Teatri i Qytetit - Gjilan

Teatri i Qytetit - Gjilan 🎭 Teatri i Qytetit të Gjilanit – teatër publik i financuar nga Komuna e Gjilanit.

Skena jonë ndriçon me shfaqje që sjellin inovacion, emocion dhe histori që mbesin gjatë.

⭐️⭐️⭐️TEATRI MAGJIK I FËMIJËVE ⭐️⭐️⭐️🎭 PREMIERË NË TEATRIN E GJILANIT 🎭🐜🦗 “GJINKALLAT DHE MILINGONAT”Një rrëfim i dashur...
29/05/2026

⭐️⭐️⭐️TEATRI MAGJIK I FËMIJËVE ⭐️⭐️⭐️

🎭 PREMIERË NË TEATRIN E GJILANIT 🎭

🐜🦗 “GJINKALLAT DHE MILINGONAT”

Një rrëfim i dashur për fëmijë që vjen në skenë me humor, muzikë, ngjyra dhe shumë energji.

Përmes aventurës së gjinkallave dhe milingonave, shfaqja sjell një histori mbi miqësinë, punën, përgjegjësinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit.

🎟 Ju mirëpresim nesër, e shtunë, 12:00h, në Teatrin e Gjilanit për të ndarë së bashku magjinë e teatrit! 🌟🎭

Autore: Sonila Kapidani
Regjisor: Shkelzen Berisha

Shfaqja është produksion i Teatrit të Gjilanit në bashkëpunim me shkollën "Hello".

Fotot: Bajrush Ahmeti

🎭 PREMIERËTEATRI MAGJIK I FËMIJËVE“Gjinkallat dhe Milingonat” bazuar në fabulën e EzopitAutore: Sonila KapidaniRegjisor:...
26/05/2026

🎭 PREMIERË
TEATRI MAGJIK I FËMIJËVE
“Gjinkallat dhe Milingonat” bazuar në fabulën e Ezopit
Autore: Sonila Kapidani
Regjisor: Shkelzen Berisha

📍 Teatri i Gjilanit
🗓 30 Maj | 🕛 Ora 12:00

Një shfaqje plot muzikë, vallëzim, humor dhe imagjinatë, që sjell në skenë fabulën e njohur të Ezopit në një formë moderne dhe magjike për fëmijët.

Mes këngëve, koreografisë dhe aventurave të gjinkallave e milingonave, shfaqja përcjell me ngrohtësi vlerën e punës, miqësisë, bashkëpunimit dhe ekuilibrit mes argëtimit dhe përgjegjësisë.

Shfaqja është produksion i Teatrit të Gjilanit në bashkëpunim me Shkollën "Hello"

Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt n'Teatrin e Gjilanit

🎭✨SONTE | E HËNË | Kabare 1999” | Ora 20:00📍në Teatrin e Gjilanit🎶 “Kabare 1999” rikthehet sonte me atmosferën e veçantë...
25/05/2026

🎭✨SONTE | E HËNË | Kabare 1999” | Ora 20:00
📍në Teatrin e Gjilanit

🎶 “Kabare 1999” rikthehet sonte me atmosferën e veçantë, me këngë, humor, ironi, emocione dhe net që duken si festë… por fshehin shumë më tepër.

🍷 Një mbrëmje teatri që lëviz mes nostalgjisë dhe realitetit.
Një skenë ku qeshja dhe dhimbja ulen në të njëjtën tavolinë.

🎬 Regjia: Zana Hoxha
🤝 Bashkëprodhim i Artpolis dhe Teatri i Gjilanit

🚪✨ Sonte, dera e kabaresë hapet përsëri.
A je gati të hysh?

Rezervo tavolinën tënde në 045 222 525 ose drejtpërdrejt n'Teatrin e Gjilanit.

Ju mirëpresim sepse:

"...jeta është KABAREEEEE"

Rikthehet “Kabare 1999”Të hënën, nga ora 20:00, skena e Teatrit të Gjilanit rikthen atmosferën e veçantë të shfaqjes "Ka...
23/05/2026

Rikthehet “Kabare 1999”

Të hënën, nga ora 20:00, skena e Teatrit të Gjilanit rikthen atmosferën e veçantë të shfaqjes "Kabare 1999”, me regji të Zana Hoxha

“Kabare 1999” sjell një atmosferë ku muzika, kujtesa, ironia dhe realiteti i pasluftës përzihen në një natë teatri që lë gjurmë.

E vendosur në Kosovën e vitit 1999, shfaqja ndërton një kabare ku personazhet kërkojnë dritë mes kaosit, frikës dhe ëndrrave të një kohe që vazhdon të jehojë edhe sot.

Një bashkëprodhim i Teatri i Gjilanit dhe Artpolis.

📍 Teatri i Gjilanit
🗓 E hënë
🕗 Ora 20:00
🎫 Biletat në 045 222 525

🎭 SONTE, E PREMTE, NË GJILAN | ORA 20:00Produksioni i Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren, “PYLLI” vjen sonte në skenën e Te...
22/05/2026

🎭 SONTE, E PREMTE, NË GJILAN | ORA 20:00

Produksioni i Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren, “PYLLI” vjen sonte në skenën e Teatri i Qytetit – Gjilan.

Shfaqja ndjek historinë e Pierre, një mjek i suksesshëm, bashkëshort dhe baba, jeta e të cilit duket e qetë dhe e rregullt por një marrëdhënie jashtëmartesore fillon të tronditë balancën mes familjes, karrierës dhe dëshirës, duke e çuar personazhin në një labirint gënjeshtrash ku kufiri mes së vërtetës dhe iluzionit bëhet gjithnjë e më i paqartë.

Autor: Florian Zeller
Regjisor: Erson Zymberi

Aktorë: Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyçi, Hajat Toçilla, Alban Krasniqi, Era Balaj – Liridona Shehu, Rifat Smani, Alban Morina, Zana Duraku dhe Alban Çela.

Skenograf: Bekim Korça, Kostumografe: Njomza Luci, Koreograf: Gjergj Prevazi, Muzika: Tomor Kuçi, Dizajni i dritave: Yann Perregaux, Maskat: Dori Ukimeri, Audio: Flamur Krasniqi

📍 Sonte, e premte | Ora 20:00
🎟️ Teatri i Gjilanit

Ju mirëpresim ❤️

🎭 SHFAQJA E PRIZRENIT VJEN NË GJILANProduksioni i Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren, “PYLLI” nga Florian Zeller, vjen kët...
20/05/2026

🎭 SHFAQJA E PRIZRENIT VJEN NË GJILAN

Produksioni i Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren, “PYLLI” nga Florian Zeller, vjen këtë të premte në Teatrin e Gjilanit.

Një dramë bashkëkohore, intensive dhe tronditëse, ku realiteti fillon të fragmentohet dhe personazhet humbasin orientimin mes dëshirave, frikërave dhe iluzioneve të tyre.

Aktorë: Xhevdet Doda, Beslidhje Bytyçi, Hajat Toçilla, Alban Krasniqi, Era Balaj – Liridona Shehu, Rifat Smani, Alban Morina, Zana Duraku, Alban Çela

Regjia: Erson Zymberi
Skenografia: Bekim Korça
Kostumografia: Njomëza Luci
Muzika: Tomor Kuçi
Dizajni i dritave: Yann Perregaux
Koreografia: Gjergj Prevazi
Përkthimi: Shkelzen Berisha

Producent: Burim Mustafa

📍 Teatri i Gjilanit
🗓 E premte, 22 maj,
🕗 Ora 20:00

🎟 Rezervime: 045 222 525

🎭Një nga dramat më të fuqishme të Florian Zeller vjen në Teatrin e Gjilanit vetëm për një natë.PYLLI është një udhëtim i...
19/05/2026

🎭Një nga dramat më të fuqishme të Florian Zeller vjen në Teatrin e Gjilanit vetëm për një natë.

PYLLI është një udhëtim i errët dhe emocional mbi tradhtinë, dëshirën, frikën dhe humbjen e vetes brenda marrëdhënieve njerëzore.

📍 E premte, 22 Maj | 20:00 | Teatri i Gjilanit

🎟 Rezervimet: 045 222 525 ose drejtpërdrejt n'Teatrin e Gjilanit

Nesër, e hënë, 18 maj, nga ora 20:00 vjen komedia “9 Shpirtra”, një shfaqje mysafire, pjesë e një bashkëpunimi mes aktor...
17/05/2026

Nesër, e hënë, 18 maj, nga ora 20:00 vjen komedia “9 Shpirtra”, një shfaqje mysafire, pjesë e një bashkëpunimi mes aktorëve të Teatrit "Adriana" nga Kosova dhe Turqisë. Shfaqja vjen para publikut gjilanas me një natë plot humor të zi, absurditet dhe emocione.

Një burrë që tenton ta vrasë gruan e tij për t’i ikur martesës… por ajo mbijeton gjithmonë. Sa jetë ka një grua kur vendos të mos dorëzohet?

MOS E HUMBISNI

Biletat në + 383 45 222 525

Regjia: Ali Volkan Çetinkaya
Teksti: Tayfun Türkilli
Ko-Producente: Gresë Gashi

Luajnë: Mevlan Saraçi, Gresë Gashi, Teuta Krasniqi, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Dashuri Rexhepi

" 9 Shpirtra” është një komedi e zezë që rrëfen historinë e një çifti të mbërthyer brenda një martese toksike, ku dashuria, urrejtja dhe absurdi përzihen vazhdimisht me njëra-tjetrën. Në përpjekje për t’i shpëtuar jetës që e ndjen si burg, burri tenton vazhdimisht ta vrasë gruan e tij — por ajo mbijeton çdo herë, sikur të kishte nëntë shpirtra.

Shfaqja "PYLLI” vjen më 22 Maj në Teatrin e Gjilanit.Produksioni i Teatrit "Bekim Fehmiu", me regji nga Erson Zymberi, s...
16/05/2026

Shfaqja "PYLLI” vjen më 22 Maj në Teatrin e Gjilanit.

Produksioni i Teatrit "Bekim Fehmiu", me regji nga Erson Zymberi, sjell në skenë një nga dramat më tronditëse të Florian Zeller, një histori ku dashuria, tradhtia dhe dëshirat e fshehura humbin mes errësirës së marrëdhënieve njerëzore.

Me një atmosferë intensive dhe estetikë të veçantë skenike, “PYLLI” është një përvojë teatrale që sfidon publikun dhe lë gjurmë edhe pasi shfaqja përfundon.

Mos e humbni | rekomandohet fuqishëm

📍 22 Maj | Ora 8.00 pm
🎭 Teatri i Gjilanit

Rezervoni me kohë.

Për bileta thirrni në +383 45 222 525 ose drejtpërdrejt n'Teatrin e Gjilanit.

🎭 EDHE SONTE NË TEATRIN E GJILANIT Një nga dramat më provokuese të teatrit bashkëkohor vjen edhe sonte në skenën e teatr...
16/05/2026

🎭 EDHE SONTE NË TEATRIN E GJILANIT

Një nga dramat më provokuese të teatrit bashkëkohor vjen edhe sonte në skenën e teatrit tonë.

“Kush është Silvia?”
Sipas veprës “The Goat, or Who is Sylvia?” nga Edward Albee, regjia Fatmir Hyseni

Një shfaqje që trazon kufijtë e moralit, dashurisë dhe familjes, duke e vendosur publikun përballë pyetjeve të pakëndshme nga të cilat nuk mund të ikësh.

🕗 Sonte | Ora 20:00
📍 Teatri i Qytetit – Gjilan
🎫 Biletat në +383 45 222 525 ose drejtpërdrejt në Teatrin e Gjilanit

Produksion nga Teatri Adriana - Ferizaj dhe Fatmir Hyseni

Address

Sheshi "Agim Ramadani"
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
17:00 - 22:00
Tuesday 07:00 - 16:00
17:00 - 22:00
Wednesday 07:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00
17:00 - 22:00
Saturday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri i Qytetit - Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share