Galeria E Arteve Ferizaj.

Galeria E Arteve Ferizaj. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Galeria E Arteve Ferizaj., Art Gallery, Ferizaj.

10/06/2026
Ekspozita personale “Lufta e Kosovës dhe Vlerat Kombëtare” e artistes Tahire Thaqi vazhdon të jetë e hapur për vizitorë ...
08/06/2026

Ekspozita personale “Lufta e Kosovës dhe Vlerat Kombëtare” e artistes Tahire Thaqi vazhdon të jetë e hapur për vizitorë në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Ju mirëpresim të vizitoni punimet artistike që sjellin kujtesën e sakrificës, nderimin e historisë sonë dhe ruajtjen e vlerave kombëtare.

Mirë se vini! 🎨🇽🇰

03/06/2026

🎼✨ 30 Vite Art, Talent dhe Përkushtim ✨🎨

Me krenari shënojmë 30-vjetorin Jubilar të Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja” – Ferizaj, një rrugëtim i mbushur me pasion, krijimtari dhe sukses në edukimin artistik të brezave të tërë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë festive, ku përmes një koncerti dhe një ekspozite artistike, do të prezantohet puna, talenti dhe përkushtimi i mësimdhënësve dhe nxënësve tanë ndër vite.

📅 05 Qershor 2026
🕔 Ora 17:00
📍 Galeria e Arteve – Ferizaj

Le të festojmë së bashku tri dekada të artit, kulturës dhe krijimtarisë që kanë lënë gjurmë në qytetin tonë dhe më gjerë.

02/06/2026

KONKURS
Ekspozita e Skulpturës “SkulptFer”
Edicioni i katërt - 2026

Kushtet:
• Të drejtë konkurimi kanë të gjithë artistët nga Kosova dhe shtetet tjera;
• Mediumet: Skulpturë klasike (realizëm), moderne (abstrakte) dhe bashkëkohore (instalacion);
• Punimet duhet të jenë të pa ekspozuara në Galerinë e Arteve në Ferizaj;
• Formati (i kufizuar) nuk duhet t’i kaloj këto pëmasa: 150x150x150cm.

Faza e parë: Aplikimi në mënyrë elektronike.
Artistët mund të konkurojnë me më shumë se një punim, duke dërguar foto të qarta të punimeve nga 4 anë, në email [email protected]. Së bashku me foto të punimeve duhet të dërgohen edhe këto të dhëna si: Emri dhe mbiemri i autorit, titulli i punimit, teknika, dimensionet dhe viti i realizimit.

Faza e dytë: Përzgjedhja e punimeve.
Veprat e dërguara në mënyrë elektronike do t’i nënshtrohen vlerësimit dhe përzgjedhjes nga juria profesionale;

Faza e tretë: Sjellja e punëve fizike.
Vetëm autorët e veprave të përzgjedhura nga juria do të kontaktohen dhe do të sjellin skulpturat e tyre fizikisht në Galerinë e Arteve në Ferizaj. Shpenzimet e transportit të punimeve mbulohet nga vetë artisti pjesëmarrës.

Faza e katërt: Ndarja e çmimeve
Veprat e ekspozura në Galerinë e Arteve do të vlerësohen nga jurisa profesionale ku do të ndahen edhe dy çmime fituese:
1. Çmimi “Skulpt-Fer I”.
2. Çmimi “Skulpt-Fer II”.

Afati i fundit për aplikim:
Punimet mund të dorëzohen në mënyrë elektronike nga data: 21 Maj deri më 5 Qershor 2026 në email [email protected].

Vërejtje:
Tërheqja e punimeve duhet të bëhet dy javë pas mbylljes së ekspozitës dhe pas këtij afati kohor Galeria e Arteve – Ferizaj nuk mbanë përgjegjësi për veprat artistike.

Për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni në numrat e telefonit: +386 49 921-232; Email: [email protected]

Ekspozita është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit–Ferizaj.

Address

Ferizaj
70000

Telephone

+38344210751

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Galeria E Arteve Ferizaj. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Galeria E Arteve Ferizaj.:

Share

Category