Theatridiaspores

Theatridiaspores Theatridiaspores Theatri i diaspores u themelua ne 2024 nga Elisabeta Gace dhe Erand Sojli në Boston.

Dhe vjen në tregun artistik si foma më e vecantë e kultures shqiptare. Theatri i diaporës është i përqëndruar në Boston ku krijohen dhe tẽ gjitha shfaqjet për tu përhapur në të gjithë Ameriken dhe jo vetëm. Shfaqja e parë e teatrit të diasporës me titull “BURRË E GRUA MISH E THUA” nga ku nisi dhe rrugëtimin kjo nisëm, me aktorët Erand Sojli dhe Mariza Ikonomi i dedikohej jetës në çift dhe përmbys

jes së ëndrrës amerikane të një çifti që vjen në Amerikë për të jetuar në qiellgërvishtësit e Manhattan-it dhe përfundojnë në bodrumet e Bostonit. Nëpërmjet lojës aktoreske dhe muzikës kjo komedi solli gëzim dhe të qeshura pa fund për komunitetin shqiptaro-amerikan në disa shtete të Amerikës si Massachusetts, Connecticut, New York, Philadelphia etj.

“Femrat e Mia” eshte komedia e dyte me autor dhe regjisor , Erand Sojlin që u prit me shume duartrokitje nga publiku shqiptaro-amerikan ne Massachusetts, New York , New Jersey , Philadelphia. Një djalë i dashuruar me një stjuardesë e ka problem ti prezantojë të dashurën e tij të huaj mamasë e cila i ka vënë kusht që nusen ta marrë shqiptare! Nëna e interpretuar nga aktorja Mariana Kondi e cila interpreton rolin e nënës bashkë me Kieda Budini një aktore shqiptare e re që jeton në diasporë (në Vjenë) bashke Grupin e Dea Band (A***n Kerliu Did Tezha dhe Elis Lloshi) dhe 3 Balerinat e vogla Lauren, Julia dhe Gabrielle Gace plotësojnë kuadrin e tre brezave të komunitetit tonë. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të na mbështesni në këtë udhëtim te bukur të teatrit shqiptar në diasporë. Mbeshtetja juaj do të ishte një ndihmë e veçantë për ngritjen dhe vazhdimësinë e teatrit ne diasporë.

02/16/2026

New Project coming per Amerike🤣 comedy
Subscribe Sojli Art YouTube

02/05/2026

Një dorë te ngrohtë , një shpatull ku kokën mbështes
Një fjalë të embël , dikë në shtëpi të më presë
Një lule të kuqe për festa dhe një çokollatë 🌹🍫

A jeni gati për serinë e 5-të të Një dado për babin?🔥
Mos e humbisni — SUBSCRIBE tani!”👇🏻
https://youtube.com/

01/31/2026

spanjapipa 🌹

01/29/2026

Nje Kosovar që ka frike nga femijet sepse ne familje jane plot 13 vellezer e motra🇦🇱🏆 🇽🇰

A jeni Dakort me kete djalosh?
Subscribe ne Sojli Art YouTube

01/10/2026

Ishte një kënaqësi e veçantë të kishim mes nesh Prof. as. Dr. Jonela Spahon, dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli”, një akademike dhe studiuese e shquar në fushën e filologjisë dhe letërsisë shqipe. Prej vitesh, ajo është e angazhuar në kërkime shkencore mbi figurat themeluese të kulturës shqiptare dhe, si pedagoge dhe drejtuese akademike, ka dhënë një kontribut të çmuar në studimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë letrare dhe kulturore.

Edhe pse në një kohë relativisht të shkurtër, u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe bashkëbisedimesh me anëtarë të komunitetit shqiptar në Boston, studiues dhe dashamirës të kulturës shqiptare.
Bashkëbisedimi letrar, i organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” – Dega Boston, u fokusua në figura të shquara të Vatrës dhe të kulturës kombëtare, si Kristo Floqi, Fan Noli, Faik Konica dhe Foqion Postoli. Gjatë këtij takimi, Prof. Spaho prezantoi librin “Themeluesit Korçarë të Komedisë Shqipe”, një botim i mbështetur nga fondet e kërkimit shkencor të Universitetit “Fan S. Noli”, realizuar në bashkautorësi me Prof. as. Dr. Eris Rusin dhe me kontributin e Dr. Ilir Shytës.

Takimi u përshëndet nga Kryetari i Vatrës, z. Mentor Maksutaj, si dhe nga Hirësia e Tij, Peshkopi Theofan Koja. Eventin e përshëndetën gjithashtu regjisori, aktori dhe bashkëthemeluesi i Teatrit të Diasporës, Erand Sojli, i cili recitoi një poezi të Kristo Floqit, si dhe bashkautori Prof. as. Dr. Eris Rusin dhe pedagogu Dr. Ilir Shyta.

Një tjetër takim i veçantë ishte vizita në Universitetin e Harvardit, së bashku me z. Faton Limani dhe znj. Greta Limani, ku u bashkëbisedua mbi librin studimor kushtuar jetës dhe veprës së Kristo Floqit, si dhe mbi botimin shkencor me komedi të Kristo Floqit dhe autorëve të tjerë, si Mihal Grameno, Filip Postoli, Ilo Mitkë Qafëzezi, etj., të sjella sipas teksteve origjinale dhe të shoqëruara me aparat kritik.

Rrugëtimi vazhdoi edhe në Massachusetts State House, ku vazhdoi bisedimi me Theatrin e Diaspores rreth librit “Themeluesit Korçarë të Komedisë Shqipe”, duke theksuar rëndësinë e rikthimit në dritë të veprave të harruara të krijuesve që çelën rrugën e artit dramatik në fillim të shekullit XX në vendin tonë. Këto vepra, edhe pse të shkruara në periudha të largëta, mbartin ende mesazhe të rëndësishme për shoqërinë bashkëkohore dhe meritojnë të rikthehen në skenën teatrale për audiencën shqiptare dhe diasporën.

Librat e dhuruar nga autorja do të bëhen pjesë e bibliotekës së Degës së Vatrës, si dhe e bibliotekës së Universitetit të Harvardit.

Si Theater i Diaspores e falenderojme Prof. as. Dr. Jonela Spahon per sherbimin e madh që i ka bere theatrit dhe dramaturgjise shqiptare me risjelljen ne vemendje te autoreve pionere te theatrit shqiptar.
I urojmë suksese të mëtejshme dhe shprehim dëshirën për bashkëpunime të frytshme edhe në të ardhmen.

01/10/2026

Ishte një kënaqësi e veçantë të kishim mes nesh Prof. as. Dr. Jonela Spahon, dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli”, një akademike dhe studiuese e shquar në fushën e filologjisë dhe letërsisë shqipe.

Edhe pse në një kohë relativisht të shkurtër, u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe bashkëbisedimesh me anëtarë të komunitetit shqiptar në Boston, studiues dhe dashamirës të kulturës shqiptare.

Bashkëbisedimi letrar, i organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” –Boston, u fokusua në figura të shquara të Vatrës dhe të kulturës kombëtare, si Kristo Floqi, Fan Noli, Faik Konica dhe Foqion Postoli si dhe prezantoimin e librit “Themeluesit Korçarë të Komedisë Shqipe”, një botim i mbështetur nga fondet e kërkimit shkencor të Universitetit “Fan S. Noli”, realizuar në bashkautorësi me Prof. as. Dr. Eris Rusin dhe me kontributin e Dr. Ilir Shytës.

Takimi u përshëndet nga Kryetari i Vatrës, z. Mentor Maksutaj, si dhe nga Hirësia e Tij, Peshkopi Theofan Koja. Eventin e përshëndetën gjithashtu regjisori, aktori dhe bashkëthemeluesi i Teatrit të Diasporës, Erand Sojli, i cili recitoi një poezi të Kristo Floqit, si dhe bashkautori Prof. as. Dr. Eris Rusin dhe pedagogu Dr. Ilir Shyta.

Një tjetër takim i veçantë ishte vizita në Universitetin e Harvardit, së bashku me z. Faton Limani dhe znj. Greta Limani, ku u bashkëbisedua mbi librin studimor kushtuar jetës dhe veprës së Kristo Floqit.

Rrugëtimi vazhdoi edhe në Massachusetts State House, ku u vazhdoi bisedimi me Theatrin e Diaspores rreth librit “Themeluesit Korçarë të Komedisë Shqipe”, duke theksuar rëndësinë e rikthimit në dritë të veprave të harruara të krijuesve që çelën rrugën e artit dramatik në fillim të shekullit XX në vendin tonë. Këto vepra, edhe pse të shkruara në periudha të largëta, mbartin ende mesazhe të rëndësishme për shoqërinë bashkëkohore dhe meritojnë të rikthehen në skenën teatrale për audiencën shqiptare dhe diasporën.

Librat e dhuruar nga autorja do të bëhen pjesë e bibliotekës së Degës së Vatrës, si dhe e bibliotekës së Universitetit të Harvardit.

Si Theater i Diaspores e falenderojme Prof. as. Dr. Jonela Spahon per sherbimin e madh që i ka bere theatrit dhe dramaturgjise shqiptare me risjelljen ne vemendje te autoreve pionere te theatrit shqiptar . I urojmë suksese të mëtejshme dhe shprehim dëshirën për bashkëpunime të frytshme edhe në të ardhmen.

TË KAM NË FRON
12/01/2025

TË KAM NË FRON

Teksti: Erand Sojli Kompozimi: Erand Sojli Orkestrimi: Etmond Mancaku Festivali i 64-t i Këngës në RadioTelevizionin Publik Shqiptar.Find us at: https://fes...

Address

Boston, MA

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Theatridiaspores posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Theatridiaspores:

Shortcuts

Share