Filatelia - Posta e Kosovës

Call Directions Website

Filatelia - Posta e Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Filatelia - Posta e Kosovës, Fushë Kosovë.

19/10/2026

80 vjetori i Teatri Kombëtar i Kosovës

80 vjet histori, emocione dhe duartrokitje!
Nga skena që solli në jetë mijëra rrëfime, te pulla postare që i përcjellë ato përtej kufinjve.

Trashëgimi artistike që vazhdon të jetoj, të frymëzoj dhe të udhëtoj nëpër botë.

Për porosi dhe informata:
[email protected]
📞 +383 (0) 38 246 770
Filatelia – Posta e Kosovës

Urime 80 vjetori Teatri Kombëtar i Kosovës Filatelia - Posta e Kosovës gjithmonë përcjellë aktivitetet tuaja dhe të të g...
14/10/2026

Urime 80 vjetori Teatri Kombëtar i Kosovës

Filatelia - Posta e Kosovës gjithmonë përcjellë aktivitetet tuaja dhe të të gjithëve që kontribuojnë për vendin tonë!

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Teatri Kombëtar i Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pulla...
14/10/2026

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Teatri Kombëtar i Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare kushtuar 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Rrugëtimi tetëdhjetëvjeçar i këtij institucioni, që nga themelimi në tetor të vitit 1946 në Prizren si institucioni i parë teatror profesional në vend dhe zhvendosja, pak muaj më vonë, në Prishtinë, ka lënë gjurmë të thella në historinë e artit skenik. Përgjatë tetë dekadave, Teatri ka qenë vatër e qindra premierave, mijëra shfaqjeve dhe krijimtarisë së brezave të tërë artistësh.

Përmes skenës së tij është promovuar dramaturgjia kombëtare dhe botërore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në jetën kulturore të Kosovës dhe duke u vlerësuar me çmime e mirënjohje të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Në nderim të këtij rrugëtimi të rëndësishëm, Posta e Kosovës i kushton Teatrit Kombëtar të Kosovës dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ky emision filatelik sjell në vëmendje historinë, traditën dhe kontributin e këtij institucioni në zhvillimin e artit dhe kulturës në Kosovë, duke e shndërruar trashëgiminë e tij tetëdhjetëvjeçare në një kujtesë të qëndrueshme edhe për brezat e ardhshëm.

Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që ta bëjnë pjesë të koleksioneve të tyre këtë emision të veçantë filatelik, kushtuar një prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës skenike në vend.

Konkurs filatelik për dizajnin e pullave postare 2027Posta e Kosovës fton të gjithë artistët, dizajnerët dhe krijuesit m...
06/10/2026

Konkurs filatelik për dizajnin e pullave postare 2027
Posta e Kosovës fton të gjithë artistët, dizajnerët dhe krijuesit me shpirt artistik të bëhen pjesë e Konkursit për Programin e Rregullt të Pullave Postare dhe Blloqeve Filatelike për vitin 2027.
Kjo është mundësia juaj unike që arti juaj të shndërrohet në pullë postare – në një simbol që vulos historinë, kulturën dhe identitetin e shtetit tonë.
📅 Konkursi është i hapur për 30 ditë, nga 6 tetor 2026 deri më 4 nëntor 2026, në ora 16:00.
📌 Për kriteret, temat dhe mënyrën e aplikimit, ju ftojmë të vizitoni:
https://postakosoves.com/konkurset-filatelike/
Bëhu pjesë e historisë së pullës postare të Kosovës!

Pulla postare, pjesë e përfaqësimit kulturor.Kryeministri zgjodhi pullën postare të Kosovës, si dhuratë protokollare.
29/09/2026

Pulla postare, pjesë e përfaqësimit kulturor.
Kryeministri zgjodhi pullën postare të Kosovës, si dhuratë protokollare.

In New York, I had the opportunity to meet with the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, to discuss how the United States can aid in their country’s safety and sovereignty. It was a productive meeting capped off with receiving a display of commemorative 250th anniversary stamps to represent the celebrations of our country’s independence as we remain a partner in Kosovo’s fight for their own.

28/09/2026

Një pullë e vogël mund të hapë një botë të tërë zbulimesh.

Koleksionimi i pullave postare përveç si një hobi, është edhe një mënyrë e bukur për të njohur historinë, kulturën, artin dhe natyrën.

Për të rinjtë, koleksionimi i pullave postare zgjon kureshtjen, zhvillon përqendrimin dhe i afron me botën e koleksionimit në një formë sa interesante, aq edhe edukative.

Nëpërmjet filatelisë, çdo pullë bëhet një dritare e vogël drejt dijes, ndërsa çdo koleksion një rrugëtim i veçantë përmes temave dhe vlerave që përfaqëson Kosova.

Zbuloni koleksionet e pullave postare të Kosovës dhe për më shumë informata apo porosi, na kontaktoni:

Filatelia – Posta e Kosovës

Tel: +383 (0) 38 246 770
[email protected]
www.postakosoves.com
Facebook & LinkedIn: Filatelia - Posta e Kosovës

Dy çmime ndërkombëtare për pullat postare të Postës së Kosovës në PragëNë kuadër të panairit ndërkombëtar Sběratel – Col...
25/09/2026

Dy çmime ndërkombëtare për pullat postare të Postës së Kosovës në Pragë
Në kuadër të panairit ndërkombëtar Sběratel – Collector Fair Prague 2026, të mbajtur më 4–5 shtator 2026 në PVA Expo Prague, pullat postare të Postës së Kosovës u vlerësuan me dy vende të treta në garën Praga Ars Philatelica 2026.

Emisioni “Flora shëruese dhe aromatike”, me autore Hyrije Ademi, fitoi vendin e tretë në kategorinë “The Most Beautiful Miniature Sheet”.

Ndërsa emisioni “Qytetet e Kosovës – Janjeva”, me autor Milot Krasniqi, fitoi vendin e tretë në kategorinë speciale “Architecture on Stamps”.

Ky vlerësim ndërkombëtar përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për Postën e Kosovës dhe filatelinë kosovare, duke dëshmuar se puna krijuese dhe profesionale e emisioneve postare të Kosovës po gjen vlerësim edhe në skenën ndërkombëtare.

Pulla postare, përveçse pjesë e rëndësishme e trashëgimisë filatelike, mbetet një ambasadore e kulturës, historisë, trashëgimisë dhe vlerave të Kosovës në botë.

Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që të blejnë dhe koleksionojnë pullat postare të Kosovës, duke mbështetur zhvillimin dhe fuqizimin e filatelisë dhe duke kontribuar në ruajtjen dhe vazhdimësinë e kësaj tradite të rëndësishme kulturore e postare.

https://arsprague.info/

Filatelia është një lloj marketingu që nuk skadon asnjëherë!Pulla postare udhëton, ruhet dhe koleksionohet ndër vite, du...
23/09/2026

Filatelia është një lloj marketingu që nuk skadon asnjëherë!

Pulla postare udhëton, ruhet dhe koleksionohet ndër vite, duke promovuar historinë, kulturën dhe identitetin e vendit tonë.

Filatelia - Posta e Kosovës, përmes emisionit “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, të emetuar më 22 shtator 2014, rikujton sot 2...
22/09/2026

Filatelia - Posta e Kosovës, përmes emisionit “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, të emetuar më 22 shtator 2014, rikujton sot 28-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Pulla postare mbetet dëshmi filatelike që ruan dhe përcjellë ndër breza figura dhe ngjarje me rëndësi për historinë e Kosovës dhe jo vetëm.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së!

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim emisionin e pullave postare "Dëshmorët e Kombit – Tahi...
16/09/2026

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim emisionin e pullave postare "Dëshmorët e Kombit – Tahir Sinani, Indrit Cara dhe Bylbyl Breçani", kushtuar tre dëshmorëve të kombit, të cilët me guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre dhanë një kontribut të çmuar në luftën për lirinë e Kosovës.

Tahir Sinani, i lindur në Tropojë më 1964, me përvojë ushtarake nga Shqipëria, ishte një ndër komandantët më të shquar të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, ndërsa pas luftës në Kosovë shërbeu në TMK. Ai mori pjesë edhe në luftimet në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, ku ra dëshmor më 29 korrik 2001 në afërsi të Gostivarit.

Indrit Cara, i lindur në Kavajë më 1971, me përgatitje ushtarake nga Shqipëria, iu bashkua luftës çlirimtare në Kosovë, derisa ra heroikisht më 31 mars 1999 në zonën e Pashtrikut.
Bylbyl Breçani, i lindur në Tropojë më 1974, iu bashkua luftës çlirimtare në zonën e Koshares, i cili gjatë një aksioni për tërheqjen e trupave të bashkëluftëtarëve të rënë, bie dëshmor më 25 qershor 1999 në zonën e Koshares.

Pulla postare është një dëshmi e historisë, kulturës dhe identitetit të një vendi. Përmes këtij emisioni filatelik, kujtimi për Tahir Sinanin, Indrit Carën dhe Bylbyl Breçanin përfshihet në trashëgiminë filatelike, duke përcjellë te brezat e sotëm dhe të ardhshëm vlerat e guximit, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Ky emision përfshin tri pulla postare dhe Zarfin e Ditës së Parë. Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionuesit dhe bizneset që ta pasurojnë fondin e tyre filatelik me këtë emision të veçantë, duke kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen e kujtesës historike dhe vlerave kombëtare.

Address

Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338246770

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Filatelia - Posta e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share