31/07/2022
SUMMER FULL FORCE -
Turistet nga Omani janë zgjuar shpejt. Më kanë dërguar një mesazh, pastaj një tjetër dhe një tjetër...edhe një tjetër. Duan të ikin në Shkodër. Me pyesin për stacionin e autobuzëve dhe për timetable. Në Vlorë ka disa pika nga ku nisën furgonë ose makina të vogla për në Tiranë , por timetable nuk ka.........,.Atelieja ime nuk ka "timetable" , por ka "deadline". Kësaj radhë " deadline" është në formën e tregut të pikturave në Ulqin. Do shkojmë atje. Do shesim piktura në treg dhe do bëjmë plazh. Natyrisht nuk mund të them dot se Ulqini ështe tregu më i mirë në botë por për mua organizimi dhe organizatori janë më të mirët në botë.......Bota është e madhe. Turistët nga Omani më kujtojnë se bota mund dhe të zmadhohet. Mund të arrij kufijtë e frikshëm ekspancional të botës t'ime në vitet 90'. Edhe ata si unë dikur duan viza për të shkuar nga një vend në tjetrin. Viza; kjo karikaturen e shëmtuar e diskriminimit të popujve nga disa popuj të tjerë. Personalisht në vitet 90' kam udhëtuar me pasaporta të ndryshme të fallsifikuara. Kam qenë anglez, italian, kanadez, hungarez ( në fakt ishte hungareze por unë e fallsifikova emrin në mashkullor), aruban. Jam deportuar 4 herë për skadim vize, kam ndenjur në total tre javë në burgje të ndryshme për pasaportë fallco dhe jam proceduar penalisht dy herë: në Itali nuk u paraqita në procesin gjyqësor kurse në Francë u shpalla non grata per 5 vjet.
Me në fund, aty nga fundi i viteve 90' u bëra ai që jam sot. Një njeri me dy pasaporta legale, pa asnjë vend që t'a konsideroj "atdhe", me shtëpi në shumë vende dhe pa asnjë shtëpi që t'a konsideroj HOME. Po t'a perserisja jetën time të viteve 90' do kisha bërë të njëjtën gjë: krimin e dëshirës për të lëvizur nga një vend në tjetrin and "f**k the rules". Lëvizja është besimi im fetar .....
...Xhamia e vjetër në Vlorë është vendi nga ku niset transporti luks për në Tiranë. Turistët arabe duan te ikin në Shkodër. Në Mal të Zi nuk ikin dot; nuk kanë vizë. As në Korfuz nuk ikin dot. Nuk kanë vizë. Te xhamia e Vlorës mund të ikin. Nuk kanë nevojë për vizë. U kërkohet të kenë vetëm 50 mijë lekë të vjetra që janë pagesa e mjaftueshme për pesë persona deri në Durrës. E nderruan planin dhe duan të ikin në Durrës. Pastaj në Shkodër. Me falënderojnë që i prura me makinë deri te xhamia dhe donin me paguanin. Natyrisht që nuk ishte e nevojshme. Më kanë paguar mjaftueshëm për apartamentin. Përshëndesim njeri tjetrin me dorë dhe ndahemi. Do takohemi përsëri .....Të gjithë do takohemi përsëri: të burgosur dhe gardianë, persekutorët dhe viktima, me vizë dhe pa vizë. E vetmja gjë që nuk do takojme ndoshta më kurrë është vera spektakolare e vitit 2022.......Enjoy It now! Tomorrow Is too late! Come to Vlora!
airbnb.com/h/thecybelsapartment