Social Cultural Space Tetova

Social Cultural Space Tetova Hapësirë dhe komunitet i njerëzve të pavarur Tetova, përveç ‘hapësirës socio-kulturore’, fitoi edhe Skate Parkun (Skatova) e vetëm që ka parë ndonjëherë qyteti.

Hapësira Socio-Kulturore Tetovë | Social Cultural Space Tetova

Hapësira Socio-Kulturore Tetovë (Social Cultural Space Tetova) është komunitet i njerëzve të pavarur të cilët bashkëveprojnë, krijojnë dhe kultivojnë kulturën e natyrshme njerëzore të funksionimit në barazi. Ky komunitet në zhvillim është i përqendruar në krijimin e standardeve dhe normave të reja të funksionimit kolektiv, që përshko

jnë me nevojat e kohës dhe rrethit veprues. Në bazë krejtësisht vullnetare, aty krijohen dhe mirëmbahen ngjarje e ide të reja dhe avangarde, të cilat gjithnjë vihen në funksion të shoqërisë së ‘hapësirës’ dhe më gjerë. Ndodhitë publike kanë qëllim edukativ dhe udhëzues, e në raste paraqesin edhe forma kreative protesti, por aty, padyshim, nuk mungon edhe zbavitja në një shoqëri shumë të hapur për të ndryshmen. Thelbi i çdo aktiviteti është puna vullnetare, e dalë nga dëshira për kontribut në emër të bashkësisë dhe pranimi i tjerëve si bashkëveprues të barabartë. Retrospektivë

Hapësira është produkt i punës së palodhshme vullnetare të grupit aktiv që mirëmban atë, por që gjenezën e ka nga një vizite spontane në qendrën me karakter të ngjashëm në Prishtinë, ‘Termokiss’ në gusht të vitit 2016, kur edhe u themelua kjo qendër. Nga aty fillojnë nxitjet e para dhe kontakti me kolektivin autonom belg ‘Toestand’, te cilët me projekte të ngjashme me synim të ‘revitalizimit të hapësirave publike të pashfrytëzuara dhe braktisura’, gati çdo vit krijojnë hapësira të reja nëpër shtete të ndryshme të Evropës. Puna e palodhshme e këtyre dy grupeve gjatë muajit korrik të vitit 2018, të ndihmuar nga vullnetarë lokal dhe të përkrahur nga organizata DemocracyLab dhe Komuna e Tetovës, u shpërblye me dy hapësira të reja, deri atë kohë të pashfrytëzuar dhe të lëna në harresë për gati një dekadë. Pas përfundimit të fazës së parë të ringjalljes së objektit, vullnetarët me shumë entuziazëm vazhduan gjallërimin dhe mirëmbajtjen e objektit, dhe sot, pas disa vitesh aktivitete, ‘hapësira’ dalëngadalë po shndërrohet në qendrën kryesore socio-kulturore të qytetit, ku krijohen ngjarjet e vetme autentike dhe të vetëfinancuara në qytet.

Të shtunën e kaluam në atmosferë krijuese duke i dhënë formë ideve tona përmes glinës. 👩‍🎨🎨
28/07/2026

Të shtunën e kaluam në atmosferë krijuese duke i dhënë formë ideve tona përmes glinës. 👩‍🎨🎨

Sot Space Tetova mbush 8️⃣ vjet!Tetë vjet plot me njerëz, ide, muzikë, biseda, punë vullnetare, dashni dhe kujtime. Tetë...
08/07/2026

Sot Space Tetova mbush 8️⃣ vjet!

Tetë vjet plot me njerëz, ide, muzikë, biseda, punë vullnetare, dashni dhe kujtime. Tetë vjet duke dëshmuar se një hapësirë nuk ndërtohet veç prej mureve, por prej njerëzve që e mbajnë gjallë çdo ditë.

Rrugëtimi i Spejsit nuk ka qenë i lehtë. Kemi kaluar sfida, pasiguri, kërcënime e momente kur dukej se gjithçka që kishim ndërtuar mund të humbej. Por çdo herë kemi gjetur forcë te njëri-tjetri, te komuniteti dhe te besimi se hapësirat e lira, të përbashkëta dhe të hapura janë të domosdoshme për qytetin tonë dhe jo vetëm. Space ka qenë dhe vazhdon të jetë shtëpi për shumë prej nesh. Një vend ku mësojmë, krijojmë, nganjëherë gabojmë, por edhe festojmë, protestojmë dhe ëndërrojmë së bashku. Një vend ku çdokush ka mundur të gjejë një copëz të vetes.

Faleminderit çdonjërit që ka kaluar nga kjo derë, që ka dhënë kohën, energjinë, kujdesin dhe zemrën e vet.
Gëzuar 8-vjetorin, Space Tetova! Le të vazhdojmë ta mbajmë gjallë këtë frymë dhe ta mbrojmë këtë hapësirë për shumë vite të tjera. 🚀❤️👾

08/05/2026
“Little Weekend” po vjen për herë të parë në Geg FM Radio; një program muzikor i kuruar LIVE me shumë stil e pasion nga ...
09/04/2026

“Little Weekend” po vjen për herë të parë në Geg FM Radio; një program muzikor i kuruar LIVE me shumë stil e pasion nga Space Tetova, për të vazhduar çdo të enjte tjetër transmetimin në Geg 🎧

Sonte prej orës 21:00, “Little Weekend” vjen me selektim muzikor nga Ard x Redi, beats të zgjedhura për një atmosferë chill, fresh dhe totalisht weekend mode

📻 97.9 FM
💻 gegfm.com & aplikacioni Geg FM
🎥 Live në twitch.com/spacetetova

Ky vikend nis pak ma herët!

23/03/2026
📻 Listen to: even if the sky is dark, future is under construction  #4 w/ Nikola Nikolic, Shpat Shkodra, Sara Saiti, Tim...
12/03/2026

📻 Listen to: even if the sky is dark, future is under construction #4 w/ Nikola Nikolic, Shpat Shkodra, Sara Saiti, Timo Vantyghem

🔊 Sounds and voices from Podgorica, Prishtina, Sarajevo, Tetova, and Brussels, where people speak about alternative spaces and music scenes while an international collective of younger and older dreamers reclaims abandoned places across Europe to build community centers like Pomorandža, Termokiss, DKC Sarajevo, Space Tetova, Toestand, and Uzina, sharing a collective selection from rap to electro, ambient to postpunk, lofi to hifi, with greetings and DIY love.

💚 All profits from this first album will go for our new Space, last year's project of the international network.

even if the sky is dark, future is under construction #4 w/ Nikola Nikolic , Shpat Shkodra, Sara, Timo Vantyghem This month, we'll listen to different sounds and music from Podgorica (Montenegro), Pr

Address

Boris Kidrich 29
Tetovë
1200

Opening Hours

Monday 11:00 - 20:00
Tuesday 11:00 - 20:00
Wednesday 11:00 - 20:00
Thursday 11:00 - 20:00
Friday 11:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Social Cultural Space Tetova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Social Cultural Space Tetova:

Shortcuts

Share