Kosova Info +

Kosova Info + ℗ & © 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮 𝗜𝗻𝗳𝗼 + & 𝗚𝗘𝗡𝗘𝗦𝗜𝗦 𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗦𝗛𝗜𝗡𝗚 – All Rights Reserved.
(1)

Në protestën e 21-të me radhë, protestuesit kanë kërkuar dorëhqjen e kryeministrit Edi Rama, duke i dhënë afat deri nesë...
21/06/2026

Në protestën e 21-të me radhë, protestuesit kanë kërkuar dorëhqjen e kryeministrit Edi Rama, duke i dhënë afat deri nesër.
Në protestën e sotme janë parë qindra-mijëra protestues të cilët përpos kundërshtimit të projektit të Zvërnecit kanë kërkuar edhe të hetohet kryeministri shqiptar si dhe dorëheqja e menjëhrshme e tij.

A mendoni se Qeveris Rama po i vjen fundi?
20/06/2026

A mendoni se Qeveris Rama po i vjen fundi?

Komento!
20/06/2026

Komento!

20/06/2026

Bukuritë e Malit të Sharrit/ Parajsa e fshehur e Kosovës

Protestat e Tiranës i shërbejnë Beogradit e Athinës Nga: Astrit GashiShqipëria sot nuk po përballet thjesht me një rotac...
20/06/2026

Protestat e Tiranës i shërbejnë Beogradit e Athinës

Nga: Astrit Gashi

Shqipëria sot nuk po përballet thjesht me një rotacion apo krizë të radhës politike. Ajo ndodhet në një udhëkryq të pastër strategjik, ku ndahen dy rrugë ajo e transformimit të pakthyeshëm ekonomik përmes investimeve globale, dhe rruga e bllokimit kronik, që shpesh sh*tet e maskohet si kauzë qytetare apo mbrojtje parimesh.

Projektet e mëdha që janë futur në ciklin e realizimit si ai i Sazanit, Zvërnecit dhe veçanërisht Aeroporti i Vlorës përfaqësojnë një ndryshim tektonik të peshës gjeopolitike dhe ekonomike të Shqipërisë në Mesdhe. Kur flasim për miliarda dollarë kapital që vijnë nga partnerë strategjikë si SHBA-të, nuk po flasim më për turizëm sezonal, por për pozicionimin e Shqipërisë si një nyje e patjetërsueshme e interesave perëndimore në Ballkan.

Por, pikërisht këtu fillon e vërteta e pakëndshme që duhet thënë troç.

Është rregull i artë i historisë që çdo projekt i madh zhvillimi prodhon debat dhe rezistencë. Ky është rregulli i demokracisë. Por, kur shikon një zinxhir të organizuar reagimesh dhe protestash që synojnë ekskluzivisht bllokimin apo dështimin e këtyre investimeve jetike, vështirë të besosh se kemi të bëjmë me shqetësim legjitim mjedisor apo ligjor. Këtu kemi kaluar në terrenin e përplasjes së pastër mes interesit të zhvillimit dhe agjendave të stagnimit.
Nuk mund të mos pyetet: cili është interesi real pas këtij bllokimi? Pse sa herë që Shqipëria tenton të bëjë një kapërcim të madh kualitativ në ekonomi e logjistikë, zhurma politike sinkronizohet aq mirë me interesat e fqinjëve tanë?
Kur Shqipëria ndërton aerorporte moderne në jug, krijon porte të reja dhe hap resorte elitare, ajo thyen monopolet tradicionale të rajonit. Ajo bëhet konkurrente e drejtpërdrejtë e paketave që historikisht kanë ushqyer Athinën apo Budvën, dhe rrit peshën e saj karshi Beogradit.

Megjithatë, llogaritë e vjetra të Ballkanit këtë herë mund të dalin gabim.

Shqipëria nuk mundet dhe nuk do të mbetet peng e betejave të së kaluarës dhe as e agjendave që bien ndesh me interesin e saj afatgjatë kombëtar. Rruga e saj është përcaktuar: zhvillim agresiv ekonomik, hapje e guximshme ndaj kapitalit të huaj dhe lidhje e fortë organike me aleatin tonë kryesor strategjik, SHBA-të. Ky partneritet sjell jo vetëm para, por mbi të gjitha siguri dhe stabilitet gjeopolitik.
Në këtë përplasje mes progresit real dhe bllokimit të projektuar, përgjigjja e shoqërisë dhe e institucioneve duhet të jetë e prerë. Asnjë fushatë e mirëorkestruar politike, asnjë protestë e instrumentalizuar për interesa të ngushta dhe asnjë narrativë që tenton të mbjellë krizë artificiale nuk mund ta ndalë transformimin ekonomik të vendit.
Shqipëria e vitit 2026 po ndërtohet mbi projekte të prekshme dhe kapitale reale, jo mbi zhurmën e debateve shterpë të kafeneve politike. Dhe ky proces, përtej të gjitha pengesave e zhurmave, tashmë është bërë i pakthyeshëm. Secili që mbeshte keto protesta i bene argat dreqit dhe armiqve te Shqypnisë.

Si e komentoni!
20/06/2026

Si e komentoni!

20/06/2026

Pse qytetarët e Tiranës ngurrojnë të shprehen se kush është më patriot, Albin Kurti apo Edi Rama?

Diskutim: A mendoni se Kosova do të paraqitej më mirë se Turqia në Botëror? 🇽🇰
20/06/2026

Diskutim: A mendoni se Kosova do të paraqitej më mirë se Turqia në Botëror? 🇽🇰

20/06/2026

Si e quani ju, miris apo parfum? Shpërthen gazi në mes të shesh*t!

Përshkruaje Hysni Gucatin me 1 Fjalë
20/06/2026

Përshkruaje Hysni Gucatin me 1 Fjalë

Dirección

Monterrey

Página web

Notificaciones

Sé el primero en enterarse y déjanos enviarle un correo electrónico cuando Kosova Info + publique noticias y promociones. Su dirección de correo electrónico no se utilizará para ningún otro fin, y puede darse de baja en cualquier momento.

Compartir