Shfmu "Laura Scotti" Graboc i Poshtëm

Shfmu "Laura Scotti" Graboc i Poshtëm Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shfmu "Laura Scotti" Graboc i Poshtëm, Visual Arts, 12Qeshori Graboc i Poshtëm, Fushë Kosovë.

Për nder tê ditës së librit nx.e shkollës organizuan disa aktivitete ku një nder to ishte edhe vizita e nx.të kl.3_të në...
23/04/2026

Për nder tê ditës së librit nx.e shkollës organizuan disa aktivitete ku një nder to ishte edhe vizita e nx.të kl.3_të në bibliotekën e vogël por modeste të shkollës "Laura Scotti"
Aty i priti me kënaqësi arsimtarja e gjuhës shqipe që iu shpjegoj rëndësin e librit dhe të leximit.
Nxënësit zgjodhën vet tituj të ndryshëm për ti lexuar gjatë këti muaji.etj.

Aktiviteti për Ditën  e TokësDita e Tokës në klasën tonë 🌍Mbollëm lule 🌸 dhe realizuam vizatime për mbrojtjen e mjedisit...
22/04/2026

Aktiviteti për Ditën e Tokës

Dita e Tokës në klasën tonë 🌍
Mbollëm lule 🌸 dhe realizuam vizatime për mbrojtjen e mjedisit...

Klasa I/1
Klasa II/1

Aktivitet:Në lëndën Shkathtësi për Jetë kemi zhvilluar njësinë mësimore Planifikimi i Kursimeve. Gjatë aktivitetit kemi ...
17/04/2026

Aktivitet:

Në lëndën Shkathtësi për Jetë kemi zhvilluar njësinë mësimore Planifikimi i Kursimeve. Gjatë aktivitetit kemi punuar një bletë kursimi (arkë kursimesh), e cila na ndihmon të kursejmë para dhe të mësojmë si t’i ruajmë ato.

Mësimdhënësja:
Ardita Qyqalla Krasniqi klasa I-1

03/04/2026

NJOFTIM:

Të nderuar nxënës, prindër!

Në bazë të kalendarit të festave zyrtare 2025/2026 për pushimin pranveror ju njoftojmë se nga data 6 prill deri më 13 prill 2026,nxënësit dhe stafi i shkollës do të jenë në pushim .

Procesi mësimor do të rifillojë më 14 prill 2026.
Ju urojmë pushime të këndshme!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

2 Prilli – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin.Autizmi nuk është një kufizim, por një mënyrë ndryshe për të par...
02/04/2026

2 Prilli – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Autizmi nuk është një kufizim, por një mënyrë ndryshe për të parë dhe përjetuar botën. Çdo person në spektrin e autizmit është unik, me aftësi dhe talente të veçanta që meritojnë të kuptohen, pranohen dhe mbështeten.
Kjo ditë na kujton rëndësinë e dashurisë, respektit dhe përfshirjes. Le të ndërtojmë një shoqëri ku dallimet nuk paragjykohen, por vlerësohen, dhe ku secili ka hapësirë të jetë vetvetja.
Prano, kupto dhe mbështet – sepse çdo mendje është e çmuar.....

24/03/2026

Aktiviteti në lëndën: Njeriu dhe natyra
Njësia mësimore: Qeniet e gjalla

Tema: Pjesët e bimës

Gjatë kësaj ore mësimore, fëmijët mësuan për qeniet e gjalla, duke u përqendruar te pjesët përbërëse të një bime. Aktiviteti u zhvillua përmes shembullit të lules, ku nxënësit identifikuan dhe mësuan pjesët kryesore të saj: rrënja, kërcelli, gjethja dhe lulja.
Klasa I
Mësimdhënësja:
Ardita Qyqalla Krasniqi

Aktivitetet me shkronjat e mësuaraPër çdo shkronjë që kemi mësuar, kemi zhvilluar aktivitete të ndryshme me secilën prej...
24/03/2026

Aktivitetet me shkronjat e mësuara

Për çdo shkronjë që kemi mësuar, kemi zhvilluar aktivitete të ndryshme me secilën prej tyre. Nxënësit kanë ushtruar njohjen, shqiptimin dhe shkrimin e shkronjave përmes lojërave dhe ushtrimeve praktike.

Klasa I
Mësimdhënësja:
Ardita Qyqalla Krasniqi

Një ligjëratë dhe kuiz për  Epopën e UÇK-së, e cila shënohet çdo vit më 5, 6 dhe 7 mars. Këto ditë janë simbol i qëndres...
06/03/2026

Një ligjëratë dhe kuiz për Epopën e UÇK-së, e cila shënohet çdo vit më 5, 6 dhe 7 mars. Këto ditë janë simbol i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për lirinë e Kosovës.

05/03/2026

🚆 Takime me institucionet arsimore në kuadër të promovimit të udhëtimeve grupore me tren

Përfaqësues të Trainkos zhvilluan sot takime me drejtuesit e SHFMU “Mihal Grameno” – Aneksi 2 në Fushë Kosovë dhe SHFMU “Laura Scott” në Grabovc.

Gjatë këtyre takimeve u prezantuan mundësitë që ofron transporti hekurudhor për organizimin e udhëtimeve grupore të nxënësve, duke theksuar përparësitë që sjell udhëtimi me tren si një alternativë e sigurt, ekonomike dhe edukative për realizimin e vizitave shkollore dhe aktiviteteve jashtëshkollore.

Trainkos mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe në krijimin e mundësive që nxënësit të përjetojnë udhëtime të sigurta dhe përvoja të vlefshme gjatë aktiviteteve të tyre edukative. 🚉

Ju dëshirojmë udhëtime të këndshme me ne!

Për t`u bashkuar me Trainkos Sh.A ju lutem klikoni në link-un përkatës në vijim:
Viber Community -https://rb.gy/cidrph
Facebook: https://rb.gy/3rjb6p
Instagram: https://rb.gy/dv9m1i
LinkedIN: https://rb.gy/5fiatb
Google Business : https://rb.gy/abqzy8



Momente festive nga nxënësit e shkollës, të cilët u bënë jehonë e zërit të brendshëm të vendit  tonë, gëzimit të populli...
16/02/2026

Momente festive nga nxënësit e shkollës, të cilët u bënë jehonë e zërit të brendshëm të vendit tonë, gëzimit të popullit shqiptarë!!!

Urime festa e 17 Shkurtit Dita e Pavarësisë së Kosovës!

03/02/2026

Raport mbi procesin mësimor të zhvilluar rreth vitet ’90 nëpër shtëpi (oda).

Gjatë viteve ’90, procesi mësimor u zhvillua në kushte jashtëzakonisht të vështira, duke u organizuar nëpër shtëpi private (oda), si pasojë e rrethanave të rënda shoqërore dhe politike të kohës. Megjithë vështirësitë e shumta, ky proces ishte një sukses i madh i mësimdhënies dhe një dëshmi e përkushtimit të lartë për ruajtjen e arsimit.

Një falënderim i veçantë u takon kontribuuesve dhe familjeve bujare që hapën dyert e shtëpive të tyre për të mos lejuar humbjen dhe ndërprerjen e procesit mësimor.Edhe pse ishte një periudhë e vështirë, kjo formë e organizimit të mësimit u shndërrua në një sukses të madh të arsimit, falë përkushtimit të mësimdhënësve, nxënësve dhe mbështetjes së komunitetit. Falë këtij solidariteti, nxënësit patën mundësi të vazhdojnë shkollimin dhe të ruajnë të drejtën për arsim.

Shtëpitë që u shndërruan në hapësira mësimore ishin:

Shtëpia e Latif Isak Berisha
Shtëpia e Islam Sadri Zogiani
Shtëpia e Hashim Mehmet Zogiani
Shtëpia e Shyqyri Musa Berisha
Shtëpia e Qazim Qazim Sollova

Kontributi i këtyre familjeve mbetet i paharrueshëm dhe përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë arsimore, duke dëshmuar sakrificë, solidaritet dhe përgjegjësi të lartë shoqërore.

Address

12Qeshori Graboc I Poshtëm
Fushë Kosovë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Laura Scotti" Graboc i Poshtëm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Shfmu "Laura Scotti" Graboc i Poshtëm:

Share

Category