SHKA "Jahi Hasani"

SHKA "Jahi Hasani" International Folklore Festival “RUDINA FEST” 💃🕺🥁🎻🪕

Sot, z. Albon Rexhepi vizitoi ambientet e SHKA “Jahi Hasani”, ku u takua me artistët dhe i përgëzoi për punën dhe përkus...
14/05/2026

Sot, z. Albon Rexhepi vizitoi ambientet e SHKA “Jahi Hasani”, ku u takua me artistët dhe i përgëzoi për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Gjatë vizitës, kryetari i SHKA “Jahi Hasani”, z. Zani Memedi, e uroi z. Rexhepi për arritjet e tij në projektin “Artemis”, në kuadër të të cilit ai mori pjesë në udhëtimin drejt Hënës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, duke vlerësuar sukseset dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Sot në emisionin “Ritmi i Ditës”, kryetari i SHKA “Jahi Hasani”, z. Zani Memedi, dhe drejtori i Festivalit Folklorik “Ru...
11/05/2026

Sot në emisionin “Ritmi i Ditës”, kryetari i SHKA “Jahi Hasani”, z. Zani Memedi, dhe drejtori i Festivalit Folklorik “Rudina Fest”, z. Nurian Ilazi, folën për suksesin e arritur me fitimin e çmimit të parë në festivalin “Hasi Gjonaj”.

Po ashtu, u diskutua edhe për përgatitjet e edicionit të ardhshëm të festivalit “Rudina Fest”, që është edicioni i VI dhe presim shumë surpriza nga grupe që do kemi nga kontinente të ndryshme si Afrika,Amerika Latine,Europa,Ballkani dhe pa mos harruar grupe nga Kosova,Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut.

Të ftuar:Mr.sci. Zani Memedi, kryetar i Sh.K.A “Jahi Hasani”Dr, Nuhi Iljazi, nënkryetar i Sh.K.A “Jahi Hasani”Moderatore: Rejhane Bushi Metaj

SHKA “Jahi Hasani” SHKËLQEN dhe RRËMBEN ÇMIMIN E PARË – “MALËSORI” në festivalin madhështor “Hasi Jehon 2026”🥇📸 Më posht...
04/05/2026

SHKA “Jahi Hasani” SHKËLQEN dhe RRËMBEN ÇMIMIN E PARË – “MALËSORI” në festivalin madhështor “Hasi Jehon 2026”🥇

📸 Më poshtë gjeni foto nga festivali.

𝗛𝗮𝘀𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗲𝘀𝘁𝗲̈, 𝘁𝗿𝗮𝗱𝗶𝘁𝗲̈ e 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲̈  Më 𝟭, 𝟮 𝗱𝗵𝗲 𝟯 𝗠𝗮𝗷, në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj, mbahet edicioni i 37-të i Festi...
17/04/2026

𝗛𝗮𝘀𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗳𝗲𝘀𝘁𝗲̈, 𝘁𝗿𝗮𝗱𝗶𝘁𝗲̈ e 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲̈

Më 𝟭, 𝟮 𝗱𝗵𝗲 𝟯 𝗠𝗮𝗷, në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj, mbahet edicioni i 37-të i Festivalit Folklorik “𝗛𝗮𝘀𝗶 𝗝𝗲𝗵𝗼𝗻”, festivali më i madh i
në trojet shqiptare për nga cilësia dhe organizimi, tashmë i mbrojtur edhe me ligj si aset kombëtar. Një festë autentike që sjell në këtë pranverë jehonën e traditës, folklorit dhe trashëgimisë shqiptare.

SHKA”Jahi Hasani”nga Çegrani i Gostivarit një grup folklorik mjaft i afirmuar është përzgjedhur të jenë në program me datë 03.Maj.2026 natën finale te festivalit”Hasi Jehon”.

SHKA”Jahi Hasani”do të çfaqen dhe prezentojn programin e tyre të pasur etnofolklorik të zonës së Pollogut! Si gjithmonë ansambli nga Çegrani vjen çdoher me program të begatë folklorik që nga rritualet e vjetra këngët e dasmës dhe vallet e zonës se Gostivarit. Veçoria tipike e ansamblit janë veshjet tradicionale e shum te bukura origjinale të zonës etnografike të Malit të Thatë-Gostivar-Tetovë!

Mirënjohje dhe pllaketë për prezantimin e bukur të SHKA”JAHI HASANI” në Festivalin “Ditët e Pashkëve” që u mbajtë në dat...
16/04/2026

Mirënjohje dhe pllaketë për prezantimin e bukur të SHKA”JAHI HASANI” në Festivalin “Ditët e Pashkëve” që u mbajtë në datë 13.04.2026,në qytetin e Radovish-it

Grupi i fëmijëve i SHKA “Jahi Hasani” po shkëlqen çdo ditë e më shumë! Falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të koreograf...
15/04/2026

Grupi i fëmijëve i SHKA “Jahi Hasani” po shkëlqen çdo ditë e më shumë! Falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të koreografit Dilaver Kryeziu dhe korepetitorit Armend Seferi, këta të rinj të talentuar po ngjiten fuqishëm drejt sukseseve të mëdha.

Në festivalin “Ditët e Pashkëve” në Radovë, Maqedonia e Veriut, ata dhuruan një performancë plot energji, zjarr dhe shpirt artistik, duke ndezur skenën dhe zemrat e publikut!
Me pasion të pastër dhe dashuri për traditën, fëmijët dëshmuan se trashëgimia jonë
kulturore jeton fuqishëm tek brezi i ri.

Kjo nuk është thjesht një paraqitje është një dëshmi e fuqishme se e ardhmja e folklorit tonë është më e ndritur se kurrë!

SHKA “Jahi Hasani” ju uron të gjithë besimtarëve festën e shenjtë të Bajramit.Qoftë kjo ditë e mbushur me paqe, gëzim dh...
20/03/2026

SHKA “Jahi Hasani” ju uron të gjithë besimtarëve festën e shenjtë të Bajramit.

Qoftë kjo ditë e mbushur me paqe, gëzim dhe begati në çdo familje.

𝐆𝐞𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢𝐧🌙

Për prezentimet e bukura të grupit të fëmijeve të SHKA”Jahi Hasani” Çegran Gostivar për festën e 7 marsit festën e mësue...
13/03/2026

Për prezentimet e bukura të grupit të fëmijeve të SHKA”Jahi Hasani” Çegran Gostivar për festën e 7 marsit festën e mësuesit,restaurant pizzeria “Rrezja e artë”me pronar Z.Xhemal Idrizi Forinë në nder të muajit të ramazanit ofron darkë-iftarin për artistët e rinj.

Me dëshirën e artistëve që të jet prezent
edhe koreografi prof.Dilaver Kryeziu! Iftari u realizua me datë 12 Mars 2026 E Enjte

Faleminderit restaurant pizzerija ”Rrezja e artë”Forinë mbështetës shumëvjeçar i”SHKA Jahi Hasani”.
Rrezja e artë është dhe sponzor i dalluar i festivalit”Rudina fest”

🎉 FTESË ZYRTARE 🎉Në qytetin e bukur bregdetar Vieste, në rajonin e Puljas, Itali, nga data 11–18 maj 2026 do të zhvilloh...
03/03/2026

🎉 FTESË ZYRTARE 🎉

Në qytetin e bukur bregdetar Vieste, në rajonin e Puljas, Itali, nga data 11–18 maj 2026 do të zhvillohet Festivali Botëror i Folklorit në Vieste.
Me këtë rast, Këshilli Artistik i Asociacionit Ndërkombëtar të Festivaleve dhe Grupeve – IFFGA, me drejtor Françesko Mallozi, ka përzgjedhur Ansamblin “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, Maqedonia e Veriut, për të qenë pjesëmarrës dhe për të prezantuar folklorin e pasur shqiptar në këtë event botëror.

Kjo ftesë e madhe nga Italia dhe përzgjedhja e Ansamblit “Jahi Hasani” në këtë festival prestigjioz është një dëshmi e qartë e punës, përkushtimit dhe emrit që ansambli ynë ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.

Gëzuar për artistët tanë!
Gëzuar për Çegranin dhe Gostivarin!

Në nder të muajit të bekuar të Ramazanit, në ambientet e SHKA “Jahi Hasani” – Çegran, u organizua iftari tradicional.Mom...
27/02/2026

Në nder të muajit të bekuar të Ramazanit, në ambientet e SHKA “Jahi Hasani” – Çegran, u organizua iftari tradicional.
Momente të bukura bashkimi, respekti dhe mirënjohjeje mes artistëve tanë, duke ndarë sofrën e iftarit në frymën e këtij muaji të shenjtë.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar për artistët tanë🤲✨

Ansambli artistik” ABAGENDERABUNTU”nga Bujumbara-Burundi i Afrikës ka konfirmuar pjesëmarjen në edicionin e VI të festiv...
03/02/2026

Ansambli artistik” ABAGENDERABUNTU”nga Bujumbara-Burundi i Afrikës ka konfirmuar pjesëmarjen në edicionin e VI të festivalit ndërkombëtar të folkorit”Rudina fest-2026”

Ansambli u themelua në vitin 2007.
Sot numri i përgjithshëm i anëtarëve është 100, duke përfshirë 55 djem dhe vajza më aktive.

Specializuar në argëtimin kulturor përmes vallëzimeve tradicionale të grave: Amayaya, Amutsibo, Igihambwe,Umudiho, Amaka, Igihambwe.. si dhe ato të burrave: Umuyebe, Intore, Urutana, Akanyarusizi, Irembo, Agasimbo dhe veçanërisht vallëzimi Ingoma i kulturës Burundiane të shoqatës së bateristëve.

ABAGENDERABUNTU është një lider në animacionet kulturore si në Burundi ashtu edhe jashtë vendit.
Do të përmendim pjesëmarrjen e kësaj shoqate në ngjarje dhe konkurse të ndryshme duke përfshirë:
● Gara kulturore kombëtare: 2 trofe për djem, 3 trofe për vajza.
● Përfaqësimi në festivalin JAMA në Republikën e Bashkuar të Tanzanisë.
● Përfaqësim dhe prezentim në festivalin TAM TAM në Egjipt.
● Ngjarje të ndryshme kombëtare duke përfshirë prezentime siç jan evente të ndryshme hapjen e degëve të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, si dhe inaugurimin e ambasadave të reja në Burundi të Afrikës!

Address

Gostivar
1237

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHKA "Jahi Hasani" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to SHKA "Jahi Hasani":

Share