tiff ODA

tiff ODA Tetova International Film Festival "ODA" Pending: First International Film Festival in my town... TIFF ODA

30/01/2026
14/11/2025

Në kuadër të TIFF ODES, në Tetovë është realizuar projekti “Iniciativa Krijuese Shetitëse”, gjatë një periudhe dy mujore me zhvillimin e punëtorive artistike në fusha të ndryshme si teatri, muzika,…

Iniciativa krijuese Shetytëse” sjell artin në lëvizje – një udhëtim që bashkon komunitetet përmes krijimtarisë. Në kuadë...
13/11/2025

Iniciativa krijuese Shetytëse” sjell artin në lëvizje – një udhëtim që bashkon komunitetet përmes krijimtarisë. Në kuadër të TIFF ODES, është realizuar projekti “Iniciativa Krijuese Shetitëse”, gjatë një periudhe dy mujore me zhvillimin e punëtorive artistike në fusha të ndryshme si teatri, muzika, filmi dhe animacioni me kukulla.
Ky projekt synon krijimin e një vepre artistike përmes konceptit të “Traveling Cinema”, duke e vendosur artin në qendër të jetës kulturore dhe shoqërore të komunitetit.
Në kuadër të këtij projekti, punëtoria muzikore e mbajtur nga profesoresha Teuta Alimi, si dhe shfaqja “Ballkanibalizem dhe Pankdemia” e interpretuar nga Ajshe Useini, sollën një risi të veçantë në jetën kulturore të shoqërisë sonë.
Këto krijime artistike theksuan rëndësinë e bashkimit përmes artit dhe fuqinë e tij për të reflektuar mbi realitetin shoqëror në mënyrë të guximshme dhe kreative.
Nisma ka për qëllim ringjalljen e hapësirave të papërdorura, duke i shndërruar ato në vende për ngjarje kulturore dhe për modele të reja krijuese. Përmes këtij procesi, projekti i inkurajon pjesëmarrësit — fëmijë, të rinj dhe të rritur — drejt vetë-zbulimit, ndërgjegjësimit dhe rritjes së përbashkët shpirtërore e kulturore.
“Një përcaktim i tillë na dha mundësinë të krijojmë një vepër me vlerë, e cila shihet dhe vlerësohet si nga fëmijët, ashtu edhe nga të rriturit,” theksojnë organizatorët.
Ata shtojnë se njeriu rritet vetëm atëherë kur është gati ta kuptojë jetën, jo përmes dukurive të jashtme, por përmes vlerave të brendshme shpirtërore — tek vetja dhe tek tjetri.
Projekti “Iniciativa Krijuese Shetitëse” është dëshmi se arti mund të udhëtojë, të bashkojë njerëzit dhe të japë jetë të re hapësirave të harruara.
Në përmbyllje, organizatorët falënderojnë Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Europe House Tetovë, si dhe TIFF ODES, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti me vlerë kulturore dhe shoqërore.

„Креативна патувачка иницијатива“ го носи уметничкиот дух во движење – патување што ги обединува заедниците преку креативноста
Во рамките на TIFF ODA, се реализира проектот „Креативна патувачка иницијатива“, кој во текот на два месеци опфати уметнички работилници од различни области – театар, музика, филм и анимација со кукли.
Проектот има за цел создавање на уметничко дело преку концептот „Traveling Cinema“, ставајќи ја уметноста во центарот на културниот и општествениот живот на заедницата.
Посебно внимание привлече музичката работилница предводена од професорката Теута Алими, како и претставата „Балканибализам и Пан(к)демија“ во интерпретација на Ајше Усеини, кои донесоа новина и свежина во културниот живот на нашето општество.
Овие уметнички изрази ја потенцираат моќта на уметноста да ги поврзе луѓето и да ја прикаже современата реалност на креативен и храбар начин.
Оваа иницијатива има за цел да ги оживее неискористените простори, претворајќи ги во места за културни настани и нови креативни модели. Преку овој процес, проектот ги поттикнува учесниците – деца, млади и возрасни – кон самоспознавање, освестување и заеднички духовен и културен раст.
„Ваквото определување ни даде можност да создадеме едно вредно дело кое се гледа и се цени и од децата и од возрасните,“ истакнуваат организаторите.
Тие додаваат дека човекот расте само тогаш кога е подготвен да го разбере животот, не преку неговите надворешни појави, туку преку скриените духовни вредности – во себе и во другиот.
Проектот „Креативна патувачка иницијатива“ претставува доказ дека уметноста има моќ да ги обединува луѓето и да внесе нов живот во заборавените простори.
На крајот, организаторите упатуваат благодарност до Министерството за култура и туризам на Република Северна Македонија, Europe House Тетово и TIFF ODES за поддршката и соработката во реализацијата на овој проект.
Тетово, ноември 2025

“Iniciativa Krijuese Shetytëse",“a creative and driving initiative"/open air cinema.Ideja kryesore e këtij projekti ësht...
12/11/2025

“Iniciativa Krijuese Shetytëse",“a creative and driving initiative"/open air cinema.
Ideja kryesore e këtij projekti është që, përmes punëtorive të ndryshme që janë zhvilluar në kuadër të projektit “Iniciativa Krijuese Shetitëse” — siç janë teatri, muzika, filmi dhe animacioni me kukulla — të ndërtohet një vepër e cila, përmes “Traveling Cinema”, do të prezantohet edhe në qytetet dhe fshatrat e tjera, në hapësira të papërdorura që mund të shndërrohen në vende për ngjarje kulturore dhe modele të reja krijuese.
Projekti ynë trajton ndërgjegjësimin, nxitjen për vetë-zbulim dhe mundësinë për rritje të përbashkët në paqe dhe qetësi. Procesi i rritjes dhe pjekurisë personale është në themel të projektit tonë, i cili do të motivojë të rinjtë, fëmijët dhe të rriturit, duke i inkurajuar drejt vetëdijes dhe zhvillimit të përbashkët.Një përcaktim i tillë na dha mundësinë të krijojmë një vepër me vlerë, e cila shihet dhe vlerësohet si nga fëmijët, ashtu edhe nga të rriturit.Ideja themelore e projektit tonë është se njeriu rritet vetëm atëherë kur është gati ta kuptojë jetën, jo përmes dukurive të saj të jashtme, por përmes vlerave të fshehta shpirtërore — tek vetja dhe tek tjetri.
Në fund, falënderojmë Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Europe House Tetovë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.

Главната идеја на овој проект е преку различните работилници што се развија во рамките на проектот „Креативна патувачка иницијатива“ — како што се театарот, музиката, филмот и анимацијата со кукли — да се изгради едно дело кое, преку „Traveling Cinema“, ќе се претстави и во другите градови и околни села, во неискористени простори кои можат да се пренаменат во места за културни настани и нови креативни модели.Нашиот проект се занимава со освестување, поттик за самоспознавање и можност за заеднички раст во мир и спокој. Процесот на растење и созревање на личноста е во основата на нашиот проект, кој ги мотивира младите, децата и возрасните и ќе ги охрабри кон самосвест и заеднички развој.Ваквото определување ни даде можност да создадеме едно вредно дело кое се гледа и се цени и од децата и од возрасните.Основната идеја на нашиот проект е дека човекот расте само тогаш кога е подготвен да го разбере животот, не преку неговите надворешни појави, туку преку скриените духовни вредности — во себе и во другиот.

Им се заблагодаруваме на Министерството за култура и туризам на Република Северна Македонија, како и на Europe House Тетово, за поддршката и соработката во реализацијата на овој проект

"Roli i protagonistes nuk është i lehtë, por Drita Kaba Karaga shkëlqeu në filmin 'Burri i shtëpisë'. Ajo e mishëron me ...
28/09/2025

"Roli i protagonistes nuk është i lehtë, por Drita Kaba Karaga shkëlqeu në filmin 'Burri i shtëpisë'. Ajo e mishëron me mjeshtëri dhe ndjeshmëri personazhin, duke i dhënë thellësi, emocion dhe jetë. Prania e saj në ekran është sa e fuqishme aq edhe e natyrshme – një interpretim që mbetet në kujtesë."

Afrim Muçaj, me natyrshmërinë dhe intonimin e tij unik, e bëri Rexhën të gjallë në ekran. Ai nuk e luajti thjesht rolin,...
25/09/2025

Afrim Muçaj, me natyrshmërinë dhe intonimin e tij unik, e bëri Rexhën të gjallë në ekran. Ai nuk e luajti thjesht rolin, por i dha shpirt dhe ndjeshmëri, duke transmetuar emocionet pa e tepruar, me një qetësi që preku fort. Ky interpretim i sinqertë dhe i natyrshēm meriton plotësisht çmimin “Aktori më i mirë në rol kryesorë” në TIFF ODA. Urime, Afrim.

Gresa Pallaska, fituese e çmimit "Aktorja më e Mirë në Rol Kryesor (Femër)" në TIFF ODA 2025, për rolin e Aidës në filmi...
25/09/2025

Gresa Pallaska, fituese e çmimit "Aktorja më e Mirë në Rol Kryesor (Femër)" në TIFF ODA 2025, për rolin e Aidës në filmin “Pikë Uji” me regji të Robert Budinës.
Një rol që flet me heshtje, me shikim dhe me zemër.
Gresa e solli Aidën në ekran me një ndjeshmëri të thellë, të përmbajtur dhe të fuqishme – një grua në mes të nënësisë, karrierës dhe dilemave morale, ajo tronditi edhe personazhin edhe publikun.
Urime, Gresa! 👏🌟

Adriana Matoshi në secilin edicion te Tiff Odës vjen me një freski të re, me një karakter të veçantë – gjithmonë ndryshe...
25/09/2025

Adriana Matoshi në secilin edicion te Tiff Odës vjen me një freski të re, me një karakter të veçantë – gjithmonë ndryshe, gjithmonë befasuese. Aftësia e saj për t’u transformuar dhe për të mishëruar figura kaq të ndryshme, e bën çdo paraqitje një eksperiencë unike. Një aktore brilante, që me prezencën e saj e kurorëzoi edhe këtë edicion.
Faleminderit Adriana!

Adrian Aziri  në  TIFF ODA goditi  me natyrshmëri, delikatesë dhe freski, çdo prezantim i tij solli emocion unik, duke b...
24/09/2025

Adrian Aziri në TIFF ODA goditi me natyrshmëri, delikatesë dhe freski, çdo prezantim i tij solli emocion unik, duke bërë që çdo rol të tij të mbetet gjatë në kujtim."

Adem Karaga  e deshmoi në TIFFODA që një aktor i vërtetë nuk interpreton, por e jetëson rolin, transformohet nga një rol...
24/09/2025

Adem Karaga e deshmoi në TIFFODA që një aktor i vërtetë nuk interpreton, por e jetëson rolin, transformohet nga një rol në tjetrin, thjeshtë shkëlqeu pa u përsëritur kurrë."

24/09/2025
23/09/2025

💡 Mos harroni të bëni 'Subscribe' dhe të klikoni zilen 🔔 që të njoftoheni kur publikohet një përmbajtje e re. ...

Address

Qendra E Kulturës
Tetovë
1200

Opening Hours

Monday 11:00 - 23:00
Tuesday 11:00 - 23:00
Wednesday 11:00 - 23:00
Thursday 11:00 - 23:00
Friday 11:00 - 23:00
Saturday 11:00 - 23:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when tiff ODA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to tiff ODA:

Share