Associazione Culturale "Humana"

Associazione Culturale  "Humana" Shoqata 'Humana' në Giano dell'umbria u krijua për organizimin e jetës fetare të besimtarëve dhe për mbrojtjen e vlerave kulturore e traditës sonë.

14/09/2026

📚 BUON ANNO SCOLASTICO! 🎒

Con l’inizio del nuovo anno scolastico, la nostra Associazione desidera rivolgere un caloroso augurio a tutti i bambini e i ragazzi di Giano dell’Umbria che oggi tornano tra i banchi di scuola.

Un pensiero speciale va anche alle loro famiglie, agli insegnanti e a tutto il personale scolastico che, con impegno e dedizione, li accompagna ogni giorno nel loro percorso di crescita.

La scuola non è soltanto un luogo di studio: è uno spazio dove si cresce insieme, si impara a conoscersi, a rispettarsi e a costruire il proprio futuro.

🌱 A tutti gli studenti auguriamo un anno ricco di conoscenza, amicizia, soddisfazioni e nuovi traguardi.

Buon cammino e buon anno scolastico a tutti! 📚✨

Associazione Culturale Humana

📖 Mësimi për fëmijët fillon këtë të diele!Të dashur prindër,Me lejen e Allahut, duke filluar nga kjo e diel, më 23 gusht...
17/08/2026

📖 Mësimi për fëmijët fillon këtë të diele!

Të dashur prindër,

Me lejen e Allahut, duke filluar nga kjo e diel, më 23 gusht, do të rifillojmë mësimet për fëmijët tanë në xhami.

Dëshira jonë është që xhamia të mbushet me zërat e fëmijëve që lexojnë Kuranin, mësojnë së bashku, recitojnë dhe zhvillojnë aktivitete të dobishme e krijuese. Krahas dijes, do të kujdesemi që ata të mësojnë edhe edukatën, respektin dhe dashurinë për fenë e Allahut.

Në fund të shtatorit, inshallah, do të organizojmë edhe ceremoninë e hatmes, një ditë të veçantë gëzimi për fëmijët, familjet e tyre dhe gjithë xhematin tonë.

I ftojmë prindërit t’i nxisin dhe t’i sjellin fëmijët e tyre. Investimi më i bukur është edukimi i një brezi që rritet me Kuranin dhe me moral të mirë.

Allahu i bëftë fëmijët tanë prej njerëzve të Kuranit! 🤲

16/06/2026

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë vëllai i hoxhës sonë të nderuar.
Lusim Allahun e Madhëruar që të ndjerin ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhennetul Firdeus. Ndërsa hoxhës sonë, familjes së tij dhe të afërmve, Allahu ua shtoftë sabrin, ua lehtësoftë dhimbjen dhe i forcoftë në këtë sprovë.
"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi."
(Inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun)
Gjithashtu, u njoftojmë se , do të organizohet grumbullimi i të hollave për të ndihmuar familjen e të ndjerit në riatdhesimin e trupit për në Maqedoni.
Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë, mund të kontaktojnë:
• Agen Daim +393762503143
• Nexhat Ramanovski +393713473457
ose cilindo nga anëtarët e udhëheqësisë së shoqatës.
Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe e shpërbleftë çdo kontribuues me të mirat e Tij.

  Shoqata Kulturore Humana ju njofton se falja e Namazit të Kurban Bajramit do të mbahet:📅 E mërkurë, 27 Maj🕔 Fillimi i ...
26/05/2026



Shoqata Kulturore Humana ju njofton se falja e Namazit të Kurban Bajramit do të mbahet:

📅 E mërkurë, 27 Maj

🕔 Fillimi i programit: Ora 05:00

🕌 Falja e Namazit të Kurban Bajramit: Ora 06:30

📍 Vendi: Via dell’Artigianato 36
Giano Dell’Umbria

të gjithë vëllezërit që jetojnë afër xhamisë të vijnë në këmbë, pa përdorur makinat, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi dhe organizimi.

ata që vijnë nga larg, do të orientohen nga personat e autorizuar nga Shoqata Humana, të cilët do të jenë në disa pika pranë xhamisë për sistemimin dhe drejtimin e parkingjeve.

Ju lutemi të respektojmë udhëzimet e organizatorëve dhe të kontribuojmë së bashku për një atmosferë të qetë, të rregullt dhe vëllazërore.
“Allahu i do ata që respektojnë rendin, pastërtinë dhe bashkimin mes besimtarëve.”

Me respekt, Shoqata Kulturore Humana

Në prag të festës së madhe të Kurban Bajramit, Shoqata Kulturore Humana po përgatitet me përkushtim dhe dashuri për të p...
24/05/2026

Në prag të festës së madhe të Kurban Bajramit, Shoqata Kulturore Humana po përgatitet me përkushtim dhe dashuri për të pritur këtë ditë të bekuar.

Së pari, sot paradite, të rinjtë e shoqatës pastruan ambientet e brendshme të xhamisë.

Më pas, aktivitetet vazhdojnë sot pas namazit të ikindisë, ku një grup tjetër të rinjsh do të pastrojnë ambientet e jashtme të shoqatës.

Gjithashtu, pas ikindisë, do të kemi provat finale me nxënësit e mektebit Humana për programin e Kurban Bajramit.

Në fund, aktivitetet përmbyllen me një temë të shkurtër rreth vlerës së Kurbanit, mbajtur pas namazit të akshamit nga imami, Zudi Fejzuli.

Jeni të mirëpritur të bashkoheni me ne në çdo hap!

🌙 PROGRAM FESTIV PËR KURBAN BAJRAMIN 🌙Të nderuar prindër, xhemat dhe miq të Associazione Culturale Humana,Me rastin e fe...
24/05/2026

🌙 PROGRAM FESTIV PËR KURBAN BAJRAMIN 🌙

Të nderuar prindër, xhemat dhe miq të Associazione Culturale Humana,

Me rastin e festës së bekuar të Kurban Bajramit, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në një program të shkurtër festiv, të përgatitur me dashuri nga nxënësit e Mektebit Humana.

Fëmijët tanë do të paraqiten me lexim nga Kurani, ilahi, poezi dhe prezantime të shkurtra, duke na dhuruar një atmosferë të bukur, të ngrohtë dhe festive në këtë ditë të madhe.

📅 E mërkurë, 27 maj 2026
🕔 Fillimi i programit: 05:00
🕌 Namazi i Kurban Bajramit: 06:30
📍 Xhamia Humana
Via dell’Artigianato 36, Giano dell’Umbria (PG)

Në përmbyllje të programit do të ketë edhe një ligjëratë të shkurtër për mesazhin dhe vlerat e Kurban Bajramit nga Hoxha Zudi Fejzuli.

Ju mirëpresim me zemër, së bashku me familjet tuaja, që ta ndajmë këtë mëngjes feste në një atmosferë besimi, gëzimi dhe vëllazërie.

Allahu na e pranoftë ibadetin, na bashkoftë në mirësi dhe e begatoftë çdo familje.

Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙✨

Të nderuar anëtarë dhe vëllezër, Eselamu Alejkum,​📢 Lajmërim​Sonte pas namazit të akshamit do të vazhdojmë me ciklin e l...
11/04/2026

Të nderuar anëtarë dhe vëllezër, Eselamu Alejkum,
​📢 Lajmërim
​Sonte pas namazit të akshamit do të vazhdojmë me ciklin e ligjëratave të fundjavës.
​Tema për sonte: Namazi i xhumasë.
Do të diskutojmë gjerësisht mbi praktikën tonë, duke shtjelluar p.sh.: Pse falim 10 reqate pas namazit të xhumasë? Gjithashtu, do të sjellim në pah edhe disa problematika të tjera që lidhen me këtë namaz.
​Ejani sonte t'i zgjidhim të gjitha këto problematika duke e kuptuar praktikën e xhumasë saktësisht.
Ligjërues: Hfz Zudi Fejzuli
​Ju mirëpresim!

Indirizzo

Via Dell'arigianato, 36
Giano Dell'umbria
06030

Telefono

+393755939918

Sito Web

Notifiche

Lascia la tua email e sarai tra i primi a sapere quando Associazione Culturale "Humana" pubblica novità e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta L'azienda

Invia un messaggio a Associazione Culturale "Humana":

Scelte rapide

Condividi

Categoria