08/04/2026
Mas 17 vitesh rrugëtim, këtë vit Bamboo MayFest në Ulqin nuk do të realizohet.
Për shumë prej neve, Bamboo MayFest u konë dhe do te jete me shumë se festival, u konë takim, energji, muzikë edhe kujtime që i kena nda bashkë buzë detit. Po këtë vit, për shkak të punimeve në hapësirat e Hotel Otrant, jemi të detyrum me bo një pauzë.
Ky nuk është fundi.
Është një ndalesë e shkurtër për një fillim të ri. Një moment për me u rikthy ma të fortë, me ide të reja edhe me një eksperiencë më të mirë për të gjithë juve që e keni ndërtu këtë festival bashkë me ne.
Shihem shumë shpejt.
Deri atëherë, ruajeni energjinë se prapë kemi me u pa në detin e bukur të Ulqinit, me muzikë, me njerëzit tonë, edhe… me papuqe 🩴