19/06/2026
📣 THIRRJE NGA ZEMRA PËR MBËSHTETJE
🕌 Për Xhaminë dhe Qendrën Kulturore Shqiptare Islame në Piza, Itali
Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuar bashkatdhetarë dhe njerëz vullnetmirë!
Në emër të Asociacionit të Kulturës Shqiptare Islame në Piza, ju drejtohemi me respekt dhe përulësi, duke kërkuar mbështetjen tuaj për një projekt që do t'u shërbejë brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë pas nesh.
Ne kemi filluar ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës Kulturore Islame në Piza. Ky nuk është vetëm një projekt ndërtimi. Është një vatër besimi, edukimi, kulture dhe bashkimi për komunitetin tonë.
🤲 Si mund të ndihmoni?
• Me një kontribut financiar, aq sa jua lejon mundësia dhe aq sa jua vlerëson zemra.
• Me lutjet dhe përkrahjen tuaj morale.
Në GOFUNDME, duke klikuar në linkun me poshtë:
https://gofund.me/0668bbd4a
🌍 Pse është e rëndësishme?
Sepse xhamia do të jetë shtëpi e Zotit për të gjithë besimtarët.
Sepse aty fëmijët tanë do të mësojnë fenë, gjuhën shqipe, kulturën dhe vlerat tona kombëtare.
Sepse aty do të kultivohet paqja, respekti, bashkëjetesa dhe dashuria për njëri-tjetrin.
Çdo kontribut, i vogël apo i madh, është sadaka që vazhdon të japë fryte edhe pasi njeriu largohet nga kjo botë. Mund të kontribuoni për shpirtin tuaj, për prindërit tuaj, për fëmijët tuaj dhe për të dashurit që nuk jetojnë më. Allahu nuk shikon shumën, por sinqeritetin e zemrës.
🏛️ Të dhënat për kontribut përmes transaksioneve bankare:
Përfituesi:
ASSOCIAZIONE CULTURALE ISLAMICA DI PISA
IBAN:
IT72U0867314000000000926711
SWIFT:
ICRAITRRIPO
Banka:
ChiantiBanca – Filiale P*sa
📍 Adresa:
Via delle Belle Donne 16, P*sa, Italy
📲 Kontakt:
+39 320 748 2261
📢 Faqja zyrtare në Facebook
https://www.facebook.com/asociacionikulturesshqiptare
“Allahu e do bamirësinë dhe i shumëfishon shpërblimet e atyre që japin për hir të Tij.”
Zoti ju shpërbleftë ju dhe familjet tuaja me çdo të mirë.