Playfest

Playfest Dates To be announced
VII Edition 2025

Playfest, gati një dekadë kulturë – zero mbështetje. Festivali multikulturor që zbërthente çdo vlerë të një shoqërie – n...
22/08/2025

Playfest, gati një dekadë kulturë – zero mbështetje.

Festivali multikulturor që zbërthente çdo vlerë të një shoqërie – një ndërthurje mes artit, kreativitetit, pasionit, emancipimit dhe edukimit po mbetet pa u realizuar.

Përkundër shumë sfidave, arritëm të inspirojmë breza të rinj, të hapim horizonte të reja për artistë, talente të reja dhe femijë. Kjo është arsyeja pse aktivitetet kulturore janë arteria kryesore e një shoqërie: sepse japin frymëzim dhe vazhdimësi nga një brez tek tjetri.

Por sot, kjo arterie është prerë. Shteti i Kosovës si dhe qyteti i Ferizajt, që për gati një dekadë u bë qendra e një lëvizjeje kulturore të rrallë, po mbetet pa festivalin e tij më të madh. Mijëra fëmijë, të rinj dhe artistë po privohen nga hapësira që i ka frymëzuar dhe fuqizuar.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës harton politika të vonuara dhe pa asnjë vizion, Playfest nuk mori asnjë mbështetje apo përgjigje, asnjë takim dhe asnjë sqarim.

Ministri Hajrullah Çeku ke lënë kulturën në rrugë:

• Zero politika për kulturën
• Zero takime me aktivistë
• Asnjë reformë revolucionare
• Asnjë ekip profesional që mat realisht ndikimin e aktiviteteve
• Zyrtarë pa kontribut, veçse me paga publike

Ky është një zhgënjim i thellë dhe një shembull i gjallë se si rinia po shtyhet të largohet nga vendi.

Playfest do të mbetet dëshmi se kultura nuk shuhet kurrë edhe kur institucionet e braktisin.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku

Address

Parku Nacional “Liria”
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Playfest posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Playfest:

Share

Category