Ditët e Shqiptarit

Ditët e Shqiptarit Festivali i Kulturës Shqiptare
🗓️ 17 Korrik - 09 Gusht 2026
📍 Gjakovë

JV Distillery është një biznes familjar, i udhëhequr nga Vjollca Vokshi, së bashku me bashkëshortin e saj, Januz Vokshi,...
14/08/2026

JV Distillery është një biznes familjar, i udhëhequr nga Vjollca Vokshi, së bashku me bashkëshortin e saj, Januz Vokshi, dhe familjen, të cilët me përkushtim punojnë për ta zhvilluar dhe përcjellë këtë traditë familjare. Biznesi ynë synon gjithashtu të fuqizojë gratë në role udhëheqëse dhe të promovojë barazinë në sipërmarrje. Bashkëpunimi me fermerët lokalë, ruajtja e proceseve artizanale dhe hapja e dyerve për vizitorët që duan të njohin nga afër punën tonë janë pjesë e rëndësishme e misionit tonë.

El Creatif u hap ne 2017, kemi nis me kravata te bera nga materialet e trasheguara nga familja me tekstura qe datojne qysh nga vitet e 60ta. Pjesa ne panair ka pas fokus te jelekat me motivet e festivalit qe gjithashtu origjinen e kane pasur nga qilimat qe i kemi shume te perdorura ne Gjakove qysh moti. Kurse me ELGastro jane punuar jelekat qe kane nisur te veshen edhe ne fushen e gastronomise me stil te pershtatur me lokalin, sic edhe kane qene te pershtatur me logon e festivalit. Cka na vecon neve si biznes, eshte kualiteti i produkteve tona qe e kemi primar para se gjithash.

Biznesi im është i përkushtuar në ruajtjen, punimin dhe promovimin e veshjeve tradicionale shqiptare. Kjo veprimtari ka filluar rreth 20 vite më parë, me shumë pasion, përkushtim dhe dashuri për traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Gjatë këtyre viteve, puna jonë është rritur dhe zhvilluar, duke ruajtur me kujdes elementet autentike të veshjeve tradicionale dhe duke i përcjellë ato brez pas brezi. Për ne, çdo veshje nuk është vetëm një punim artizanal, por një pjesë e historisë, identitetit dhe trashëgimisë shqiptare. Pas 20 vitesh pune, vazhdojmë me të njëjtin përkushtim për ta mbajtur gjallë këtë traditë dhe për t’ua ofruar brezave të rinj me krenari dhe respekt.

Kodra Çabratit është e përkushtuar ndaj kultivimit të rrush*t dhe prodhimit të verës së kuqe me cilësi të lartë. Çdo vjelje kryhet me kujdes për të ruajtur shijen autentike dhe aromën e pasur. Një verë cilësore që ia vlen të shijohet në çdo rast.

14/08/2026

Cirku Kombëtar nga Shqipëria e solli magjinë e vet në Gjakovë. 🎪🔥

Akrobaci, zjarr, zhonglim e shumë të qeshuna, nji performancë që na mbajti me sytë kah skena prej fillimit deri në fund.

Disa momente prej nji dite kushtue Gjakovës, Malësisë së saj dhe krejt asaj që ia vlen me u zbulu. 📍Prej prezantimit të ...
13/08/2026

Disa momente prej nji dite kushtue Gjakovës, Malësisë së saj dhe krejt asaj që ia vlen me u zbulu. 📍

Prej prezantimit të projektit “Gjakova dhe Malësia e Gjakovës në TripAdvisor”, te biseda për turizmin, natyrën dhe mënyrën si mundemi me i ruajtë e promovu ma mirë vendet tona.

Nji takim që na kujtoi se shpesh, thesaret ma të mira i kemi shumë ma afër se ç’mendojmë.

Pak momente prej nji nate me shumë zë, shumë energji dhe Florent Abrashin në elementin e vet. 🎸Parku Ali Podrimja u mbus...
13/08/2026

Pak momente prej nji nate me shumë zë, shumë energji dhe Florent Abrashin në elementin e vet. 🎸

Parku Ali Podrimja u mbush me rock, publik t’zëshëm dhe atmosferë që u ndje prej fillimit deri në fund.

Pak momente prej nji nate që tingëlloi ndryshe. 🎶Dina e Mel sollën në Gjakovë kangë të vjetra të arbanasve të Zadarit, t...
13/08/2026

Pak momente prej nji nate që tingëlloi ndryshe. 🎶

Dina e Mel sollën në Gjakovë kangë të vjetra të arbanasve të Zadarit, të ruejtuna ndër breza e të rikthyeme në jetë përmes interpretimit të tyne.

Momente nga mbramja me Black Storm.Nën tingujt e rock-ut, skena u mbush me energji, ritëm dhe atmosferë që e mbajti publ...
12/08/2026

Momente nga mbramja me Black Storm.

Nën tingujt e rock-ut, skena u mbush me energji, ritëm dhe atmosferë që e mbajti publikun n’këmbë prej fillimit deri në fund.

12/08/2026

Florent Abrashi e solli rock-un në shpi, në Gjakovë, me nji performancë që e mbushi Parkun Ali Podrimja me zë, energji dhe publik që e ndjeu secilën kangë.

Kështu tingëllon nji rikthim në vendlindje. ❤️🖤

Momente nga mbramja me Tre Musketierët ❤️🎶Nji skenë, tri zane ikonike dhe nji publik që i këndoi kangët bashkë me Aleksa...
12/08/2026

Momente nga mbramja me Tre Musketierët ❤️🎶

Nji skenë, tri zane ikonike dhe nji publik që i këndoi kangët bashkë me Aleksandër Gjokën, Elton Dedën dhe Redon Makashin.

🌿 Nga Ne, Për Ju – Histori suksesi të grave në agrobiznes🌿 DPZ “Duart e Vyera” – Historia e suksesit të Mihane Avdullahu...
12/08/2026

🌿 Nga Ne, Për Ju – Histori suksesi të grave në agrobiznes

🌿 DPZ “Duart e Vyera” – Historia e suksesit të Mihane Avdullahut

Nga fshati Gumnasellë i komunës së Lipjanit, Mihane Avdullahu është një grua sipërmarrëse që që nga viti 2013 ka ndërtuar me përkushtim biznesin e saj në përpunimin dhe sh*tjen e produkteve tradicionale.

E regjistruar si biznes individual me emrin DPZ “Duart e Vyera”, Mihanja ka shndërruar pasionin për ushqimet tradicionale në një burim të qëndrueshëm të të ardhurave për familjen e saj. Biznesi i saj ofron një gamë të gjerë produktesh të përpunuara me kujdes dhe sipas recetave tradicionale, duke përfshirë ajvar, pinxhur, sallatë domatesh, turshi, shurupe natyrale, pestil dhe produkte të tjera tradicionale vendore. 🍅🌶️

🌿 Mihanja prezantoi produktet e “Duart e Vyera” në Mini Panairin e Grave në Bujqësi, të organizuar në kuadër të projektit , i implementuar nga EcoKosWomen, i mbështetur nga Caritas Switzerland dhe i financuar nga Austrian Development Agency (ADA).

🌱 Zgjidhni produkte vendore të prodhuara nga gratë në bujqësi. Duke mbështetur biznese si “Duart e Vyera”, kontribuojmë në ruajtjen e traditës, zhvillimin e prodhimit vendor dhe fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale.
________________________________________________________________________________

🌿 Natural Berry – Historia e suksesit të Afërdita Muratit
Nga fshati Llapashticë e Poshtme në komunën e Podujevës, Afërdita Murati, udhëheqëse e Natural Berry, një ndërmarrje familjare, po dëshmon se gratë mund të udhëheqin biznese që krijojnë mundësi për komunitetin dhe kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit. 🌱

Ajo ka shndërruar një aktivitet modest familjar në një biznes me vizion për zhvillim të qëndrueshëm, duke ndërthurur punën, përkushtimin dhe kujdesin për mjedisin me zhvillimin ekonomik të komunitetit lokal.

💚 Rrugëtimi i Afërditës është dëshmi se gratë mund të sjellin ndryshim, duke krijuar vlerë për familjen, komunitetin dhe mjedisin.
🌿 Afërdita prezantoi produktet e Natural Berry në Mini Panairin e Grave në Bujqësi, të organizuar në kuadër të projektit , i implementuar nga EcoKosWomen, i mbështetur nga Caritas Switzerland dhe i financuar nga Austrian Development Agency (ADA).

🌱 Zgjidhni produkte vendore të prodhuara nga gratë në bujqësi. Duke mbështetur biznese si Natural Berry, kontribuojmë në zhvillimin e ekonomisë lokale, promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe fuqizimin ekonomik të grave.
________________________________________________________________________________

🌿 Bio365Kosova – Historia e suksesit të Emine Daci Zejnullahit

Me mbi dy dekada përvojë si profesoreshë universitare, hulumtuese dhe eksperte në zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin rural dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare, Emine Daci Zejnullahi vendosi ta shndërrojë dijen, përvojën dhe pasionin e saj në një sipërmarrje që promovon shëndetin, natyrën dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Kështu lindi Bio365Kosova, një kompani që ndërthur shkencën me natyrën për të krijuar produkte bio me cilësi të lartë dhe me ndikim pozitiv në komunitet. 🌿

🌱 Një nga vlerat themelore të Bio365Kosova është fuqizimi ekonomik i grave në zonat rurale. Kompania bashkëpunon me gra fermere që kultivojnë bimë aromatike dhe mjekësore, duke u krijuar mundësi për të gjeneruar të ardhura të qëndrueshme dhe për t'u bërë pjesë e zinxhirit të vlerës.

Sot, Bio365Kosova është kompani e certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare për prodhimin organik dhe ofron një portofol prej më shumë se 30 produkteve natyrale, përfshirë vajra esencialë, vajra bimorë, serume, balsame, shampo dhe produkte për kujdesin e lëkurës dhe mirëqenien. 🌿✨

🌿 Eminja prezantoi produktet e Bio365Kosova në Mini Panairin e Grave në Bujqësi, të organizuar në kuadër të projektit , i implementuar nga EcoKosWomen, i mbështetur nga Caritas Switzerland dhe i financuar nga Austrian Development Agency (ADA).

🌱 Zgjidhni produkte vendore të prodhuara nga gratë në agrobiznes. Duke mbështetur biznese si Bio365Kosova, kontribuojmë në zhvillimin e prodhimit organik, fuqizimin ekonomik të grave rurale dhe promovimin e një ekonomie më të qëndrueshme.
________________________________________________________________________________

🌿 BEAL B Sh.P.K. – Historia e suksesit të Fatime Limajt

Nga Banja e Malishevës, Fatime Limaj ka ndërtuar me përkushtim një biznes të suksesshëm në sektorin e bujqësisë, duke e shndërruar një aktivitet të nisur në panaire dhe tregje në një kompani që sot ka shtrirje në mbarë Kosovën.

Rrugëtimi i BEAL B Sh.P.K. nisi në vitin 2009 si biznes individual, ndërsa në vitin 2019 u themelua si kompani. Sot, biznesi është i specializuar në prodhimin dhe sh*tjen e fidanëve, kultivimin dhe tregtimin e perimeve të freskëta, si dhe prodhimin, sh*tjen dhe furnizimin me turshi cilësore. 🌱🥒

Me punë, përkushtim dhe fokus në cilësi, BEAL B Sh.P.K. është rritur vazhdimisht dhe sot furnizon mbi 45 markete në mbarë Kosovën, duke ofruar produkte të freskëta, cilësi të garantuar dhe shërbim të besueshëm. 💚

🌿 Fatimja prezantoi produktet e BEAL B Sh.P.K. në Mini Panairin e Grave në Bujqësi, të organizuar në kuadër të projektit , i implementuar nga EcoKosWomen, i mbështetur nga Caritas Switzerland dhe i financuar nga Austrian Development Agency (ADA).

🌱 Zgjidhni produkte vendore të prodhuara nga gratë në bujqësi. Duke mbështetur biznese si BEAL B Sh.P.K., kontribuojmë në zhvillimin e prodhimit vendor, promovimin e produkteve cilësore dhe fuqizimin ekonomik të grave në bujqësi.
________________________________________________________________________________

🌿 Gambini – Historia e suksesit të Fitore Ukiqit

E themeluar në vitin 2017 dhe e udhëhequr nga Fitore Ukiqi, Gambini është një biznes familjar që ndërthur sipërmarrjen, prodhimin vendor, inovacionin dhe përkushtimin ndaj komunitetit. 💚

Aktiviteti i Gambinit zhvillohet në disa drejtime, duke filluar nga Kafiteria Gambini në Bregun e Diellit në Prishtinë, ku shumica e të punësuarave janë gra, e deri te Biskoteria, ku prodhohen rreth 30 produkte të ndryshme çdo ditë, përfshirë biskota, mafina, energy bars dhe sallata frutash. 🍪🍓

🌱 Një pjesë e rëndësishme e biznesit është edhe Zemra Farm, fermë organike në Dyz të Podujevës, ku kultivohen grurë, patate, qepë, karrota, rrepë e kuqe dhe produkte të tjera bujqësore. Nga prodhimet e fermës përgatiten lëngje, sallata, reçela, kompota, shërbete sezonale, si dhe fruta të thara e të paketuara.

♻️ Kujdesi ndaj mjedisit është pjesë e rëndësishme e punës së Gambinit. Mbetjet e letrës, shishet e qelqit, si dhe mbetjet organike nga kafeja dhe pulpa e frutave mblidhen dhe shndërrohen në kompost, duke kontribuar në një model më të qëndrueshëm të biznesit.

💚 Përtej aktivitetit ekonomik, Gambini ka edhe një dimension të fortë social. Kontribuojnë vullnetarisht për organizata që mbështesin fëmijët dhe të rinjtë, si dhe sponsorizojnë aktivitete sportive dhe kulturore.

🌿 Fitorja prezantoi produktet e Gambinit në Mini Panairin e Grave në Bujqësi, të organizuar në kuadër të projektit , i implementuar nga EcoKosWomen, i mbështetur nga Caritas Switzerland dhe i financuar nga Austrian Development Agency (ADA).

🌱 Zgjidhni produkte vendore të prodhuara dhe të përpunuara nga gratë në agrobiznes. Duke mbështetur biznese si Gambini, kontribuojmë në zhvillimin e prodhimit vendor, punësimin e grave, mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin e komuniteteve më të qëndrueshme.
________________________________________________________________________________

🌿 Biznesi “Ilmije Bytyqi B.” – Historia e suksesit të Ilmije Bytyqit

Nga fshati Shashkoc, Ilmije Bytyqi ka ndërtuar me përkushtim biznesin e saj bujqësor, duke e kthyer punën dhe dashurinë për tokën në një veprimtari të qëndrueshme.

E themeluar në vitin 2017, veprimtaria e Ilmijes përfshin kultivimin e bimëve aromatike medicinale, mjedrave, specave, patateve dhe produkteve të tjera bujqësore. 🌿

🌱Përmes punës së saj, Ilmija kontribuon në zhvillimin e prodhimit vendor dhe në promovimin e produkteve të kultivuara në zonat rurale.
Ilmija prezantoi produktet e saj në Mini Panairin e Grave në Bujqësi, të organizuar në kuadër të projektit , i implementuar nga EcoKosWomen, i mbështetur nga Caritas Switzerland dhe i financuar nga Austrian Development Agency (ADA).

Zgjidhni produkte vendore të prodhuara nga gratë në bujqësi. Duke mbështetur gra si Ilmija dhe bizneset e tyre, kontribuojmë në zhvillimin e prodhimit vendor dhe fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale.

Address

Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ditët e Shqiptarit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category