Historia & Kultura Osmane

Directions

Historia & Kultura Osmane Portal informativ rreth historisë dhe kulturës shqiptare.

08/10/2026

Faleminderit të gjithëve!

04/10/2026

Çfare skandali!!!! "Shqiperia eshte streha ideale per te qene toka rezerve e Hebrenjve"!
Miq degjojeni deri ne fund sesi kryeministri krijon nje histori te re per Orikumin qe sipas tij eshte krijuar si qytet nga Hebrenjte dhe ne fund me solemnitet citon fjalet e hebrenjeve te Amerikes (te derguarit e komuniteteve hebrenj te amerikes) qe "Shqiperia eshte streha ideale per te qene toka rezerve e Hebrenjve"!

Në qytetin e Navarinit, i cili sot ndodhet brenda kufijve të Greqisë, mihrabi i Xhamisë së Sulltan Ahmedit, e cila u ndë...
04/10/2026

Në qytetin e Navarinit, i cili sot ndodhet brenda kufijve të Greqisë, mihrabi i Xhamisë së Sulltan Ahmedit, e cila u ndërtua në vitin 1608 me urdhër të Sulltan Ahmedit I.

Informacioni dhe fotografia:
Janë marrë nga libri “Veprat turke të shndërruara në kisha”, shkruar nga Mehmet Emin Yılmaz.

Selaniku, pamje e përgjithshme e qytetit përpara zjarrit të madh.Në fillim të viteve 1900, qyteti duket se kishte një st...
04/10/2026

Selaniku, pamje e përgjithshme e qytetit përpara zjarrit të madh.

Në fillim të viteve 1900, qyteti duket se kishte një strukturë moderne dhe të pasur, me rrugë që shtriheshin paralelisht me njëra-tjetrën.

Një tjetër veçori që bie në sy është numri i madh i minareve, si dhe fakti se qyteti ishte shumë i gjelbër dhe i mbushur me pemë.

Fotografia nuk është realizuar me teknikën autokrom, pra nuk është fotografi me ngjyra e asaj kohe, pasi në koleksionet e ruajtura nuk është gjetur ndonjë fotografi autokrom e Selanikut që i përket kësaj periudhe.

Kjo është një nga fotografitë e Selanikut që është ngjyrosur pas realizimit. Fotografi i saj nuk dihet.

30/09/2026

Në shenjë solidariteti me Palestinën, tifozët turq hodhën lodra dhe kukulla në fushë gjatë ndeshjes "Shtëpia jonë është shtëpia juaj" mes Tümosan Konyaspor-it dhe kombëtares palestineze – e zhvilluar në kuadër të "Ditës së Palestinës" në Konya të Turqisë – për të mbështetur popullin e Gazës dhe kauzën palestineze.

Takimi i Netanyahut në Abu Dhabi është zgjeruar për të përfshirë përfaqësues nga 10 shtete:Emiratet e Bashkuara Arabe, I...
29/09/2026

Takimi i Netanyahut në Abu Dhabi është zgjeruar për të përfshirë përfaqësues nga 10 shtete:

Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli, Arabia Saudite, SHBA-ja, Maroku, Kuvajti, Bahreini, Libia (Khalifa Haftar), Omani dhe Egjipti.

Fillimisht u zhvillua takimi dypalësh mes Netanyahut dhe Mohammed bin Zayed (MBZ), ndërsa më pas iu bashkuan edhe zyrtarë të tjerë.

Burimi: Channel 14

29/09/2026
Speaking to an empty hall....
26/09/2026

Speaking to an empty hall....

Akt nga regjistri i gjykatës osmane të Vlorës, që ruhet në bibliotekën e Vatikanit falë dhurimit aty nga Andrea Zmajevic...
26/09/2026

Akt nga regjistri i gjykatës osmane të Vlorës, që ruhet në bibliotekën e Vatikanit falë dhurimit aty nga Andrea Zmajevici, ipeshkvi i Tivarit.

Regjistri i kadiut të Vlorës përmban 2400 akte për vitet 1567-1568.

Hebreu nga qyteti i Vlorës, Izak biri Solomonit, nxori para gjyqit taksidarin e tregut të qytetit (baxhdar) Sevasto Porfirin, të cilin e akuzoi se e kanë dëgjuar duke thënë: “Kur e shoh këtë çifut nga Elbasani më duket se shoh djallin vetë!”, akuzë që ai e mohoi ta kishte thënë, por në favor të deklaratës së hebreut dolën dëshmitarë Mustafa çelebiu biri Ramazanit dhe Jusufi biri Mustafait, prandaj edhe u regjistrua me kërkesën e hebreut ky akt në regjistrin e gjykatës mes datave 10-19 mars 1568 (evasit Ramazan 975).
Dëshmitarët: Ataullahu, Durmush Bali, Ahmed myhziri, Aliu biri Bajramit dhe të tjerë.

Ermal Xhemal Nurja

Kështu mund të duket xhamia historike “Koxha Mehmed Beu - Tabanoc, në kufirin Serbi-Maqedoni, për të cilën vetëm se kanë...
26/09/2026

Kështu mund të duket xhamia historike “Koxha Mehmed Beu - Tabanoc, në kufirin Serbi-Maqedoni, për të cilën vetëm se kanë filluar punimet.

Xhamia është pronë e Myftinisë së Bashkësisë
Islame në Kumanovë.

Siç shkruan Myftinia e Kumanovës, këto ditë janë pastruar pjesët e oborrit dhe të hapësirave të jashtme përreth xhamisë.

Address

Istanbul

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Historia & Kultura Osmane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share