë të sqarojmë se mbrëmë është realizuar koncerti i këngëtarit të mirënjohur Labinot Rexha. Edhe pse kushtet atmosferike ishin të papërshtatshme për shkak të erës së fortë, artisti, me vullnet të plotë dhe në shenjë respekti ndaj publikut që vazhdonte të qëndronte në shesh, vendosi të dalë dhe të performojë.
Lajmet që qarkullojnë se koncerti ka dështuar nuk janë të vërteta. Është e saktë që kushtet e pafavorshme atmosferike ndikuan në largimin e një pjese të publikut, megjithatë koncerti u mbajt dhe u përmbyll deri në fund nga artisti, për çka i jemi jashtëzakonisht mirënjohës.
Në momentin që kushtet atmosferike të përmirësohen, organizatorët do të shqyrtojnë mundësinë që Labinot Rexha të rikthehet sërish për një performancë tjetër për publikun.
Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe praninë tuaj të vazhdueshme, edhe në kushte jo të favorshme, duke e bërë këtë festival një nga ngjarjet më atraktive të momentit.
Me respekt,Organizatorët e Festivalit“Muaji i Mërgatës” – Drenas