PDK- Dega Finlandë

PDK- Dega Finlandë PDK PDK dega ne Finland

07/05/2026


Të dashur bashkatdhetarë,

Deri më 17 maj është i hapur afati për regjistrimin e votuesve nga mërgata.
Mos u ndikoni nga propaganda, as nga fjalët e ëmbla në kohë të fushatave.

Diaspora nuk duhet të përdoret si vegël politike, por duhet të respektohet dhe të mos shfrytëzohet për qëllime e interesa grupore.
Personalisht do të loboj që mërgata të ketë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Andaj, regjistrohuni dhe votoni që Kosova të ecë përpara pa mashtrime e pa bllokada.
Linkun për regjistrim e gjeni të bashkangjitur.
Ndiqni me kujdes udhëzimet. Nëse keni ndonjë pyetje ose paqartësi, më kontaktoni drejtpërdrejt.

Na presin shumë punë së bashku!

Ky është linku zyrtar për regjistrimin e votimit nga mërgata.

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor...
06/05/2026

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë 👇

12/02/2026

Protesto

Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë,Pasi të pranoni fletëvotimin zyrtar...
16/12/2025

Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë,

Pasi të pranoni fletëvotimin zyrtar përmes postës nga KQZ, së bashku me dy zarfa, shkarkojeni dhe printojeni fletën e regjistrimit që e keni pranuar në e-mail.

Në anën e majtë të fletëvotimit, voto , ndërsa në anën e djathtë voto numrin 1 – kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza dhe nëntë kandidatë tjerë për deputetë.

Çdo votë e juaja është një hap drejt një Kosove më të fortë dhe më të zhvilluar. Ndiqni udhëzimet hap pas hapi dhe dërgoni votën tuaj me postë në adresat e përcaktuara jashtë Kosovës.

Bashkë. Përpara.

Numri i PDK-së ne zgjedhjet e 28 dhjetorit është 130
07/12/2025

Numri i PDK-së ne zgjedhjet e 28 dhjetorit është 130

04/12/2025

Bashkatdhetarë të dashur,

Roli juaj për Kosovën ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm, dhe mbetet i tillë edhe sot.

Ju ftoj të regjistroheni për votim deri më 6 dhjetor në diaspora.kqz-ks.org.

E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot.

Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë. 🙏

📣 Thirrje Urgjente: Regjistrim si Votues Jashtë Kosove! 🇽🇰​Për Anëtarët dhe Simpatizantët e PDK-së në Finlandë – Për Zgj...
29/11/2025

📣 Thirrje Urgjente:
Regjistrim si Votues Jashtë Kosove! 🇽🇰

​Për Anëtarët dhe Simpatizantët e PDK-së në Finlandë – Për Zgjedhjet Qendrore!
​Të dashur bashkatdhetarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës që jetoni dhe punoni në Finlandë,
​Momenti për të ndikuar në drejtimin e shtetit tonë është tani!
​Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare janë vendimtare për të siguruar qeverisjen e duhur, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
​Vota juaj, nga diaspora, është një mbështetje esenciale për vizionin e PDK-së, e cila ka qenë gjithmonë në ballë të proceseve shtetndërtuese. Ne kemi nevojë për zërin tuaj për të kthyer vendin në rrugën e prosperitetit dhe integrimit euro-atlantik.
​Hapi i Parë dhe Më i Rëndësishëm: REGJISTRIMI!
​Për të votuar për kandidatët tanë, ju duhet të regjistroheni në listën e votuesve jashtë Kosovës. Pa këtë regjistrim, e drejta juaj për të votuar mbetet e pa realizuar.
​AFATI KOHOR: 26.11-06.12.2025. Regjistrimi duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur!
​Si Të Regjistroheni si Votues:
https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

​Mos e lini për ditën e fundit! Si anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, ne ju bëjmë thirrje që ta merrni këtë përgjegjësi seriozisht dhe të informoni edhe shokët e shoqet tuaja në Finlandë.
​REGJISTROHUNI SOT, VOTO NESËR! Zëri juaj na forcon!

​Me respekt
Struktura e PDK-së në Finlandë

KQZ

Edhe 1 jave ka mbetur deri ne fitoren e madhe voto A***n Tahirin per kryetar te Mitrovices
02/11/2025

Edhe 1 jave ka mbetur deri ne fitoren e madhe voto A***n Tahirin per kryetar te Mitrovices

PDK garon me numrin 191
05/09/2025

PDK garon me numrin 191

06/08/2025

Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare.

Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi.

Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën.🇽🇰🇦🇱

06/08/2025

Të nderuar anëtarë të PDK-së në Finlandë,

Ju njoftojmë se periudha për regjistrimin e votuesve nga diaspora përfundon më 29 gusht 2025.
Ftojmë të gjithë të mobilizohen dhe të sigurojnë që regjistrimi të bëhet në kohë.

Angazhimi ynë sot, është fuqia e votës nesër!

Osoite

Helsinki
00100

Puhelin

+358401446142

Nettisivu

Hälytykset

Tiedä ensimmäisenä ja anna meille oikeus lähettää sinulle sähköpostitse uutisia ja promootioita PDK- Dega Finlandë :ltä. Sähköpostiosoitettasi ei käytetä muihin tarkoituksiin, ja voit perua milloin tahansa.

Jaa

Kategoria