AlbaShow

Directions Contact the establishment

AlbaShow Albanian events & live shows in the UK 🇦🇱
Bringing together music, culture and positive energy across cities! 🎶✨

Studentët janë e ardhmja e Shqipërisë. Zëri i tyre meriton të dëgjohet, dinjiteti i tyre të respektohet. 🇦🇱Edhe ne që je...
16/10/2026

Studentët janë e ardhmja e Shqipërisë. Zëri i tyre meriton të dëgjohet, dinjiteti i tyre të respektohet. 🇦🇱

Edhe ne që jemi në emigracion e ndiejmë këtë dhimbje. Shumë prej nesh ikëm për më shumë mundësi, siguri e një të ardhme më të mirë. Por largësia nuk na e ka shuar dashurinë për vendin. Na dhemb kur shohim të rinjtë të humbin shpresën, sepse e dimë sa kushton ta ndërtosh jetën larg shtëpisë e njerëzve të tu.

Stop dhunës! Stop përplasjes shqiptar me shqiptar! Duam një Shqipëri ku të rinjtë të kenë shpresë për të qëndruar, mësuar e ndërtuar jetën. ❤️🖤

Jepuni të rinjve arsye për të qëndruar dhe neve arsye për t’u kthyer!

Ju uroj një muaj tetor të mbarë, me shëndet e lajme të bukura! ❤️Siç ju premtova, ja posteri që po prisnit! 🇦🇱 Më 28 Nën...
01/10/2026

Ju uroj një muaj tetor të mbarë, me shëndet e lajme të bukura! ❤️

Siç ju premtova, ja posteri që po prisnit! 🇦🇱 Më 28 Nëntor, AlbaShow ju bashkon në Northampton me Eduart Demën dhe Arinda Gjonin, për një mbrëmje plot emocion dhe atmosferë festive! 🦅🇦🇱

Rezervimet fillojnë nga tani!
📞 07460364819

26/09/2026

Një gjysh mes Shqipërisë dhe Anglisë ❤️

Erdhi në Northampton për të vizituar fëmijët. Folëm për jetën që ka lënë në Shqipëri, mallin dhe gëzimin e të qenit pranë tyre. Një bisedë e thjeshtë që besoj se do t’u kujtojë shumë prej jush prindërit në atdhe. 🇦🇱🇬🇧

24/09/2026

🇦🇱 Më 28 Nëntor, festojmë bashkë në Northampton! Dy artistë të dashur, këngë që na bashkojnë dhe një surprizë që ende s’e zbulojmë… 🎤🔥

A i gjeni nga siluetat? Shkruani emrat në komente! 👀👇

20/09/2026

Një mesazh nga zemra për çdo emigrant. ❤️ Jua njoh mallin, dhimbjen dhe sakrificat, sepse edhe unë jam njëra prej jush. Faleminderit për çdo mbështetje! 🇦🇱

18/09/2026

EMIGRACIONI PA FILTRA 🇦🇱🇬🇧

Një bisedë e sinqertë mes shqiptarësh për emigracionin, punën dhe jetën larg vendit. Sepse pas çdo emigranti fshihet një histori që meriton të dëgjohet… 🎤

11/09/2026

Me këngën “Savvato” të Giorgos Mazonakis në sfond, një mesazh që sot merr edhe më shumë kuptim: mos prisni nesër për t’u thënë njerëzve tuaj sa shumë i doni. Falni, përqafoni dhe dashuroni sot, sepse jeta është shumë e shkurtër. 🕊️💔

Më në fund gjeta një foto timen nga vitet ’80… 😂📸Meqë u kthyem pas në kohë: çfarë kishin vitet ’80 që sot na mungon? ❤️👇...
09/09/2026

Më në fund gjeta një foto timen nga vitet ’80… 😂📸
Meqë u kthyem pas në kohë: çfarë kishin vitet ’80 që sot na mungon? ❤️👇

fukaraja

27/08/2026

🎥 Ka histori që nuk kanë nevojë për skenar… mjafton t’i dëgjosh. ❤️🇦🇱

AlbaShow del mes njerëzve, aty ku lindin bisedat më të bukura, të qeshurat dhe historitë që na bashkojnë.

🎤 Pyetje spontane, përgjigje pa filtra dhe plot momente që vetëm shqiptarët dinë t’i dhurojnë! 😂❤️

Sepse çdo njeri ka një histori për të treguar… dhe ne duam ta dëgjojmë.

📍 AlbaShow – më pranë shqiptarëve, kudo që janë. 🇦🇱

🇦🇱❤️ ALBASHOW rikthehet… më pranë jush!Këtë herë jo vetëm me evente, por edhe në rrugë, mes shqiptarëve. 🎤🌍 Vende të buk...
11/08/2026

🇦🇱❤️ ALBASHOW rikthehet… më pranë jush!

Këtë herë jo vetëm me evente, por edhe në rrugë, mes shqiptarëve. 🎤🌍 Vende të bukura, histori, buzëqeshje dhe intervista spontane me shqiptarë kudo në botë.

Nisëm nga Greqia 🇬🇷… dhe ky është vetëm fillimi. Sepse kudo ku ka shqiptarë, ka një histori për t’u treguar. ❤️

🎶 Nga tetori rikthehemi edhe me eventet tona, me muzikë, atmosferë dhe net që na bëjnë bashkë.

Një rrugëtim i ri për AlbaShow, me të njëjtën zemër shqiptare. 🇦🇱❤️

ALBASHOW – Zëri i shqiptarëve në botë. 🎤🌍

Address

Northampton

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AlbaShow posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to AlbaShow:

Shortcuts

Share