18/07/2026
Sqarim lidhur me videon që po qarkullon për Ndërmarrjen Publike Komunale – Strugë
Ditëve të fundit, në disa portale, përfshirë in7.tv dhe Tetova1, po qarkullon një video me pretendimin se Ndërmarrja Publike Komunale e Strugës po transporton karrige për dasma. Ky pretendim nuk është i vërtetë.
Karriget e paraqitura në video janë transportuar për nevojat e organizimit të Struga Fest, konkretisht për koncertin e artistëve Kastriot Tusha dhe Elita Reçi, në kuadër të një aktiviteti kulturor.
U bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që, para publikimit apo shpërndarjes së informacioneve, të verifikojnë faktet dhe të shmangin përhapjen e keqinformimit.
Ndërmarrja Publike Komunale e Strugës ka kryer një angazhim në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të një aktiviteti kulturor që promovon qytetin tonë.
Njëkohësisht, i ftojmë portalet që kanë publikuar këtë informacion të pasaktë që, në frymën e informimit të drejtë dhe profesional, të kërkojnë ndjesë ndaj publikut ose ta korrigjojnë dhe tërheqin lajmin e pavërtetë.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Ja disa video të realizuara para dhe gjatë koncertit, të cilat dëshmojnë se karriget janë transportuar për nevojat e organizimit të Struga Fest dhe jo për dasma, siç është pretenduar në mënyrë të pavërtetë.