17/12/2019
Ministria e Kulturës në një vit!
🖼Në edicionin e 58-të të Bienales të Artit, në Venecia, Itali, hapur në muajin maj, Shqipëria u përfaqësua me artistin Driant Zeneli përmes projektit me titull: "Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm"-“Maybe the cosmos is not so extraordinary”. Një fabul e ndërtuar në Bulqizë, duke ofruar një imazh tjetër për qytetin kromit. Një ngjarje, që zuri hapësira në mediat ndërkombëtare.