Bjeshka e Madhe - Deçan

Bjeshka e Madhe - Deçan 🏔️ Shoqata Bjeshka e Madhe
📍 Bjeshkët e Nemuna - Bjeshkët e Deçanit
🌿 Explore • Outdoor • Promotion
🥾 Adventure • Nature • Tourism

30/08/2026

🏔️ Bujtina Guri – Akomodim në zemër të natyrës

Bujtina Guri ofron akomodim për deri në 20 persona, në një ambient të qetë dhe të mrekullueshëm malor, në lartësi prej 1,800 metrash mbi nivelin e detit. 🌲🏡

Vendi është ideal për grupe të mëdha, familje, shoqëri dhe evente private, duke ofruar hapësirë, privatësi dhe një përvojë të veçantë në natyrë.

Për një qëndrim sa më komod, ju ofrojmë:

🚐 Transport sipas kërkesës
🍽️ Ushqim sipas porosisë
📡 Internet Starlink
📺 TV
🎶 Sistem muzikor
🎤 Mikrofon
🏡 Ambient privat dhe i përshtatshëm për grupe të mëdha
🌄 Natyrë dhe qetësi në 1,800 m lartësi

Bujtina Guri – vendi ideal për të kaluar kohë të bukur me njerëzit tuaj, larg zhurmës së qytetit. ❤️🏔️

📞 Për rezervime dhe më shumë informacione, na kontaktoni!
043 766 670

✅️
25/08/2026

✅️

Camping në Liqenin e Zemrës 29-30 Gusht

Të dashur anëtarë dhe miq të SHB “Mariashi”,
Këtë vikend me datë 29-30 Gusht ju ftojmë për një aventurë të veçantë dyditore që kombinon ecjen malore me kampingun pranë një prej perlave të Bjeshkëve tona – Liqenin e Zemrës. Një përvojë unike që sjell qetësi, argëtim dhe lidhje më të thellë me natyrën.

🕘 Nisja: Ora 10:00 nga Prishtina
🚩Grumbullimi i Grupit - Qendra Rinore Deçan 12:00
⛰️ Vështirësia: Mesatare
🕓 Kohëzgjatja e ecjes në ditën e parë: Rreth 2-3 orë, me ndalesa për pushime

🏕️ KAMPING NË LIQENIN E ZEMRËS
Pas një ecjeje të mrekullueshme nëpër bjeshkë dhe maja, vendosim kampin pranë liqenit – ku do të kalojmë natën nën qiellin e hapur.
Do të përjetojmë:
✨ Perëndimin mbi liqen
🔥 Zjarrin e kampit dhe biseda të ngrohta
🌌 Qiellin me yje siç vetëm bjeshka e njeh
🎶 Muzikë akustike spontane dhe atmosferë relaksi
🍲 Ushqim i ngrohtë dhe shije lokale

Tendat i sigurojmë ne, por mund të koordinohemi për ndarjen e pajisjeve të kampimit mes grupeve.

📌 Të DIELEN në mëngjes, pas një kafje të freskët në natyrë, fillojmë ngjitjen në Gjeravicë (për ata që dëshirojne) ndërsa ata që nuk duan të ngjiten vizitojnë Liqenin e Gjeravicës nga ku edhe kthehemi, dhe e përmbyllim ecjen .

🎒 Çfarë duhet të merrni me vete:
• Tendë, dyshek dhe thes gjumi (i sigurojme ne per ata qe si kane)
• Veshje të ngrohta për natën dhe rroba për ndërrim
• Ushqim për darkë dhe mëngjes (mund të ndahemi në grupe për gatim të përbashkët)
• Ujë dhe ushqim të lehtë për ecje
• Veshje dhe këpucë të përshtatshme për terren malor
• Lamba koke, karikues portativ dhe mjete bazë kampimi
• Energi të mirë, gatishmëri për sfidë dhe dashni për bjeshkën! 🌲
PËR TË GJITHA PAISJET QË NUK I KENI I SIGUROJMË NE!

📩 Për rezervim dhe informacione shtesë, na kontaktoni në +38343766670
Pagesa për organizim , paisje dhe guide
20 euro!

Të shtunën shihemi në bjeshkë, e të dielen zgjohemi me liqenin përballë!
Me dashni,
SHB “Mariashi” 🥾🏕️✨

🇦🇱🇽🇰
21/08/2026

🇦🇱🇽🇰

Të dielën me 13 shtator, SHB “Mariashi” ju fton në një ecje të veçantë, në shtigjet e lavdishme të lirisë, aty ku natyra dhe historia jonë ndërthuren në çdo hap.

🇦🇱Do të ecim në këto bjeshkë të bukura duke kujtuar historinë tonë, sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Kjo ecje është një thirrje për drejtësi dhe liri për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht. Sepse historia jonë nuk është vetëm e së kaluarës - ajo është kujtesa, dinjiteti dhe liria jonë.

Një hap për historinë.
Një ecje për lirinë.
Një zë për çlirimtarët. ❤️🖤

⛰️ Maja e Trekufirit – 2366 m
📍 Nisja: Deçan 08:00 Qendra Rinore (rruga UÇK)
📏 Vështirësia: E LEHTË
🚩Aktiviteti është pa pagesë
🎒 Merrni me vete: veshje dhe këpucë malore, pelerinë shiu, ujë, ushqim dhe rroba rezervë.

📩 Regjistrimi & informata: +383 49 188888
Deri me 12 Shtator në mbrëmje.
E të dielën me 13 shtator, shihemi në bjeshkë në shtigjet e lavdishme të lirisë! 🥾⛰️🇦🇱

18/08/2026

Pllaqica e Voksh*t - Deçan

17/08/2026

Nga Bjeshkët e Deçanit (Tre-kufini)

04/08/2026

Pamje nga Bjeshkët e Deçanit

Liqeni i Zanave (Liqeni i Ridit) 🏔️Të dashur bjeshkatarë, më 26.07.2026 (e diel), ju ftojmë të bashkoheni në një ecje dr...
19/07/2026

Liqeni i Zanave (Liqeni i Ridit) 🏔️

Të dashur bjeshkatarë, më 26.07.2026 (e diel), ju ftojmë të bashkoheni në një ecje drejt Liqenit të Zanave (Liqeni i Ridit).

Për pjesëmarrësit që nisen nga Prishtina ofrohet transport i organizuar (06:30 – Bagolina Traditional), ndërsa ata që preferojnë të vijnë me vetura personale, ne sigurojmë parking të sigurt dhe të monitoruar me kamera sigurie.

Nisja nga Qendra Rinore në Deçan bëhet në ora 08:00. Prej aty vazhdojmë me veturat tona malore 4x4 drejt pikës më të afërt ku fillon hike-u.

Ecja zhvillohet nëpër shtigje alpine me pamje mahnitëse dhe përfundon te Liqeni i Zanave, ku do të kemi kohë për fotografi, pushim dhe shijimin e natyrës.

Ju rekomandojmë të merrni:
🥾 Këpucë malore
🎒 Veshje të përshtatshme
💧 Ujë të mjaftueshëm
🥪 Ushqim për gjatë ditës
🕶️ Syze dielli dhe krem mbrojtës

💶 Pagesa: 15 €
📅 Lajmërimi: Deri të shtunën
📞 Tel: 045 887 894

Ju mirëpresim nga çdo qytet i Kosovës për t'u bërë pjesë e një aventure të paharrueshme. 🌿🏔️

Address

Deçan

Opening Hours

Monday 07:00 - 18:00
Tuesday 07:00 - 18:00
Wednesday 07:00 - 18:00
Thursday 07:00 - 18:00
Friday 07:00 - 18:00
Saturday 07:00 - 18:00

Telephone

+38343766677

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bjeshka e Madhe - Deçan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Bjeshka e Madhe - Deçan:

Shortcuts

Share