02/06/2026
Të qoftë dheu i lehtë z. Mentis!
Sot u nda nga jeta bashkudhëtari i aktiviteteve të shoqatës " Elbasani në Emigracion", pronari i lokalit " Mentis"në Palini - Attiki.
Ai dhe lokali i tij, për vite të tëra u bënë strehë dhe mbështetës i pakursyer i shoqatës tonë.
Ipirjoti që me veprën e tij diti vetëm të bashkojë zemrat u bë njësh me elbasanasit, dhe jo vetëm, në çdo aktivitet festiv të tyre.
Aty festuan së bashku fëmijë, anëtarë e simpatizantë të shoqatës, vallëtarë e përfaqësues të artit e pushtetit të Elbasanit tonë.
Ne do ti jemi mirënjohës " "Anëtarit të Nderit" të shoqatës!
Elbasanasit do të dinë të kujtojnë e vlerësojnë " Qytetarin e Nderit" të këshillit bashkiak të Elbasanit!
U prehsh në paqe miku ynë!