Shtepia Kultures Vuthaj

Shtepia Kultures Vuthaj Shtëpia e Kulturës në Vuthaj është ndërtuar me aksion vullnetar nga diaspora në vitin 2017
Inaugurimi solemn është bere me 2 Gusht 2017

09/07/2026

Të dashur vuthjanë dhe bashkëvendës,

Mërgata jonë e dashur, e fuqishme dhe tejet atdhetare, me mundin, djersën dhe kontributin e saj rindërtoi Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, që vendlindja jonë të ketë një objekt dinjitoz për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, shoqërore dhe komunitare. Sot, kjo Shtëpi e Kulturës është shndërruar në një shtëpi të përbashkët të të gjithë vuthjanëve.

Për hir të modestisë dhe për të mos krijuar përçarje, deri më tani nuk kemi reaguar publikisht ndaj akteve të përsëritura të vandalizmit që janë ushtruar ndaj këtij objekti. Megjithatë, situata ka kaluar çdo kufi të pranueshëm.

Fillimisht, furnizimi me ujë i Shtëpisë së Kulturës ishte lidhur në rrjetin e përbashkët ndërmjet Katunit të Sipërm dhe lagjes Gjonbalaj në Mokna. Dhjetëra herë, persona të papërgjegjshëm kanë ndërprerë furnizimin me ujë, kanë dëmtuar valvulat, kanë prerë gypat e ujësjellësit dhe kanë shkaktuar dëme të tjera. Këto janë veprime të pashpjegueshme, të turpshme dhe kriminale.

Për të zgjidhur këtë problem, iu drejtuam z. Salih Ramë Gjonbalaj me kërkesën që Shtëpia e Kulturës të lidhej me rrjetin e tij privat të ujit. Me bujarinë dhe mirëkuptimin e tij, ai pranoi që objekti të furnizohej me sasinë e nevojshme të ujit. Mirëpo, për fat të keq, edhe kjo zgjidhje u sabotua, pasi persona të papërgjegjshëm prenë dhe dëmtuan edhe këtë linjë furnizimi.

Është veçanërisht shqetësuese që këto akte ndodhin pikërisht në prag të aktiviteteve kulturore, shoqërore dhe komunitare, kur vuthjanët kanë më së shumti nevojë ta shfrytëzojnë Shtëpinë e Kulturës si edhe ne rastin konkret qe do perdoret per raste mortore.

Autorëve të këtyre veprimeve u bëjmë me dije se Vuthajt dhe vuthjanët nuk kanë mundur t’i nënshtrojnë as pushtuesit e dikurshëm, e nuk do t’i përçajnë as këta keqbërës të sotëm. Ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe veprojnë kundër interesit të komunitetit nuk përfaqësojnë vlerat e Vuthajve, por mbeten vetëm njollë e turpshme në jetën shoqërore të vendlindjes sonë.

Shtëpia e Kulturës është pronë dhe krenari e të gjithë vuthjanëve. Është detyrë e secilit prej nesh ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta respektojmë këtë investim të madh të mërgatës sonë.

9 Korrik 2026

Njoftim nga familja Ulaj
09/07/2026

Njoftim nga familja Ulaj

NJOFTIM NGA FAMILJA VUÇETAJ
07/07/2026

NJOFTIM NGA FAMILJA VUÇETAJ

24/04/2026

Vuthajt nderojnë me krenari birin e vet të shtrenjtë, Akademik Rexhep Qosjen, duke vendosur posterin e tij në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, krah flamurit kuq e zi.
Lavdi jetës dhe veprës së Akademik Rexhep Qosjes.

Sot heshti një zë i madh.U nda nga jeta akademiku ynë nga Vuthajt, Rexhep Qosja – një emër që u bë dritë për kombin dhe ...
23/04/2026

Sot heshti një zë i madh.
U nda nga jeta akademiku ynë nga Vuthajt, Rexhep Qosja – një emër që u bë dritë për kombin dhe gur themeli në historinë tonë.

Vuthajt sot janë më të heshtura.
Bjeshkët përreth, në këtë pranverë, nuk këndojnë si dikur; ato rënkojnë lehtë, sikur ndjejnë mungesën e birit të tyre më të shtrenjtë. Era që zbret nga malet bart kujtimet e një jete të tërë kushtuar dijes, fjalës dhe atdheut.

Në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, veprat e tij qëndrojnë si roje të heshtura të mendimit dhe shpirtit të tij, si dëshmi që koha nuk mund ta shuajë atë që ai la pas.

Plava dhe Gucia sot mbajnë zi për emblemën e letërsisë së tyre, ndërsa kombi përkulet para humbjes së një dijetari që nuk do të harrohet kurrë.

Sepse njerëz të tillë nuk largohen –
ata shndërrohen në dritë që udhëheq brezat.

07/03/2026

Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe e Shkollës së Parë Kombëtare Shqipe

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe përvjetorit të hapjes së Shkollës së Parë Kombëtare Shqipe, u shprehim urimet më të përzemërta të gjithë mësuesve për punën e tyre fisnike dhe të palodhur në shërbim të arsimit tonë kombëtar, në të gjitha trojet shqiptare.

Në këtë ditë të shënuar, urojmë veçanërisht të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim edukojnë dhe formojnë breza të tërë në vendlindjen tonë, në Plavë-Guci, si dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për veteranët e arsimit për kontributin e tyre të çmuar ndër vite në ruajtjen dhe zhvillimin e dijes.

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj u është kushtuar kujdes i veçantë pishtarëve të dijes. Aty përkujtohen dhe nderohen figura të rëndësishme të arsimit, duke filluar nga mësuesi i parë arbëresh Josip Rela, e deri te mësimdhënësit e ditëve të sotme, të cilët vazhdojnë misionin e shenjtë të arsimit.

Urimin për Ditën e 7 Marsit e shoqërojmë edhe me disa fjalë të mësuesit të ndjerë nga Vuthajt, i cili ndërroi jetë vite më parë, Avdyl Bajram Qosaj, si kujtim dhe nderim për kontributin e tij në arsimin dhe edukimin e brezave.

Shtëpia e Kulturës – Vuthaj

LAJM MORTOR NGA FAMILJA VUÇETAJ
21/01/2026

LAJM MORTOR NGA FAMILJA VUÇETAJ

22/12/2025

Address

Gusinje
84326

Telephone

+38269495843

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia Kultures Vuthaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Shtepia Kultures Vuthaj:

Shortcuts

Share